Friday, October 9, 2020

Banorët e Maqedonisë a do të shndërrohen në Ujgurë pas masës rekomanduese “një shtëpi një polic-4 mysafir në shtëpi”?

 

Mr. Hamdi Nuhiju

Komisioni për Sëmundje Infektive në Maqedoninë e Veriut pas rritjes së numrit e të infektuarve me Kovid 19 ka propozuar një sërë masash që duhet të ndërmerren për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Ajo që më së shumti ra në sy dhe u komentua më shumë nga ana e opinionit publik ishte vendimi që në shtëpitë private të njerëzve të mos ketë më shumë se 4 mysafir. Kur Komisioni për Sëmundje Infektive propozon një masë në publik për kufizimin e lëvizjes së njerëzve, ose në restorante e kafiteri mund të duket e logjikshme për vet faktin e mënyrës praktike të realizimit të kontrollit të zbatimit të kësaj mase. Ajo që shkaktoi huti dhe frikë në opinion ishte mënyra se si do të zbatohet masa e kufizimit deri në katër mysafir në çdo shtëpi?!

Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, i cili ishte ministër edhe në kohën kur u vandalizua mesxhidi në Kriva Pallankë për të cilën gjë ende nuk janë gjetur autorët, e thjeshtësoi, por edhe e turbulloi ende më shumë ujin me deklaratën e tij.

Ai tha: “Fillimisht nuk do të doja të komentoj diçka që ende nuk është miratuar nga Qeveria. Ky është vetëm propozim i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse. Do të them vetëm një gjë, se ministria për Punë të Brendshme do t’i respektojë parimet kushtetuese dhe ligjet. Pacenueshmëria e shtëpisë dhe apartamentit është diçka e shenjtë për qytetarët, askush nuk mund ta cenojë, por me vendimet që do të sillen, ndërsa janë në funksion të shëndetit publik, do të parashikohen me mekanizma adekuat për kontrollin dhe zbatimin e tyre” (Almakos, 09.10.2020)

Në deklaratën e tij të zgjeruar ai thjeshtësoi procedurën e zbatimit të kësaj mase nëse eventualisht miratohet nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke thënë se fqinjët duhet ta luajnë rrolin e bashkëpunëtorit të policisë duke e paraqitur rastin.

Nuk ka ndodhur deri më sot që Komisioni për Sëmundje Infektive të propozoje diçka e kjo gjë të mos miratohet nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Me këtë masë të propozuar nga ky Komision, frikësohem se Maqedonia e Veriut gjatë tentimit për të kaluar në një shtet ligjor, po kalon ngadalë në një shtet policor ku banorët e këtij vendi do të trajtohen si Ujgurët në Kinë, ku në çdo shtëpi ujgurësh ekziston nga një polic i shtetit që kontrollon prej dorës së parë familjet ujgure.

Me këtë masë e cila pritet të miratohet nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga formula policë të lagjes ngadalë do të kalojmë në formulën policë të shtëpisë, e për t`u rikthyer në kohën e errët të policëve të rajonit të cilët i torturonin banorët e lagjeve dhe komunave me shumicë shqiptare. Më të moshuarit në Kumanovë me rrethinë i kanë arritur ato kohë kur një policë ka kontrolluar komplet Komunën e Likovës duke i shkaktuar probleme jetësore familjeve të plota.

Është e habitshme se në rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive nuk u pa asnjë kërkesë ose formulë për zgjidhjen e rrëmujave që po krijohet para sporteleve të bankave, rrëmujë kjo e krijuar artificialisht nga falimentimi i Eurostandard Bankës.

Ekspertët e ekonomisë jashtë opinionit publik, në biseda private thuan se qeveria ka pasur mekanizma dhe mundësi që ta shtyj falimentimin e Eurostandard Bankës me qëllim që të mos krijoje rrëmuja para bankave tjera.

Qeveria e dikurshme e Nikolla Gruevskit pat ardhur në pushtet me gojën plotë ekonomi, zhvillim ekonomik, investime të huaja, investime në infrastrukturë, arsim etj. Shkuarja e saj në histori dëshmoi për gropat e thella ekonomike e të cilat për t`u mbushur nevojitet që të kalojnë gjenerata të tëra.

Pasardhësi i tij erdhi në pushtet me gojën plotë drejtësi për të gjithë, shtet për të gjithë, barazi-drejtësi, liri. Ndërsa në anën tjetër, Prokuroria Speciale Publike u shkatërrua, fajtori kryesor për robërimin e shtetit gjendet në Hungari, montuesit e ngjarjeve politike po dënohen minimalisht ose janë edhe afër ikjes së atij dënimi, ndërsa kontrolli dhe prezenca policore në lagje, në rrugë, tashmë edhe në shtëpi po rritet.

 

Friday, October 2, 2020

Mësimi online përballë mësimit me prezencë fizike

 

Mr. Hamdi Nuhiju

Një tetori i këtij viti (2020) që përkon me nisjen e mësimit nëpër shkollat e Maqedonisë së Veriut ka hapur debatin e formës së mësimit se qysh do të ishte më e përshtatshme për nxënësit dhe studentët. Nëpër shumë qytete të Maqedonisë së Veriut lexuam dhe raportuam lajme për protesta të nxënësve të shkollave të mesme të cilët duan që mësimi të realizohet me prezencë fizike dhe jo në formën bashkëkohore-online.

Sipas strategjisë nacionale të ministrisë së arsimit dhe shkencës, nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e tretë do të marrin pjesë në shkolla, ndërsa nga klasa e katërt deri në vitin e katërt në shkollë të mesme mësimi do të realizohet në formën online. Ky debat u nxit për shkak të pandemisë Covid 19 dhe rekomandimeve shëndetësore të autoriteteve kompetente në këtë temë.

Njëra prej dobive të pandemisë Covid 19, nëse mund ta quajmë dobi, është edhe futja në funksion të sistemit të mësimit të nxënësve me distancë fizike. Shtetet e ndryshme të botës, duke përfshirë edhe disa shtete të rajonit e kanë të zhvilluar prej shumë kohë më herët këtë metodë të mësimit e cila ka dhënë rezultate  të mira.

Megjithatë, organizimi i mësimit dhe strukturës shkollore në Maqedoninë e Veriut edhe në nivelin master, e të mos flasim për nivele më të ulëta dallon prej shkollave shqipe me ato maqedonase. Përderisa në shumicën e fakulteteve tona, studentët në nivelin master duhet që të marrin pjesë në ligjërata dhe ushtrime njëjtë si në fakultet, pa marr parasysh elementin e kohës së studentit i cili është në marrëdhënie pune, në shumicën e fakulteteve maqedonase ky element me kohë është i rregulluar. Të mos flasim për metodat e mësimit online të cilat përveç në Universitetin e Evropës Juglindore që është zhvilluar dhe zbatuar me kohë, nuk është zbatuar në asnjë institucion tjetër shkencor jashtë periudhës së pandemisë Covid 19.

Në të gjithë shkollat prestigjioze botërore ofrohen dy mundësi për nxënësit dhe studentët, mësimi me prezencë fizike si dhe mësimi online. Vetëm në Maqedoninë e Veriut, sidomos te shkollat me mësim në gjuhën shqipe, mësimi online problematizohet deri në atë nivel saqë nxënësit duhet të dalin në protesta për të kthyer mësimin me prezencë fizike.

Përveç përdorimit të teknikës dhe teknologjisë te të cilat po shihet qartas se arsimtarët, profesorët dhe mësuesit tanë, një pjesë e madhe e tyre nuk ia kanë idenë se si duhet të operojnë me to, shumë pikëpyetje po ngritën në kokat e tyre. Pikëpyetjet e tyre mendoj se mund t`i japin përgjigje organizimi i disa seminareve dhe trajnimeve profesionale në Slloveninë  fqinje, të organizuara këto nga ministria e arsimit dhe shkencës e Maqedonisë së Veriut.

Metoda e vlerësimit të nxënësve në mënyrë reale dhe mbajtjes gjallë të aktivitetit të tij gjatë periudhës së mësimit online, ndoshta do të ishte më e mirë dhe e përshtatshme sesa metodat të cilat arsimtarët, mësuesit dhe profesorët tanë i kanë përdorur gjatë kohës kur nxënësit i kanë pasur nëpër klasa.

Mësimi online përveç dobive tjera, e ka edhe një dobi se asnjë nxënësi nuk mund që t`i hysh në hak duke e nënvleftësuar mundin dhe dijen e tij, po ashtu nuk ke mundësi që ta favorizosh asnjë nxënës të ndonjë shefi lokal politik.

Angazhimi është i dyanshëm. Nuk mundet që mësuesi, arsimtari, profesori të dal para nxënësit i papërgatitur, pasi që gjithçka incizohet dhe vëzhgohet nga autoritetet arsimore. Po ashtu, as nxënësi nuk mund të arrije që me lehtësi ta mësoje lëndën e caktuar nëse nuk angazhohet në mënyrë vetanake, duke kërkuar, hulumtuar e gjurmuar.

Mësimi online nxënësit shqiptar i kthen nga parazit që kanë pritur gjithmonë prej tjetrit, në nxënës mjaft aktiv dhe kreativ në zgjidhjet e tyre. I mëson ato se mjetet teknike dhe teknologjike nuk bën  që t`i përdorin vetëm për ta kaluar kohën kot, por përmes tyre edhe të mësojnë dhe aftësohen për tregun e punës.

Argumenti se pjesa dërmuese e nxënësve shqiptarë nuk kanë mjete për të ndjekur mësimin online, duke i munguar llaptop ose tabletë, nuk mban. Me vet faktin se Maqedonia e Veriut është njëri prej shteteve me përqindjen më të lartë në rajon për përdorimin e internetit nga të rinjtë, ndërsa informimi i të rinjve ndodh më shumë nga rrjetet sociale sesa nga TV, e dëshmon qartas se ky argument është artificial. Me këtë gjë, nuk përjashtohet mundësia që në Maqedoninë e Veriut të ketë raste sociale e që kanë nevojë për përkrahje për t`u furnizuar me tabletë dhe llaptop.

 

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...