Friday, September 6, 2013

22 vjet



Hamdi Nuhiju

8 shtator 2013 bëhen 22 vjet nga ekzistenca e këtij shteti. 22 vjet janë një jetë e tërë sakrificash, përballjesh, ulje e ngritjesh në dëm e në dobi të popujve që ekzistojnë në këtë shtet.
Për 22 vjetorin e ekzistencës së këtij shteti, një pjesë të madhe të kontributit kanë edhe shqiptarët të cilët me djersën, mundin, dijen dhe paratë e tyre kanë kontribuar në këtë vend. Ndërsa djersa, mundi dhe paraja e tyre gjithmonë është shpërfillur prej komunitetit maqedonas.

Shqiptarët në 22 vjetorin e Maqedonisë duhet që të vetëdijesohen për të ardhmen e tyre. Ata duhet që të reflektojnë përmbi të gjitha fatkeqësitë dhe padrejtësitë të cilët i kanë përjetuar dhe të ulen e të ndërtojnë strategji të logjikshme dhe të suksesshme. Ne nuk mund që të qëndrojmë gjithmonë në vend, ndërsa Maqedonia dhe pjesa maqedonase e saj të ecë para. Të gjitha proceset pozitive të ndodhin tek maqedonasit, ndërsa tek shqiptarët gjërat të vijnë me vonese, po edhe me bërje zhurmë.
Shqiptarët duhet që të përgatisin një vizion për 22 vitet e ardhshme se si ta ndryshojnë gjendjen e tyre në këtë shtet. Padrejtësitë e të gjitha llojeve duhet që të minimizohen, po ashtu edhe forma e veprimit në sferën shoqërore duhet që të ndryshohet.
Në 22 vitet e ardhshme në Maqedoni, nuk guxon që në Kumanovë, për shembull, në bazë të statistikave zyrtare 68000 banor të janë maqedonas, dhe 27000 shqiptar në Kumanovë e 26000 në Komunë të Likovës, ndërsa shqiptarët prapë të diskriminuar, të nënçmuar e përbuzur. Në 22 vitet e ardhshme të Maqedonisë, Komuna e Likovës nuk duhet që të ekzistoj. Ajo duhet shkrirë në Komunën e Kumanovës, dhe në atë mënyrë sundimi mbi qytetin e Kumanovës të jetë në duart e shqiptarëve.
Edhe zyrtarisht edhe jo zyrtarisht, shqiptari i Maqedonisë duhet që fatin e tij ta marr në dorën e vet. Ai nuk guxon më që oborrin e tij me vijë t`ia ndaj dikush tjetër, po edhe nuk guxon që të përzihet në gjellët e tyre si një shërbëtor.
Ne, jemi nipërit e agallarëve, kemi qenë agallar në këtë vend dhe duhet që të ngelim në pozitën e agait. Sllavët kanë qenë shërbëtorët tanë, në kohën e Perandorisë Osmane. Zërat nga populli shqiptar kundër Perandorisë Osmane duhet që të minimizohen me argumente, pasi që janë zëra që ujin e çojnë në mulli të maqedonasve.
Ne jemi nipërit e sunduesve të drejt, ku edhe sllavët kanë kërkuar drejtësi. Dyert  e kadiut gjithmonë kanë qenë të hapura për secilën padrejtësi që patë ndodhur në territorin e Maqedonisë. Prandaj, nuk guxojmë që të biem poshtë, të bëhemi të padrejtë dhe të marrim si model sllavët. Për t`i marr si model sllavët në padrejtësi, duhet që të jemi nipërit e sllavëve, e aspak nipërit e osmanlinjve.
Pas 22 vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë, shqiptarët e këtij vendi duhet që të kuptojmë se askush nuk na zgjidh problemet dhe hallet tona përveç vetes. Ne, nuk duhet që të shpresojmë në ndihmë nga askush përveç vizionit të punës, mundit, djersës dhe forcës. Forca arrihet me dije, me pjekuri e mençuri, ndërsa ankesa rrjedh prej pa fuqisë. Është njëjtë si raporti në familje, i dobëti, ose gruaja dhe fëmijët gjithmonë ankohen, ndërsa i forti, ose burri tenton që të gjej zgjidhje për të gjithë anëtarët e familjes, duke përfshirë edhe gruan.
Shqiptarët nuk janë lodër e askujt dhe askënd nuk e llogarisin si lodër. Ata janë njerëz me dinjitet, të cilët i respektojnë të gjitha nacionalitetet e botës.
Nëse kryefashistit të botës, Benito Musolinit i digjte kur shihte ushtarin italian duke pirë raki, ashtu duhet që edhe neve, shqiptarëve, të na djegin të gjitha veset negative që shohim tek populli jonë.
22 vitet e ardhshme për shqiptarët e Maqedonisë janë sprova për pastrimin e vetvetes, të shoqërisë, po edhe për një Maqedoni me vlera evropiane.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...