Wednesday, April 15, 2015

A po nxitet një luftë fetare në Maqedoni?

Hamdi Nuhiju

Situata e tensionuar politike nuk do të lë pa prek në botën religjioze të njerëzve që po jetojnë në nënqiellin e Maqedonisë. Nga e kaluara e afërt dhe e largët e dimë se partitë në pushtet për ti ikur përgjegjësive të tyre politike si dhe për ta turbulluar ujin, gjithmonë kanë ndezur fitilin e konfliktit fetar midis popujve të ndryshëm, por edhe brenda një populli.
Çdo skandal politik pas vetes kap edhe një trazirë religjioze po edhe etnike.

Maqedonia po gjendet në një situatë tejet të vështirë politike. Prej daljes së partisë opozitare nga Parlamenti e këndej, kriza politike veçse është duke u thelluar. Shpërthimi i “bombave” të fundit është paralajmërim i një rruge që çon drejt një konflikti të mundshëm.

Nga strategjia e opozitës mësoi edhe partia në pushtet VMRO-DPMNE dhe filloi që në mënyrë të shkallëzuar t`i kthej përgjigje. Po pjesë e hapit ose strategjisë së partisë në pushtet mund të jetë edhe ndezja e dallimeve fetare ose rritja e gabimeve minimale tek komunitetet fetare që ekzistojnë në Maqedoni. Kjo gjë do t`i shërbente partisë në pushtet që të defokusoj opinionin nga “bombat” e liderit të opozitës maqedonase Zoran Zaev. Taktikë e njëjtë e përdorur në Kosovë nga ana e ish kryeministrit Hashim Thaçi deri në kryerjen e pazarit politik. Po ashtu edhe kryeministri i tanishëm i Shqipërisë Edi Rama ndryshoi kartën e propagandës politike duke e zëvendësuar petkun fetar të rezervimit të opinionit me atë nacionalist të prishjes së raporteve me Serbinë si dhe luajtjen e rrolit të shefit në Ballkan.

Nacionalizmi dhe feja si duket janë bërë dy mjete kryesore të mbijetesës politike në Ballkan. Ato përdoren në momente të caktuara për të kamufluar dhe nënshtruar kundërshtarin. Asnjëherë në sensin pozitiv nuk tregohet respekt për to dhe nuk i lihet hapësirë në skenën politike për t`u promovuar ashtu si duan nacionalizmi dhe feja, pa ndërhyrjen e ‘Cezarit’ ose politikës.

Në kuadrin e propagandës së këtillë fetare, kryetarja e Komisionit për çështje fetare, duke u shndërruar në megafon të partisë në pushtet, kundërshtonte LSDM-në me argumente fetare të fesë së krishterë. Sipas saj nuk guxohej që të shpërthehen bombat në kohën kur besimtarët ortodoks janë duke agjëruar. Në këtë frymë ajo mendon se lufta që bëhet brenda llojit midis maqedonasve dhe maqedonasve, midis të krishterëve e të krishterëve nuk është në rregull. Sikur të ishte luftë midis të krishterëve dhe muslimanëve situata do të ishte ndryshe.

Kjo kryetare e komisionit që qëllimisht nuk po ia shënoj emrin, po bën thirrje për luftë kundër muslimanëve që janë një përqindje bukur e madhe e këtij shteti.

Komiteti i Helsinit si një komitet që ngre zërin për çdo padrejtësi që bëhet në këtë vend, madje edhe ndaj maceve e minjve, nuk u dëgjua që të ngre zërin kundër kësaj megafon të VMRO-së e cila cenoi integritetin e muslimanëve të Republikës së Maqedonisë.

Para disa kohësh edhe disa analist politik paralajmëruan burgosjen e disa hoxhallarëve në Maqedoni për t`u zhvendosur vëmendja e opinionit publik nga “bombat’ e liderit të opozitës maqedonase Zoran Zaev.

Pretendimi i tyre peshon kur kihet parasysh nisja e bisedimeve midis VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së në Bruksel, pa prezencën e BDI-së dhe me ndërmjetësimin e euro deputetëve. Iniciator dhe sponsor të zgjidhjes së krizës politike në Maqedoni janë vet deputetët evropian. Ndërsa lëshimet e Nikolla Gruevskit nga rrjedha e bisedimeve mund ta zbusin psikologjikisht dhe politikisht atë e partinë e tij në pushtet, vetëm përmes krijimit të një krize për të cilën do të janë të një mendimi dy partitë të përfshira në bisedime, së bashku me sponsorët e zgjidhjes.

Edhe kësaj here si viktimë të proceseve politike në Maqedoni do të paraqiten muslimanët. Shpresohet se ky konstatim nuk do të dal i vërtet, dhe se liderët politik do t`i thirrin mendjes e nuk do ta tensionojnë situatën duke krijuar kurban tjerë, jashtë kurbaneve të nevojshëm për zgjidhjen e kësaj krize politike.

Ideja e kryetarit të VMRO-popullore Lupço Georgievski për amnistimin e dy partive është edhe një kahe drejt një drite e cila mund ta zbardh fundin e tunelit.


No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...