Sunday, October 27, 2013

Një gjuhë-shumë gjuhë



Hamdi Nuhiju

Me 25 dhe 26 tetor 2013, në restorantin Grand Remi Komerc në Kumanovë u mbajtën garat e para ballkanike në hifz të Kur`anit. Këto gara janë të një rëndësie të veçantë për arsyen e mbajtjes së evenimenteve të këtilla shumë rrallë, po ashtu edhe për shkak të rëndësisë së rritjes së vlerës së qytetit të Kumanovës, në këtë sferë, në Ballkan.

Pjesëmarrës në gara ishin nga tërë Ballkani: Bullgaria, Serbia, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Turqia. Publiku ishte jashtëzakonisht i kënaqur.
Pjesëmarrësit dhe pjesëmarrëset në këto gara edhe pse me nacionalitete të ndryshme, me kultura të ndryshme, me tradita e doke të ndryshme nga njëri-tjetri, të gjithë kënaqnin publikun në mënyrë të njëjtë. Gjuha që ato prezantuan ishte gjuhë universale. Theksi që treguan gjatë shqiptimit të atyre harfeve ishte theks i njohur si për më të riun ashtu edhe për më të moshuarin.
Larmia e pjesëmarrësve për nga mosha, kultura e veshjes, sjellja e interpretimi, e bënë këtë eveniment ende më të begatë. Terri informativ, ishte e vetmja rrugë arsyeshëm e pa arsyeshme.
Pjesëmarrës me gjuhë dhe nacionalitete të ndryshme, garonin në gjuhën universale, atë të Kur`anit famëmadh. Ishte një ndjenjë e jashtëzakontë të jesh në mesin e mbi 30 kur`anave të gjallë si garues e pjesëmarrës. Të gjithë kishin mësuar fjalën e Zotit përmendsh dhe ishin zotuar se do ta ruajnë në memorien e tyre deri në përfundim të jetës.
Kjo ngjarje shoqërore e cila ndodhi këto ditë në Kumanovë, është një dritë në mesin e kësaj errësirë që ka kapluar shoqërinë shqiptare të Maqedonisë. Popullata e lodhur nga hallet, brengat e përditshme, më në fund u drejtua që ta kënaq shpirtin. Ky shpirt duhet që të jetoj i lirë dhe i kënaqur, e nuk guxon që të ngulfatet nga tymi i epshit dhe lajkat e politikës.
Në të kaluarën shqiptarët jetonin ndoshta në robëri politike, ndoshta edhe në pamundësi financiare më të madhe sesa sot, po ishin të gjallë shpirtërisht dhe të dashur njëri me tjetrin. Ata jetonin të lumtur, pasi që njihnin Zotin e tyre dhe praktikonin rregullat fetare. Shumë studime prej instituteve të ndryshme me renome ndërkombëtare edhe sot e kësaj dite tregojnë qartas se njerëzit më të lumtur në botë janë fetarët.
Ngjarjet e këtilla kur`anore janë element i shpresës dhe vizion i të ardhmes së popullatës shqiptare në Kumanovë, po edhe asaj myslimane në Maqedoni në tërësi.
Në qendër të këtyre garave kur`anore ishte fituesi i tyre hafiz Ahmet Sarikaya, të cilit Zoti ia kishte marr të pamurit, po i kishte dhënë shpirt. Një djalosh pa sy, i cili mëson tërë Kur`anin përmendsh dhe atë ia mëson të tjerëve, nuk mund të jetë tjetër pos dëshmi e begatisë së Zotit dhënë popullit të tij.
Ilahitë, recitimet kur`anore, fjalimet, mirënjohjet, dreka e darka ishin pjesë përbërëse e këtij evenimenti.
Dikur në Novi Pazar Kumanova ka dërguar hafizen e parë të Kur`anit, shqiptare, ndërsa tash nga Novi Pazari, erdhën shtatë hafiz të Kur`anit të përgatitur për garat ballkanike. Prej tyre kishte disa që fituan vende në kategori të ndryshme të garave.
Rruga që ndjekin njerëzit e mëdhenj nuk është e lehtë. Garuesi nga Kosova i cili në Libi kishte fituar një vend të posaçëm, në garat ballkanike arriti që të marr vetëm vendin e dytë në njërën prej kategorive.
Garuesit tjerë të cilët në garat evropiane në hifz të Kur`anit që organizohen në Zagreb të Kroacisë kanë marr vende të ndryshme, në Kumanovë, në garat e para ballkanike të Kur`anit disa prej tyre nuk patën fat.
Juria profesionale në krye me hfz. Bajram efendi Ajetin nga Kumanova, Sulejman Okumush nga Turqia dhe Fadil Bektash nga Bosnja e Hercegovina ia ngritën peshën garuesve po edhe garave në përgjithësi.
Kumanova ngeli pa frymë ose me frymën e ajeteve kur`anore këto dy ditë. Dy ditë dritë zemre dhe terr informativ. Për të thyer këtë terr informativ, mora lapsin të shfrytëzoj mundësinë time.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...