Wednesday, September 25, 2013

Kujt po i pengon fjala e lirë?




Hamdi Nuhiju

Ka vite të tëra që në Maqedoni, mediet shqiptare transformohen në bazë të interesave të partive politike maqedonase, e asesi shqiptare. Shqiptarët e Maqedonisë, jo që nuk kanë kapacitet intelektual dhe financiar për të mbajtur gazeta dhe media të lira e stabile, por se janë vegël e udhëheqësve të tyre, të cilët para dhe pas zgjedhjeve, duke u futur në pazare të errëta me maqedonasit, edhe ndoshta detyrohen që të bëhen të shurdhëta.

Monday, September 23, 2013

Egjipt: Burgoset fermeri që emëroi gomarin e tij el Sisi



U burgos një fermer egjiptian pasi që gomarin e tij e emëroi me emrin e gjeneralit Abdelu Fetah el Sisi, njoftojnë mediat egjiptiane.

“ Ditari unik” i Kujtimit



Hamdi Nuhiju

Duke lexuar librin ‘ Ditari unik’ të autorit Kujtim Shabani, botim i Logos-a nga Shkupi, më dolën në shesh shumë gjëra interesante.
E para, Kujtimin nuk e njoh, nuk e di si duket, a fol gjuhë standarde shqipe, apo gjuhë me theks tetovarçe. Nuk e di se sa qime të thinjura ka në kokë. Ndoshta është edhe moshanik me mua, ose ndoshta djemtë dhe vajzat i ka në moshë me mua?

Tuesday, September 17, 2013

Koprraci dhe bamirësi



Hamdi Nuhiju

Njerëzit kujtojnë se njohin mirë termet koprraci dhe bamirës e se nuk kanë nevojë për shtjellim të tyre në aspektin praktik. Madje, disa prej tyre edhe janë për të zhdukur prej fjalorit këto terme, të paqena sipas tyre, të panevojshme dhe me bisht.

Sunday, September 15, 2013

Çka po synon Xhabir Hamiti?



Hamdi Nuhiju

Ngjarjet e fundit rreth Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, na shtyjnë të reagojmë edhe qytetarëve të thjeshtë të përkatësisë islame jashtë Republikës së Kosovës. Ato po ndodhin në media dhe po japin imazhe destruktive për jetën fetare të muslimanëve të Republikës së Kosovës.

Friday, September 6, 2013

22 vjet



Hamdi Nuhiju

8 shtator 2013 bëhen 22 vjet nga ekzistenca e këtij shteti. 22 vjet janë një jetë e tërë sakrificash, përballjesh, ulje e ngritjesh në dëm e në dobi të popujve që ekzistojnë në këtë shtet.
Për 22 vjetorin e ekzistencës së këtij shteti, një pjesë të madhe të kontributit kanë edhe shqiptarët të cilët me djersën, mundin, dijen dhe paratë e tyre kanë kontribuar në këtë vend. Ndërsa djersa, mundi dhe paraja e tyre gjithmonë është shpërfillur prej komunitetit maqedonas.

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...