Wednesday, October 30, 2013

T`i frikësohemi xhehenemit, apo bërjes së mëkatit?



Hamdi Nuhiju

Pjesë e besimit të myslimanit është besimi në botën tjetër, besimi se xheneti dhe xhehenemi janë të vërteta. Nëse besimtari nuk beson në Xhennet dhe në Xhehenem, ai ka mangësi në besimin e tij dhe sipas shumicës së dijetarëve mysliman duhet që ta ripërtërij atë.

Sunday, October 27, 2013

Një gjuhë-shumë gjuhë



Hamdi Nuhiju

Me 25 dhe 26 tetor 2013, në restorantin Grand Remi Komerc në Kumanovë u mbajtën garat e para ballkanike në hifz të Kur`anit. Këto gara janë të një rëndësie të veçantë për arsyen e mbajtjes së evenimenteve të këtilla shumë rrallë, po ashtu edhe për shkak të rëndësisë së rritjes së vlerës së qytetit të Kumanovës, në këtë sferë, në Ballkan.

Tuesday, October 22, 2013

1 sabër 1000 selamete



Hamdi Nuhiju

Ngjarjet e fundit në skenën politike të Maqedonisë po trishtojnë jo vetëm Evropën, po edhe opinionin e brendshëm. Arrestimi i gazetarit Kezharovski për shkak të teksteve të tij dhe nxjerrjes në pah të identitetit të dëshmitarit të mbrojtur, që sipas gjitha gjasave nuk ishte dëshmitar i mbrojtur, tregojnë aftësinë për vet ngulfatej të qeverisjes së Nikolla Gruevskit.

Saturday, October 19, 2013

Lufta në Siri



Hamdi Nuhiju

Lufta e përgjakshme në Siri, mori jetën e qindra-mijëra njerëzve të pafajshëm. Në front u dërguan shumë njerëz prej katër anëve të botës. Atje po bëhet një luftë e përgjakshme qytetare, diçka e ngjashme si lufta qytetare në Spanjë.

Saturday, October 12, 2013

Njeriu në botën e Sami Frashrit

Hamdi Nuhiju

Qasje fillestare


Njeriu është një krijesë kozmopolite. Kjo krijesë me përbërje të shumëllojte shpesh herë di të duket shumë e çuditshme. E shumta e rasteve njeriun e paraqet në spektrin e interesit të përgjithshëm të termit kolektiv. Në fund të fundit, nuk mund ta kuptojmë njeriun, veçan krijesave tjera, si një individ.

Tuesday, October 8, 2013

Kurban Bajrami



Përktheu e përshtati: Hamdi Nuhiju
Glasnik, Nr.3-4, Sarajevë, Mars-Prill, 1963

Monday, October 7, 2013

Luftë me mullinjtë e erës



Hamdi Nuhiju

Ky soj-lloj i luftës nuk ka nisur sot e as që do të përfundoj shumë herët. Herët ka nisur dhe me siguri fundi i saj është vonë, po ama shumë vonë. Identiteti i ynë kombëtar veçse është i ndërtuar. Nuk e besoj se ndonjë shqiptar ka mëdyshje për identitetin e tij kombëtar.

Thursday, October 3, 2013

Bindemi-kundërshtojmë



Hamdi Nuhiju

Njeriu për nga natyra është rebel. Ai dëshiron që të kundërshtoj ose edhe përmes nefsit të tij të marr mësime prej djallit të mallkuar. Në njeriun është mbjell nefsi i cili e mëson atë që të mos bindet ose edhe që të i bindet nefsit dhe jo Krijuesit të nefsit.

Wednesday, October 2, 2013

Edhe sa do të vuaj biznesi nga politika?



Hamdi Nuhiju

Qeveria e Maqedonisë, përmes Drejtorisë së të Hyrave Publike, ka nisur një aksion marramendës në mbylljen e bizneseve të ndryshme në tërë Republikën. Kjo gjë ka ardhur si rezultat i zbrazjes së buxhetit të Maqedonisë në destinacione të paditura e përmes kësaj forme tentohet që të arrihet deri tek rebalancimi i të njëjtit.

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...