Hamdi Nuhiju
Sloganet e partive politike gjatë zgjedhjeve lokale, parlamentare dhe
presidenciale japin porosinë dhe mesazhin deri te anëtarët, votuesit dhe
simpatizantët për projektin dhe idenë për të cilën janë duke garuar. Slogani në
parim duhet të jetë i thjeshtë, të mbahet mend lehtë nga të gjithë dhe të
reflektoj dimensionin elektrizues tek subjektet politike.





