Wednesday, December 29, 2021

Corapet e Pinokios vihen në këmbë apo në hundë?

Hamdi Nuhiju Pinokio një ditë del në treg për ta blerë një shejtan. E dini rrëfimin, që e ka ble më të voglin de. Dhe i habitur ka pyetur pse shejtani i vogël është më i shtrenjtë se shejtani i madh? Sepse është birë shejtani. Pinokio ka marr pjesë edhe në mbledhjen e shejtanëve ku u vendos unanimisht që një ditë ta marrin pushim. Edhe këtë rrëfim e dini, besoj. Cështja e kunjit. Kunjit të vogël de. Kunjit ku kali ka qenë i lidhur. Kunji që shkaktoi fatkeqësi në katund. Kunji që krijoi vrasje, probleme, përcarje. Dhe përgjigjen e shejtanit të vogël që e kishin lënë te dera. Unë e preka kunjin, tha si me faj! Nuk kam bërë asgjë pasha idealin e partisë, vec pak e kam prek kunjin. “Komunalecin” thanë e mori opozita në Shkup. Dashti me thënë bërllokun. Jo bre nuk e mori bërllokun, e la?! A, tash a e mori a e la? Emrat e rrugëve në Shkup nuk ndërrohen! Bërrr, bërrr, bërrr bërtiti një zë. Uraaa, zëri tjetër nga kanta e bërllokut. Super, nuk do të hamë supë për Vitin e ri. Supa nuk hahet, por pihet o i cmendur! Ups, tash a hahet a pihet?! Zoti kryetar, tha me gjysmë zëri Pinokio, na duhet t`i ndërmarrim të gjitha masat revolucionare. Të dalim në rrugë zoti kryetar. Kjo qeveri dhe ky pushtet është pa legjitimitet, po na prek sedrën, nuk ka më supë të nxehtë, e as paushalle si në të kaluarën. Kryetari i ulur afër ngrohtores, e ulë në prehër Pinokion dhe e pyet:- Cka do të bëhesh kur të futemi në qeveri? -Shef, zotri kryetar, shef. - Jo jo, dua të bëhem drejtor. - Dua punë me vendim, pastaj të bëhem shef, pastaj drejtor. - Zëvendës ministër, kryetar. - Pse të mos bëhem ministër? - Sekretaresh, po, po sekretaresh, desha të them sekretar. - Dua që cdo mëngjes të kam nga një supë të nxehtë, pak salcice, mish edhi edhe shumë ajran. - Pinokio, iu drejtua kryetari, merri këto corape se ftohtë, paske dal jo i veshur mirë! - Pinokio mori corapet dhe filloi të kujtohet: ku t`i vë këto, në hundë apo në këmbë? Këmbëzbathur, por edhe hundën e gjatë. Lufta e brendshme e Pinokios zgjatë edhe kësaj dite, a thua cka do të bëhem kur të rritem? Do gënjej si politikan që të më rritet hunda dhe t`ia marr corapet kryetarit për ta mbuluar, apo do të jam i sinqertë dhe sillem si njeri, që të kam hundë normale e cila do t`i përballoje të ftohtit?

Thursday, December 23, 2021

Pse mbyllen libraritë?

Hamdi Nuhiju Viteve të fundit jam dëshmitar i hapjes dhe mbylljes së një sërë librarish në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut. Jam dëshimtar i disa nismave pozitive për hapjen e librarive dhe dorëzimin në fillim të rrugës nga këto nisma fisnike. Jam dëshmitar i mënyrës së reagimit të shoqërisë ndaj hapjes dhe mbylljes së librarive. Para se të hapen libraritë, personat që duan të ndërmarrin hapa të tillë duhet ta kanë parasysh lexuesin. Kush është lexues? Lexues është një student ose studente i cili merr një bursë nga ndonjë Fondacion Islam ose tjetër, e të cilit babai i merr pagë mujore 18.000 denar, ndërsa nëna në të shumtën e rasteve është amvise. Lexues ose lexuese është një nxënës në shkollë të mesme që është frymëzuar nga ndonjë profesor e që buxhetin ditor babai ose nëna fatkeqësisht ka mundësi t`ia ndaj vetëm 100 ose 150 denar. Ka edhe përjashtime. Lexues edhe lexuese mund të ketë edhe nga klasa e lartë e shoqërisë, por ato janë pak. Shpesh herë më është parashtruar një pyetje nacionaliste se pse unë blej libra në gjuhën maqedonase dhe jo në gjuhën shqipe, edhe pse nuk e përjashtoj as mundësinë e blerjes së librave në gjuhën shqipe. Kësaj pyetje, po i përgjigjem me pyetje: Si është e mundur që librat e Yuval Noah Harari në gjuhën maqedonase të kanë cmime prej 450-500 denar, ndërsa në gjuhën shqipe, librat e njëjta, autori i njëjtë të kushtojnë 900-1000 denar? Këtu i kemi fajet ne lexuesit, apo ju që i ofroni librat në treg? Autori i njëjtë, librat e njëjta, përmbajtja e njëjtë, cmimi ndryshe. Unë mendoj se nuk është problemi vetëm te përkrahja institucionale për librin. Por edhe te mënyra se si libraritë dhe shtëpitë botuese duan të mbijetojnë në treg. Nëse mision e ke lexuesin ta furnizosh me libra në gjuhën shqipe, ti duhet ta bësh të pamundurën që atë mision ta realizosh, përmes mënyrave të ndryshme dhe përkrahjes së caktuar institucionale. Nuk mjafton vetëm ta thuash, lexues të dua. Por duhet ta dëshmosh! Mjerisht mungon dëshmia se shitësi i librave e do lexuesin. Mjerisht ai që e ofron në treg librin për ta shitur, nuk ka asnjëfarë ndjeshmërie për buxhetin familjar të lexuesit. Në librarinë time modeste gjenden thuajse të gjitha librat e përkthyera në gjuhën maqedonase të autorit Haruki Murakami. Nuk gjendet asnjë libër i tij në gjuhën shqipe. A e dini pse? Sepse, një mik me sugjerimin tim i ka blerë të gjitha librat e Haruki Murakamit në gjuhën shqipe , në një librari të Shkupit, përvec që i ka paguar shumë shtrenjtë, mjerisht, shitësi i librave nuk e ka parë të arsyeshme as 50 denar t`ia lë më lirë. Dhe po habiteni pse po mbyllen libraritë? Pëderisa në krye të librarive qëndrojnë persona që nuk e kanë mision librin dhe dijen, nuk do të kemi librari në Maqedoninë e Veriut. Unë njoh shtëpi botuese që me dekada mbijetojnë në tregun e Maqedonisë së Veriut, Logos-A, Furkan ISM, ASR, por a e dini se sa studenti i varfër e nxënësi i shkollës të mesme është furnizuar falas me libra nga këto librari e shtëpi botuese? Nuk e dini. Unë ju tregoj! Dhe jo vetëm këto shtëpi botuese dhe librari. Do të mbijetojnë të gjitha libraritë dhe shtëpitë botuese të cilat e njohin dhe e duan lexuesin. Do të zhduken nga skena vetëm ato librari që e urrejnë lexuesin dhe i bëjnë lajka shoqërisë së pasur.

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...