Tuesday, April 2, 2013

Patris Lumumba




Përktheu dhe përshtati: Hamdi Nuhiju

Kryetari i qeverisë së parë të Republikës së Kongos, Patris Lumumba, është i lindur në vitin 1926 në Sankuru, në provincën Kasaj, tek fisi Baluba. Shkollën fillore e ka filluar në Snelivila, ku ka shkuar me familjen e tij dhe prej ku ka pasur më së shumti ndjekës në të ardhmen. Vonë e ka kryer shkollën tri vjeçare për shërbime postare, ku në këtë pozicion ka punuar deri në vitin 1957 kur ka kaluar në Leopoddvid ku është bërë drejtor i një firme tregtare.

Orientimi i tij politikë ka filluar qysh në luftën e dytë botërore, kur iu është bashkangjitur Lëvizjes nacionale për pavarësinë e Kongos. Lumumba gjithnjë e më shumë është futur në rrjetin e tyre që kanë luftuar kundër udhëheqjes kolonizator belge dhe ka kërkuar liri për popullin e tij. Në tetor të vitit 1958 Patris Lumumba u bë udhëheqës i Lëvizjes nacionale për pavarësinë e Kongos dhe njëri prej udhëheqësve më të rëndësishëm politikë. Në përfundim të vitit të njëjtë ka marr pjesë si përfaqësues i vendit të tij, në konferencën Pan-Afrikane e mbajtur në Akra në Gana.
Në kongresin e Lëvizjes nacionale për pavarësinë e Kongos të mbajtur në nëntor të vitit 1959 në Senlividu, Patris Lumumba i vendosi kushte të patjetërsueshme Belgjikës që ta liroje Kongon. Menjëherë pas kongresit, ushtarët belg e kanë arrestuar Lumumbu-n dhe në janar të vitit 1960 është i dënuar me gjashtë muaj burg nën pretekstin se ka shkaktuar parregullsi dhe ka prishur rendin shoqëror.
Në konferencën e fshehtë të mbajtur në Bruksel, Lumumbu pas burgut ka marr pjesë në krye të politikanëve të shtetit të tij duke kërkuar përsëri pavarësi për shtetin e tij. në këtë konferencë është sjell vendim që me 30 qershor të vitit 1960 që të proklamohet pavarësia e plot e Kongos.
Patris Lumumba është i zgjedhur për kryetar i qeverisë së parë të Republikës së pavarur të Kongos.
Më vonë është përballur me grupet reaksionare në vet Kongon. Rryma të reja kanë dal në rrethe të ndryshme në këtë shtet të pasur e cila me vite ka qenë koloni e evropianëve. Lumumba ka qenë i arrestuar dhe pas maltretimeve të rënda i mbytur në vitin 1961.
Krejt bota ka pranuar lajmin për vdekjen e tij. Lumumbu ka qenë edhe shkrimtar e poet. Ai ka shkruar poezi të ndryshme. Ja disa pjesë të njërës prej poezive të tij më të njohura ‘ Nesër në zemrën e Afrikës’:
“ Veçmë një mijë vite ti njeri i zi
Ke vuajtur si bishë.
Këngën tënde e ka bartur era e cila hidhërohet
Në shkretëtirë.
Tiranët e tu kanë ndërtuar tempuj robërish
Që ta mbyllin shpirtin tënd,
Ta vazhdojnë vuajtjen tënde.


Mëngjesi po lind, vëllai im, mëngjesi! Shiko
Në fytyrat tona
Mëngjesi i ri po lind
Në Afrikën tonë të vjetër”.

Marr nga libri: Heroji Mira, autor Zhivojin Todoroviq, Beograd 1971, f.70

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...