Wednesday, April 29, 2015

Në çdo montim policia e sigurimi i shtetit tenton t`i sajojë dëshmitë!

http://botasot.info/maqedonia/399830/polica-e-sigurimit-tenton-t-i-sajoj-deshtimet/


Hamdi Nuhiju analist politik nga Maqedonia thotë se, në çdo montim politik, policia ose sigurimi i shtetit tenton që t`i krijoj edhe dëshmitë, duke ua hedhur kështu fajin shqiptarëve. 

Ai thotë se kjo gjë ndodh ende, pa filluar aksioni, pasi fillimisht shënohet në letër si plan paraprak, e pastaj realizohet në praktik dhe në fund plasohet në opinion. 

“Kjo gjë është një praktik e njohur edhe në kohën e Jugosllavisë, pasi mendoj se në kurrizin e tyre
edhe shqiptarët e Republikës së Kosovës e kanë përjetuar disa herë. Edhe në rastin ‘Monstra’ i cili ende pa filluar aksioni u cilësua si një akt terrorist islamik nga ana e ministres së punëve të brendshme Gordana Jankulloska, u pa prej në fillim qasja ose fryma e aksionit”, thotë Nuhiju. 

Sipas tij, aksioni i fundit në Gushincë, nga MPB e Maqedonisë u cilësua fillimisht si akt terrorist.
“Policia ose Ministria e Punëve të brendshme, bën edhe kadiun edhe shërbëtorin e sigurisë publike. Mendoj se këto gjëra mund të mënjanohen nëse në Maqedoni dy shtylla të shtetit pastrohen dhe pavarësohen”, thotë analisti Nuhiju. 

Ai ka theksuar se ato janë gjykatat dhe mediat. Nëse Maqedonia ka gjykata të pavarura dhe media që mund të bëjnë edhe punë hulumtuese, montimet e këtilla politike do të zhbëheshin, ose do të ishte më e vështirë që të realizoheshin në praktikë./Gazeta Bota sot, data 29 prill 2015/

Thursday, April 23, 2015

Delirium në “bombat” e Zaevit

Hamdi Nuhiju

Pushteti i këtushëm është para një sfide të vështirë politike. Ajo po përballet për çdo ditë e më shumë me “bombat” e liderit të opozitës maqedonase Zoran Zaev.

Wednesday, April 15, 2015

A po nxitet një luftë fetare në Maqedoni?

Hamdi Nuhiju

Situata e tensionuar politike nuk do të lë pa prek në botën religjioze të njerëzve që po jetojnë në nënqiellin e Maqedonisë. Nga e kaluara e afërt dhe e largët e dimë se partitë në pushtet për ti ikur përgjegjësive të tyre politike si dhe për ta turbulluar ujin, gjithmonë kanë ndezur fitilin e konfliktit fetar midis popujve të ndryshëm, por edhe brenda një populli.

Wednesday, April 8, 2015

Dyfytyrësia e Ivanovit

Hamdi Nuhiju


Titulli është shumë i ngushtë për të shprehur dyfytyrësinë politike që mbretëron në Republikën e Maqedonisë. Janë akumuluar aq shumë momente dyfytyrësie politike në vend që njeriu nuk e di se prej cilës anë të filloj. Por, megjithatë, Ivanovi është tharmi që mbledh të gjithë atë potencial dyfytyrësh në tërë politikën ose garniturën udhëheqëse në vend.

Wednesday, April 1, 2015

1 prill e kanë shumë mediume tërë kohën

Hamdi Nuhiju

1 prilli dita e rrenës, është njëra prej ditëve më të palogjikshme të caktuar nga logjika e njeriut. Ata ia caktuan një ditë rrenës, ndërsa në kalendarin e ditëve, nuk i kanë caktuar asnjë ditë të vërtetës.

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...