Sunday, September 15, 2013

Çka po synon Xhabir Hamiti?



Hamdi Nuhiju

Ngjarjet e fundit rreth Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, na shtyjnë të reagojmë edhe qytetarëve të thjeshtë të përkatësisë islame jashtë Republikës së Kosovës. Ato po ndodhin në media dhe po japin imazhe destruktive për jetën fetare të muslimanëve të Republikës së Kosovës.

Ndryshimet rreth kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, duhet që të miratohen ose kundërshtohen në formë ligjore, në suaza të institucioneve të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës. Ato ndryshime nuk bëhen për qejf të Myftiut Tërnava, po as edhe për qejfin e Xhabir Hamitit me shok. Në mënyrë klandestine, vet Xhabir Hamiti u mundua që në mbledhjen e fundit të kuvendit të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, të pengoj proceset e ristrukturimit dhe ndryshimeve në bashkësi. Ose si them unë, ose ndryshe nuk bëhet. Kjo është motoja e Xhabir Hamitit dhe shokëve të tij hoxhallarë e jehudinj që qëndrojnë prapa tij.
Pas përjashtimit ligjor të Xhabir Hamitit, prej kuvendit të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, i njëjti mori masa mediatike për ndotjen e imazhit të muslimanëve.
Të gjitha mediat kosovare pa përjashtim qëndruan prapa tij, pasi që të njëjtat janë të interesuara për situata të tensionuara në Bashkësi Islame, po ashtu edhe për shkatërrim të saj.
As Schwarcit, po as Xhabir Hamitit nuk i intereson një Islami dhe muslimanët. Ky konstatim rrjedh prej veprimtarisë mafioze që po realizojnë këto ditë.
Nëse në BIRK gjërat nuk janë në rregull, atëherë i njëjti duhet reformuar prej brenda dhe pa prezencën e publikut. Si është e mundur që lobet katolike në internet të janë në vijë të drejt me ‘interesat islame’ të Xhabir Hamitit?
Si është e mundur që lobet e medieve kosovare që me vite janë dalluar për anti islamizmin e shoqërisë kosovare, të përshtaten dhe të janë në vijë të drejtë me ‘ mbrojtjen e interesave të muslimanëve’ nga Xhabir Hamiti?
Fakultetin e studimeve islame në Prishtinë me çdo mjet arriti që ta diskreditoj. Veprimtaria e tij kundër interesave të muslimanëve të Kosovës është parë ndër vite.
Ajo që më habit, është se si mundet që një grup hoxhallarësh karrierist, të luftojnë Naim Tërnavën në emër të karrierizëm dhe duke e akuzuar për karrierizëm? Lufta që bëjnë ata, nëse nuk është karrierizëm, nuk mund të jetë diçka tjetër.
Toleranca ndërfetare që ka lulëzuar në shtetin e Kosovës, ka qenë si rezultat i vizionit të myftiut dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ndërsa për prishjen e kësaj tolerance, nuk do mend se do të kontribuoj vet veprimtaria klandestine e Xhabir Hamitit.
Është precedent, diçka që nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës, të ekzistoj një sindikatë islame që do të merrej me mbrojtjen e hoxhallarëve në kuadrin e Bashkësisë Islame. Njerëz që nuk njohin parimet islame, ose edhe i njohin por as që i përfillin, njerëz të dhunës, të prishjes së rendit në Bashkësi Islame, janë ata të tubuar rreth Xhabir Hamitit dhe kauzës së tij.
Është e kuptueshme dhe e arsyeshme se ambasada amerikane në Prishtinë nuk del direkt në shesh për të c`rregulluar Bashkësinë Islame të Republikës së Kosovës. Ajo përdor ‘ të pakënaqurit’ në mesin e muslimanëve, karrieristët të cilët vuajnë për karrige e poste edhe në kuadrin e Bashkësisë Islame, të pangopurit, dhe një sërë kategorizimesh të njëjta, për të prishur dhe c`rregulluar BIRK-un.
I bashkëngjitmi apelit të Mr. Ajni Sinani drejtuar hoxhallarëve të Kosovës, që të mos çojnë ujin në mulli të armiqve të Islamit dhe muslimanëve, por të kontribuojnë bashkërisht në zgjidhjen e problemeve të muslimanëve në mënyrë institucionale.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...