Saturday, April 27, 2013

Pa fjalë



Hamdi Nuhiju

Pa fjalë ngelet ateisti i mbushur me urrejtje ndaj besimit. Ai beson në ekzistencën e materies, po nuk beson në ekzistencën e Krijuesit. Kapet pas të dukshmes dhe e mohon të padukshmen. Mendon se, pse ai vet nuk sheh me sytë e zemrës edhe të mendjes edhe të tjerët duhet që njëjtë si ai të veprojnë.

Wednesday, April 24, 2013

U botua libri ‘ Kalorësit e mirësisë’




Sot doli nga shtypi libri i katërt i Hamdi Nuhijut ‘ Kalorësit e mirësisë’. Ky libër është një përmbledhje me ese edukative-fetare, të cilat janë të sistemuara në dy kapituj:” Xixëllonja rreth Kur`anit” dhe “ Edukimi shpirtëror”.

Monday, April 22, 2013

Faqja 72…!!!



Hamdi Nuhiju

Romani ‘Malbrezet’ i autorit Adem Gajtani është një rrëfim i gjallë. Metaforat e puthura, esenca e jetës, e vërteta e shkurtër ose e madhe historike, e qasja e një sistemi ndaj ‘problematikëve’ është pasqyra e parë e tij.

Sunday, April 21, 2013

Pse çohen hund`t përpjetë?



Hamdi Nuhiju

Poeti i madh shqiptar Agim Deva, e shkroi një poezi me titull ‘ Si çohen hundt përpjetë?’. Në mënyrë elegante dhe të thjeshtë përshkroi përmes vargjeve një gjendje shoqërore, shpirtërore të fëmijëve të llastuar. Poezia në fjalë i rri taban edhe politikanëve tanë,  pse jo edhe intelektualëve tanë që po merren me gazetari, me shkrime të ndryshme nëpër media, etj.

Afërsia vëllazërore



Hamdi Nuhiju

Mjetet e komunikimit masiv kanë shkulur prej nesh ngrohtësinë vëllazërore. E gjithë bota sillet e mbështillet në rrjetet sociale, ndërsa dashuria, respekti, biseda e ndërsjellët, komunikimi janë zbehur.
Është zbehur edhe qasja jonë ndaj adhurimeve.

Saturday, April 20, 2013

Fillova t`i numëroj mëkatet e mia



Hamdi Nuhiju

E kemi pas njohur një mysliman që shkonte shpesh në xhami. Ai lexonte Kur`an, falte namaz pandërprerë, bile një kohë të gjatë pat filluar edhe t`i shkruaj sa reqate namaz nafile po fal. Me një fjalë, e zuri vendin e engjëjve të Allahut dhe filloi që të mirat vet t`i shkruaj.

Thursday, April 4, 2013

Bota e caktimit



Hamdi Nuhiju

Njerëzit dinë të bëjnë shumë krime. Për nga natyra nuk janë kriminel, po në gjakun e tyre rrjedh rruga e të shtrembëtës. Krim nuk është vetëm vrasja e një njeriu të fajshëm e të pafajshëm. E as vetëm përdhunimi i një femre në rrethana lufte o paqe.

Tuesday, April 2, 2013

Patris Lumumba




Përktheu dhe përshtati: Hamdi Nuhiju

Kryetari i qeverisë së parë të Republikës së Kongos, Patris Lumumba, është i lindur në vitin 1926 në Sankuru, në provincën Kasaj, tek fisi Baluba. Shkollën fillore e ka filluar në Snelivila, ku ka shkuar me familjen e tij dhe prej ku ka pasur më së shumti ndjekës në të ardhmen. Vonë e ka kryer shkollën tri vjeçare për shërbime postare, ku në këtë pozicion ka punuar deri në vitin 1957 kur ka kaluar në Leopoddvid ku është bërë drejtor i një firme tregtare.

Monday, April 1, 2013

Mohandas Gandi



Përktheu dhe përshtati: Hamdi Nuhiju

E ka mbytur Rashtrija Sevak Sang, anëtarë i partisë reaksionare Hindu Mahasabha, duke shprehur pakënaqësi dhe urrejtje të nacionalistëve më ekstremist, të cilët kanë qenë kundër ndarjes së Indisë me Pakistanin.

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...