Thursday, January 27, 2022

Lundrimi në qiell

Hamdi Nuhiju Po e shoh qiellin. Është bëkim prej Zotit mundësia ta shohësh qiellin. Lotët të cilat rrjedhin pa fjalë në sexhde dhe në imagjinatën e lutjes janë pasqyrimi më i bukur i shpirtit. Edhe fjala! Edhe ndjenja! Këto lot janë ngjyra qielli. Sot po e shoh qartas qiellin dhe ngjyrat e saj. Po e shoh vetëminë e cila të gërryen dhe zhurmën e cila të kthen në vetmi. Nuk mund ta kuptoj dëshirën e njeriut për tu ngjitur në qiell ! Pse është kaq madhështore ngjitja në qiell?! Nuk është vetëm qielli oaza e mendimit e cila lulëzon në shkretëtiren e ndjenjave. Janë yjet, është rruga e qumshtit, galaktikat, hëna, dielli i fshehur prapa perdes. Edhe merkuri e marsi, saturni e plutoni, e planetet e njohura e të panjohura! Edhe sikur ngarkesa në kokën tënde është dy ton, kur sheh vetëm fotografinë e qiellit në një libër gjeografie, ngarkesa fillon të thyhet. Nuk mund të qëndroj në këmbë derti karshi bukurisë së qiellit. E di, momentet më të bukura të miat me ty, gruaja ime , ishin në qiell të hapur. Atë natë të thash të dua! Kaluam katër stinët dhe qielli na mbulonte sikur një prind i kujdesur për dy fëmijë që duan të nisin një jetë të re. Qielli i përpiu të gjitha fjalët e mira dhe të liga, ndërsa, na la në kujtim momentet e lumturisë. Të ka humbur shpresa dhe kuptimi i jetës, ktheju qiellit, krijo vetminë. Aty gjen të gjitha planet e botës dhe përgjigjet në pyetjet pa kuptim. Aty takova babain, po babain. Rrinte i heshtur dhe me brenga për të ardhmen e nipave dhe mbesave të tij. Ne, fëmijët e botës, të lazdruar e lozonjar, rrimë të zhveshur në qiellin e hapur që na ngroh të gjitha kockat. Për herë të parë vizatimin e mësuam aty, por edhe pjesëtimin e shumëzimin dhe numrat dyshifror. Bashkoi yjet dhe krijo fotografinë me të cilën do ta kalosh provimin e jetës. Mëso lundrimin në qiell nëse dëshiron të dish se si të jetosh në këtë botë pa kuptim. Do të shohësh të gjitha maskat dhe fytyrat e njerëzve. Lajkat, lojërat prapa shpine, fjalë miradie të cilat të fusin në kurthin e ujkut.

Wednesday, January 12, 2022

Energjia elektrike, luani dhe lepuri, pak sheqer, kryp si dhe Frojdi në mes !?

Hamdi Nuhiju Në Maqedoninë e Veriut është paralajmëruar rritja enorme e çmimit të energjisë elektrike. Marko Bislimovski nga Komisioni Rregullator Energjetik njëherë thonte se nuk do të na hip çmimin e energjisë elektrike. Pastaj e ndryshoj deklaratën duke thënë se vetëm pak ka me na hip çmimin e energjisë elektrike. Dikur u deklarua haptas dhe tha 7 përqind, plus 3 përqind, demek 10 përqind ka me qenë me shtrenjtë çmimi i energjisë elektrike. Menjëherë pas tij, qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut doli me qëndrimin se janë duke punuar në investime strategjike në energji si dhe do të ndërmarrin masa për të ndihmuar qytetarët të cilët do të preken nga çmimi i energjisë elektrike. Dhe masat u proklamuan nga ana e ministrit të ekonomisë, Kreshnik Bekteshit, e ku qytetarëve do t`i ndihmohet, me nga 600-800 denar në faturën përfundimtare të energjisë elektrike. Rreth 7500 familje do të përfitojnë nga këto masa të qeverisë së Republiks së Maqedonisë. Me një fjalë, pak kryp, pak sheqer, opozita në gjumë dhe qytetarët të kënaqur me 600-800 denarët e deklaruar të qeverisë. Asnjë qytetar në rrugë, të gjithë të kënaqur. Si rezultat i rritjes së çmimit të energjisë elektrike, të premten e fundit, në xhaminë ku besimtarët falnin xhumanë, hoxha u tha: - Xhemmat, çmimet kanë hipur gjithandej, edhe ne e kemi vendosur me hip çmimin e anëtarësisë së xhamisë, nga 35 euro do ta bëjmë në 45 euro në nivel vjetor. - Xhemmati i heshtur, pasi që në hutbe normal nuk guxon me fol! Pas të gjitha këtyre paralajmërimeve sot qytetarët e Maqedonisë së Veriut u përshëndetën nga fatura e EVN-së me çmimet e reja të energjisë elektrike. Ata u njoftuan me numrat e rinj dhe ndezën motorrët në rrjetin social në Fejsbuk: - EVN do ju padisim, hajna. - Filluan dridhjet tek EVN, u mblodhën 50.000 luan të opozitës shqiptare e maqedonase para zyreve të EVN-së në temperaturat minus 7. Dhe filloi lufta e vërtetë. U dogjën 35 vetura të EVN-së, u hodhën në erë 15 zyre rajonale, u bllokuan 30 rrugë, kaos gjithandej. Më falni. Nuk ndodhi asnjëra prej këtyre. Opozita dërgoi një njoftim për medie: Jemi me pushime në Kodrën e Diellit dhe në Bullgari! Luani duke ecur në xhungël bie në një kurth. Vjen lepuri dhe e pyet: - Luanush, çka je duke bërë aty poshtë? Luani është përgjigjur: - Ashtu si po me sheh kam rënë në këtë kurth. Dhe atëherë lepuri fillon ta shaje, ta ngacmoje. Por përnjëherësh ai rrëshqet dhe bie në kurthin ku gjendet edhe luani. Lepuri çohet, pastrohet dhe i thotë luanit: - Luanush, ndoshta nuk do të më besosh, por unë erdha deri këtu vetëm për të kërkuar falje. Megjithatë lepuri shpëtoi prej kurthit ku kishte rënë bashkë me luanin dhe vendosi ta lexonte Frojdin. A mos do të ketë ndonjë aksion revolucionar kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike nga opozita shqiptare e maqedonase? Jo! Më mirë këto kohë të ftofta dimri, tha në vete lepuri, ti kaloj me psikoanalizën e Frojdit.

Monday, January 3, 2022

Kur trashet kurbani?!

Hamdi Nuhiju Historinë e Can Seferit e keni dëgjue të gjithë. Pleqnar, burrë që i ka hije vendi e kuvendi. Cani ka pleqnue me qindra e mijëra raste në Kosovë e shqiptari. Historinë e tij ma ka treguar një familjar i jemi - dhjetë vite më i ri se unë. Cani kishte pas pleqnue shumë raste në rrethinën e Prizrenit, e prizrenalitë ishin ndjerë të prekur nga ky realitet. Pse prej Seferi po vjen një burrë me na pleqnue problemet që i kemi. Prizrenalitë e kanë pyet Canin qysh po kije sukses me pleqnue në Prizren, qysh po ndikon tek njerëzit? Cani i përgjigjet njëjtë qysh janë përgjigj burrat dikur moti. Para se me pleqnue te ju në Prizren, kish pas thënë Cani, muje më respektojnë fëmija, pastaj gruaja, katundi e rrethi. Nuk kam ardhur direkt në Prizren për të ju pleqnue rastet. Kur nuk të shkon fjala te gruaja, fëmijët, katundi e rrethi, mos prit met shkue fjala jashtë. Historinë e Can Seferit duhet ta mësojmë të gjithë në kohë të turbullta e të qeta. E sidomos politikanët e rinj që dëshirojnë të ngriten në karrierë. Tre vllazni shqiptarë dikur moti ishin habitur me vëllain e vogël se pse asnjëherë nuk e ka rrahur gruan. Edhe këtë histori e kam dëgjuar nga një familjar i jemi-dhjetë vite më i ri se unë. - Vëllai i madh thotë se atij asnjëherë nuk i shpëton dita pa e rrah njëherë gruan. Njashtu edhe i dyti. I treti thotë se unë asnjëherë nuk e rrah. - Pse, e pyesin? Sepse asnjëherë nuk e bjen punën me rrah. - E bëjmë një provë, ia brofin dy vëllezërit. Të shohim se nuk ka mundësi gruaja asnjëherë mos me ta sjell punën për mos me rrah. - Në rregull, përgjigjet vëllai i vogël. - Verës dalin në pyll dhe e ndezin një zjarr të madh. Nga zjarri i madh fillojnë t`i dalin djersët tre vëllezërve. - Gruaja e vëllait të madh fillon ta ofendon burrin e saj- o i cmendur, verës ke ndezur zjarr. - Gruaja e vëllait të mesëm me të njëjtën gjuhë. - Kur jemi tek zjarri i vëllait të vogël. Gruaja pa bërë zë, shkon në një qoshe të pyllit dhe fillon të mbledh drunj. Pa bërë zë ia afron burrit dhe i ndihmon për ta rritur volumin e zjarrit. - Vëllezërit ngelin të habitur dhe në habi e pyesin gruan e vëllait të vogël: A nuk je duke e parë se është verë, si e dëgjon burrin tënd për të ndezur zjarr? - Gruaja ia kthen: Ckado që bën burri im ka ndonjë arsye dhe ka të drejtë. Ai meriton gjithckah. Nëse gruaja dhe fëmijët të bëjnë të ndjehesh ministër, ministër do të jesh! Por, politikanët e rinj të sodit, para se të merren me politikë duhet që të dinë saktë të përgjigjen në pyetjen se kur trashet kurbani?! Kurbani nuk trashet në ditën e Arifes, ka thënë populli. Dhe populli gjithmonë ka të drejtë.

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...