Tuesday, September 17, 2013

Koprraci dhe bamirësi



Hamdi Nuhiju

Njerëzit kujtojnë se njohin mirë termet koprraci dhe bamirës e se nuk kanë nevojë për shtjellim të tyre në aspektin praktik. Madje, disa prej tyre edhe janë për të zhdukur prej fjalorit këto terme, të paqena sipas tyre, të panevojshme dhe me bisht.
Në të vërtetë, reflektimi mbi secilin term që ekziston në çdo gjuhë është pasuri kulturore, po edhe fisnore.
Askush nuk duhet gëzuar për aspektin teorik të termit koprraci dhe bamirës. Ndoshta edhe shtjellimi i brendshëm bëhet bajat. Një erë e rënd prish shijen e tyre prej miliona kilometrave. Vet termet, të larguara prej ndjesisë duken sikur të qelbura. Këto terme janë terme që i drejtohen secilit njeri. Ose më saktë, secili njeri drejtohet kah këto terme dhe përshkruhet përmes tyre.
A mundet që në të njëjtën kohë, te e njëjta qenie njerëzore, të ekzistoj edhe koprracia edhe bamirësia, në përmasa të vogla e të mëdha? Pyetjes mos ia largoni sytë, po përgjigjen kërkojeni vet.
Që nga njeriu i parë e deri tek  i fundit, vesi i koprracisë dhe bamirësisë do të jetë gjellë përbërëse e jetës së tij. Ai nuk mund të ikë prej bamirësisë ose koprracisë, edhe po qe se dëshiron që sytë të mos ia shoh as njërës e as tjetrës. Më pyetën: A mund të jam asnjanës? I thash: T`i nuk je krijuar asnjanës dhe patjetër që do të reflektosh tek modelet. Ose do të marrësh model djallin, ose njeriun i cili mori mbi supe amanetin e Zotit.
Djalli a ishte asnjanës, kur u veçua prej engjëjve? Logjika e tij ishte asnjanësia, po vepra e bëri të anueshëm. Nuk është problemi tek nisësi i punës, por tek ndjekësi. Sa më shumë ndjekës të punës së keqe, aq më shumë mëkate për nisësin e tij, dhe e kundërta.
As bamirësia e as koprracia nuk do të kishin kuptim pa pasurinë.
As bamirësia e as koprracia nuk do të kishin kuptim pa pabarazinë shoqërore.
As bamirësia e as koprracia nuk do të ekzistonin po të mos ekzistonte e lejuara dhe e ndaluara. Koprraci prej bamirësit, dallohet në shtrëngim, në shpirtëngurtësi, në zemërngurtësi, në gjakftohtësi ndaj dukurive shoqërore. Dikush është koprrac edhe në jetën e tij. Personalisht nuk kujdeset për të shprehur ledhatim dhe dashuri ndaj familjes për shkak se është mësuar që të qëndroj në qendrën e vëmendjes dhe të tjerët t`i shprehin respekt e dashuri. Po, mu këtu e bën gabimin më të madh! Në vend të respektit, pjesa tjetër e familjes shprehin frikë dhe në vetvete i luten Zotit për drejtim ose shkatërrimin tënd.
Bamirësi përkujdeset për të tjerët, por edhe të tjerët përkujdesen për të. Shpërblimi i tij pritet në botën tjetër. Mund të reflektojmë në historinë islame, dhe ti kthehemi Othmanit r.a., njeriut i cili e bleu pusin prej çifutit në dobi të muslimanëve. Ky njeri i madh, i cili tërë karvanët e tij tregtare në kohën e krizës ekonomike i dha për të varfrit dhe për dobinë e përgjithshme, në momentet e fundit të jetës së tij, mbytet dhe i ndalohet e drejta për të pirë ujë. Allahu xh.sh. nuk lejoi që veprat e tij të shpërblehen në këtë botë, po shpërblimin e tyre e ruajti për botën e amshueshme. Histori e trishtueshme kjo e Othmanit r.a. Në asnjë moment nuk guxojmë që ta keqinterpretojmë këtë histori. Jeta e myslimanit peshohet në këtë botë dhe në botën tjetër. Ai nuk beson vetëm në këtë botë. Po qe se ka ndonjë mysliman i cili nuk beson në botën tjetër, në shpërblimin e ndëshkimin në të, atëherë ai ka probleme serioze me besimin e tij.
Ka thënë Pejgamberi Muhammed alejhi selam në një hadith të tij:” Nuk ka ditë në të cilën zgjohet robi e që të mos zbresin dy engjëj në tokë. Njëri prej tyre thotë:’ O Allah, jepi sukses bamirësit!’, ndërsa tjetri thotë : ‘ O Allah, shkatërroje koprracin’” ( Shënojnë Buhariu dhe Muslimi).

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...