Monday, September 23, 2013

“ Ditari unik” i Kujtimit



Hamdi Nuhiju

Duke lexuar librin ‘ Ditari unik’ të autorit Kujtim Shabani, botim i Logos-a nga Shkupi, më dolën në shesh shumë gjëra interesante.
E para, Kujtimin nuk e njoh, nuk e di si duket, a fol gjuhë standarde shqipe, apo gjuhë me theks tetovarçe. Nuk e di se sa qime të thinjura ka në kokë. Ndoshta është edhe moshanik me mua, ose ndoshta djemtë dhe vajzat i ka në moshë me mua?

E dyta, nuk e kam lexuar ndonjëherë këtë emër në ndonjë gazetë të përditshme të Maqedonisë.
Si standard të leximit të librave, kam vendosur që të ikë prej literaturës publicistike, por  Kujtimi dhe libri i tij ‘ Ditari unik ‘, unifikuan mendjen, zemrën dhe shpirtin tim, për të bërë përjashtim prej këtij standardi. Edhe titulli i këtij libri është unik. Nuk e besoj se në gjuhën shqipe do të gjenim një libër unik në sferën e publicistikës, me përmbajtje unike që të jep aq shumë informacione në aq ‘ pak ‘ faqe sa libri i Kujtimit.
Për autorin në fjalë tretman të njëjtë kanë si Burmali Xhamia, si shtëpia muze e  Gonxhe Bojaxhiut. Nëse duhet interesuar për Gonxhe Bojaxhiun, duhet interesuar edhe për Burmali Xhaminë. Brenga duhet të jetë e njëjtë. Hapësira për to duhet të jetë e njëjtë. Qasja për zgjidhjen e tyre, duhet të jetë e njëjtë. Nuk guxon që populli shqiptar të interesohet më shumë për Gonxhe Bojaxhiun, dhe më pak për Burmali Xhaminë. Si çifutët dhe si palestinezët kanë të drejta të tyre të punës, jetës, ekzistencës, shtetësisë, mëvetësisë. Nuk guxon që të bëhet padrejtësi as ndaj njërit popull, po as ndaj popullit tjetër. Holokausti dhe Gaza janë dy brenga të njëjta. Njëra në përkujtim për të mos ndodhur më kurrë dhe tjetra në tentim për tu zgjidhur sa më mirë e më lehtë.
Vlerat janë ato të cilat përcaktojnë objektivizmin tek autori. Humanistët shqiptar që u interesuan për çlirimin e Gazës nga bllokada izraelite, që ishin në anijen Mavi Marmara, duhet që të veprojnë njëjtë edhe për ngjarje tragjike që kanë ndodhur edhe në vende tjera të botës. Përndryshe humbin konceptin e humanizmit dhe dalin në subjektivizëm.
Nuk bën keq nëse mbron dhe interesohesh për tënden, por detyrimisht duhet që të respektosh dhe të mbrosh edhe tjetrën. Koncepti i Tjetrit më çon tek mendimet e Xhelaludin Rumit. Tjetri, ka vend të rëndësishëm tek ti. Ai nuk duhet përbuzur, shkelur, larguar, mos njohur. Përderisa ekziston në kohë dhe hapësirë, duhet të ekzistoj edhe në brengën tënde. Ti nuk mund të jetosh i qetë pa tjetrin. Edhe ekzistenca jote shoqërore është e varur prej tjetrit.
Përmes ‘ Ditarit unik ’  shumë lehtë kuptojmë konceptin e tjetrit. Tjetri të ndihmon edhe në ngritjen tënde shpirtërore, shkencore dhe shoqërore. Njeriu shqiptar nuk guxon të interesohet se si mund ta keqpërdor një mjetë teknologjikë, si për shembull telefonin. Po ai duhet hulumtuar dhe mësuar historinë deri tek ardhja e telefonit, që më pastaj të ketë mundësi edhe ai vet të bëj diçka të dobishme për popullin e tij, po edhe për tjetrin.
Jeta pa tjetrin është e zbehtë. I tilli kalon në egoizëm, dhe fillon të mos njoh as veten. Minutat i duken shekuj dhe shekujt nuk kanë kuptim. Çdo gjë me shije për të është pashije dhe cdo gjë pashije për të ka vlerë. Ka futur duart në ndjenjat, dhe në këtë mënyrë po mundohet që të tensionoj zemrën.
Kujtim Shabani, përmes ‘ Ditari unik ‘ më ktheu në sferën e publicistikës. U preferoj që ta lexoni dhe personalisht pres ‘ Ditari unik ‘ II.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...