Hamdi Nuhiju
Javët e fundit kanë qenë tejet interesante në skenën politike shqiptare në
Maqedoninë e Veriut. Fotografia e përgjithshme e zgjedhjeve të 12 prillit të
vitit 2020 tashmë ka nisur ende më shumë të qartësohet. Dufi mediatik shpërtheu,
ndërsa udhëheqësit e partive politike shqiptare kanë lëshuar frerët e gojës. Me
të drejtë shumë aktor të humorit po ndjehen të shqetësuar nga përzierja në
profesion e disa prej liderëve politik shqiptar të Maqedonisë së Veriut.





