Tuesday, February 15, 2022

Bora


Hamdi Nuhiju

Bora kishte ngelur vet rrugëve të Parisit. Atë e kërkonte edhe Pranvera edhe Ylberi! Është shpërngulur në Paris për studime, por tashmë është duke menduar seriozisht të heq dorë prej tyre, pasi që po vlerëson se ka humbur kuptimin e jetës. Pyetjeve filozofike të jetës, pse erdhëm në këtë botë, si jetojmë dhe kur do të ikim, ajo nuk arriti ti gjeje përgjigje në rrugët me kalldërma në Prizren. Herët kishte lidhur shoqëri me Pranverën dhe Ylberin, qysh në bankat e shkollës dhe ishin betuar se të fshehtat e jetës do t`i gjenin bashkë.

Një natë gushti, Bora, Ylberi dhe Pranvera ishin ulur në urën e fatit në Prizren dhe po tentonin që t`i numëronin yjet. Nuk arritën që të kuptojnë se si të gjitha ato yje qëndrojnë lart në qiell pa shtylla. Të nesërmen, Bora merr lapsin dhe një fletore pa vija e pa katror, fillon t`i vizatoj yjet, urën e fatit, ndërsa çdo ylli i vendos nga një shtyllë metalike. Borës nuk i pëlqen arti i shtyllave metalike, ajo pas përfundimit të vizatimit, e gris letrën.

Bora regjistrohet në Fakultetin e Arteve të Bukura në Paris, ndërsa Ylberi dhe Pranvera pranohen në Fakultetin e Teknologjisë Inovative. Ishin pesë kilometra larg njëri-tjetrit, por takoheshin çdo nate te kafiteria afër librarisë që shet librat e përdorur. E dini, në Paris, libraria e librave të përdorur është njëri prej vendeve më të frekuentuara nga studentët, studiuesit dhe profesorët. Është të themi si një tempull fetar. Disa e krahasojnë me Vatikanin, të tjerët me Mekën dhe Kudsin. Thuhet se Sadghuru, filozofi dhe prijësi fetar indian kur për herë të parë e ka vizituar Parisin, ka qenë te kafja afër librarisë që shet librat e përdorur. Në librari , ai ka kërkuar romanin Bora të nobelistit turk, Orhan Pamuk.

Bora vizaton Gogolin, Ana Kareninën dhe për një moment trembet! Zgjohet nga atelia e Fakultetit e fillon që të vrapoj rrugëve të Parisit. Qan, vrapon dhe nuk ndalet. Frymëmarrjet fillojnë që t`i rrahin shpejtë dhe rëndë.

Të nesërmen, Fakulteti alarmohet, Borës i humbin gjurmët! Nuk dihet se ku është. Pranvera dhe Ylberi brengosen. Deri më tani nuk i kanë gjetur asnjë gjurmë Borës. Të zhgënjyer dhe të lodhur nga kërkimi kthehen në kafiteri për të pushuar. Aty gjejnë një letër të shkruar me dorën e Borës:

– I dashur Ylber, e dashur Pranvera. Mos më kërkoni. Ju lus që të më mbani mend si kërkuese e të fshehtave të jetës. Bora

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...