Thursday, January 27, 2022

Lundrimi në qiell

Hamdi Nuhiju Po e shoh qiellin. Është bëkim prej Zotit mundësia ta shohësh qiellin. Lotët të cilat rrjedhin pa fjalë në sexhde dhe në imagjinatën e lutjes janë pasqyrimi më i bukur i shpirtit. Edhe fjala! Edhe ndjenja! Këto lot janë ngjyra qielli. Sot po e shoh qartas qiellin dhe ngjyrat e saj. Po e shoh vetëminë e cila të gërryen dhe zhurmën e cila të kthen në vetmi. Nuk mund ta kuptoj dëshirën e njeriut për tu ngjitur në qiell ! Pse është kaq madhështore ngjitja në qiell?! Nuk është vetëm qielli oaza e mendimit e cila lulëzon në shkretëtiren e ndjenjave. Janë yjet, është rruga e qumshtit, galaktikat, hëna, dielli i fshehur prapa perdes. Edhe merkuri e marsi, saturni e plutoni, e planetet e njohura e të panjohura! Edhe sikur ngarkesa në kokën tënde është dy ton, kur sheh vetëm fotografinë e qiellit në një libër gjeografie, ngarkesa fillon të thyhet. Nuk mund të qëndroj në këmbë derti karshi bukurisë së qiellit. E di, momentet më të bukura të miat me ty, gruaja ime , ishin në qiell të hapur. Atë natë të thash të dua! Kaluam katër stinët dhe qielli na mbulonte sikur një prind i kujdesur për dy fëmijë që duan të nisin një jetë të re. Qielli i përpiu të gjitha fjalët e mira dhe të liga, ndërsa, na la në kujtim momentet e lumturisë. Të ka humbur shpresa dhe kuptimi i jetës, ktheju qiellit, krijo vetminë. Aty gjen të gjitha planet e botës dhe përgjigjet në pyetjet pa kuptim. Aty takova babain, po babain. Rrinte i heshtur dhe me brenga për të ardhmen e nipave dhe mbesave të tij. Ne, fëmijët e botës, të lazdruar e lozonjar, rrimë të zhveshur në qiellin e hapur që na ngroh të gjitha kockat. Për herë të parë vizatimin e mësuam aty, por edhe pjesëtimin e shumëzimin dhe numrat dyshifror. Bashkoi yjet dhe krijo fotografinë me të cilën do ta kalosh provimin e jetës. Mëso lundrimin në qiell nëse dëshiron të dish se si të jetosh në këtë botë pa kuptim. Do të shohësh të gjitha maskat dhe fytyrat e njerëzve. Lajkat, lojërat prapa shpine, fjalë miradie të cilat të fusin në kurthin e ujkut.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...