Friday, February 11, 2022

Vetmi

Hamdi Nuhiju Vetmia është si idhëtia e barnave të nënës për fëmiun lazdran që i urren barnat. E idhët, por bar! As nuk përballohet e as nuk përjashtohet prej kombinimit. Është thjeshtë një armë në dorën e njeriut e cila përdoret për t`i luftuar brengat dhe hallet. Vetminë nuk mund ta refuzoj as hipokriti që është betuar në betimin e Hipokratit. Pse është e vecantë dita e Arafatit? Ai moment i këndshëm dhe i vetëm midis teje dhe Zotit. Gjendesh me miliona njerëz përreth, por ti je më i vetmuar se asnjëherë më parë, në praninë e të Madhërishmit. Pse është e vecantë nata e varrit? Midis përpëlitjeve të errëta që përshkruhen me gjuhën e kësaj bote, ti ndjen kënaqësinë për takimin me Zotin ose humbesh për mëkatet e jetës. Sa jetë e shkurtër është për njeriun që iu është afruar varrit, ndërsa ai ka sa shumë mëkate të realizuara. Vetmia është synopsis i një nate vjeshte në verandën e mbushur me lule e nën cicërrimat e zogjve të cilat nuk e ndërrojnë ritmin e këngës edhe pse t`i je bërë ritëm i rrugës. Pikërisht, ajo aromë e luleve, ajo ndjenjë e këngës dhe uji i verandës të ngjallin dëshirën e meditimit dhe afrinë drejt dyerve të pendimit për gabimet të cilat nuk kanë të ndalur. Vetmia është gëzof i fustanellës së dervishit fluturues i cili tenton t`i kap yjet në ekstazën e pamëshirshme të nejit. Në ato momente ngazëllimi mund edhe t`ia shkulësh nervin, e t`ia këputësh gjymtyrët e trupit! Por gjuha e tij thotë: Nuk ka Zot përvec Allahut, nuk ka Zot përvec Allahut. Vetmia është rrjedha e ujit në Ujëvaren e Niagarës, rrokaqiell në shkretëtirë, e rrugë urbane me kahun e kundërt në Perëndimin e Largët. Ajo është shkollë e jetës për të pashkolluarit. Vetmia është edukatë e munguar në botën e politikanëve dhe ndjellakeqës në dorën e pushtetarëve. Të lejohet mëkati, i tha një Shejh një nxënësi. Si, e pyeti nxënësi me habi? - Të lejohet të mëkatosh, i tha Shejhu dhe vazhdoi: Nëse gjen një vend në Tokë për të mëkatuar ku nuk të sheh Zoti. Kumanovë, 12.02.2022

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...