Saturday, February 12, 2022

Rrudhat e nënës

Hamdi Nuhiju Biri im, një natë më pyeti: Pse gjyshja ka rrudha? Nuk dita se cfarë t`i them. Por fillova të mendohem! Rrudhat e nënës nisin me dhimbjet e lindjes, atij momenti kur nuk dihet a do t`i shpëtoje kësaj sfide apo ndoshta do të vdes. Vazhdojnë me frymëmarrjet e tua natë për nate dhe të qarat të cilat qetësohen vetëm me praninë e nënës. Nëna rri zgjuar që t`i të flesh! Jo një orë, jo një natë, por shumë orë, shumë netë, shumë muaj! Kjo është rrënja e rrudhës dhe vazhdimi i tyre është me ngritjen e temperaturës tënde, veshjen verës dhe dimrit. Rrudhat e nënës krijohen kur ti fillon të ecësh, të dalësh në rrugë, ose të ngjitesh shkallëve. Atë ditë kur t`i u rrëzove dhe e theve krahun - fillove të qash. Nëna qau dy herë. Njëherë kur të pa duke qarë dhe herën e dytë kur filloi procesi i kurimit e në të cilin, ti nuk i duroje ndërhyrjet kirurgjike. Rrudhat vazhdojnë të krijojnë fije në fytyrën e nënës edhe në ditën kur t`i bullizohesh në shkollë, nuk të pranojnë shokët dhe shoqet. Ndjehesh i përjashtuar nga shoqëria, nëna në ato momente përvëlohet, digjet, po nuk nxjerr nga goja asnjë hidhëti! Fjalët e saj mund t`i lexosh tek fijet e rrudhave. Rrudhat e nënës vazhdojnë të palohen edhe në ditën e dasmës! Në momentin kur t`i merr nuse, ose në momentin kur t`i shkon nuse. A thua si do të sillesh me gruan, a do të jesh mjaftueshëm i aftë për të krijuar dhe menaxhuar familje? A thua si do të sillesh me burrin, a do të jesh mjaftueshëm e aftë për t`i ndihmuar burrit në krijimin e familjes? Këto pyetje sillen në kokën e nënës e cila nuk guxon t`i nxjerr me fjalë, por pa dashje i shndërrohen në rrudha! Edhe në ditën kur ti e con gruan në sallën e lindjes dhe pret lajmin për t`u bërë baba, nëna struket në idenë e lindjes, dridhet dhe fillon në heshtje të lutet: o Zot, lehtësoja ! Dhe kështu vazhdojnë rrudhat e nënës deri në ditën kur do ta përcjellim për në botën tjetër. Të mos harrojmë asnjëherë se Parajsa e njeriut në këtë botë është nëna! Po nëna. Kumanovë, 12.02.2022

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...