Wednesday, October 30, 2013

T`i frikësohemi xhehenemit, apo bërjes së mëkatit?



Hamdi Nuhiju

Pjesë e besimit të myslimanit është besimi në botën tjetër, besimi se xheneti dhe xhehenemi janë të vërteta. Nëse besimtari nuk beson në Xhennet dhe në Xhehenem, ai ka mangësi në besimin e tij dhe sipas shumicës së dijetarëve mysliman duhet që ta ripërtërij atë.

Megjithatë, në shoqërinë tonë, ekzistojnë njerëz të cilët ritet fetare ende i interpretojnë në bazë të poezive që kanë dëgjuar në ndonjë mevlud të bërë tek ndonjë i afërm. Ata hedhin pluhur mbi çdo vlerë fetare, duke e quajtur fenë tonë ose të tyre fe të deleve dhe deshve të cilët shiten për Kurban Bajram para xhamisë.
Ata nuk e kuptojnë konceptin e festës së Kurban Bajramit, prandaj edhe reflektojnë në bazë të masës që i duket nga njohuria e tyre e verbët materialiste.
Koncepti i frikës dhe i shpresës tek besimtari mysliman duhet që të jetë çështje e zgjidhur. Ai nuk guxon që t`i ngatërroj frikën me shpresën dhe të zëvendësoj vendet ndaj atyre të cilëve duhet të frikësohemi dhe prej të cilit duhet të shpresojmë.
Së pari, ne jemi krijesa të Zotit, ku si të tilla duhet që ti bindemi urdhrave dhe ndalesave të Tij. E gjithë kjo është në dobi tonën edhe pse në pamje në dëm tonin, ose epsheve tona.
Së dyti, ne duhet që të lumturohemi nga ekzistenca e urdhrave dhe ndalesave në shpirtin dhe jetën tonë të përditshme.
Së treti, nuk guxojmë që të gjejmë mangësi në to, për arsye se Krijuesi i cili i jep këto urdhra dhe ndalesa është i Drejtë për të gjitha krijesat.
Së katërti, duhet që të peshojmë vetveten dhe veprat tona para se të na peshohen Ditën e Llogarisë.
Së pesti, nuk duhet që t`i mbyllim sytë kur bëjmë ndonjë mëkat, por duhet ënjtur zemrën nga lotët e pendimit.
Ne e dimë se xhehenemi është një vend për mëkatarët. As nuk kemi të drejtë të interpretojmë sipas fesë se çfarë statusi ka ai në jetën e besimtarit, po kemi të drejtë që të reflektojmë tek mëkatet të cilat i bëjmë për çdo ditë.
Sejid Nursi thotë:” Mendimi për xhehenemin dhe frika prej tij nuk i zhduk kënaqësitë e frutave të lartpërmendura të besimit, sepse mëshira e pakufishme Hyjnore i thotë njeriut të frikësuar: Eja tek Unë, dhe hyr në derën e Pendesës! Atëherë ekzistenca e xhehenemit nuk do të tremb, por do t`i bëjë të njohura plotësisht kënaqësitë e xhenetit, dhe do të bëj t`i provosh ato, ai do të marr hakun tënd dhe atë të gjitha krijesave, të drejtat e të cilave janë shkelur, me qëllim që me këtë t`i kënaq dhe të fus gëzimin tek to.” ( Shkopi i Musait a.s., f.73)
Xhehenemi do të marr hakun tënd dhe të gjithë krijesave që janë shkelur. D.m.th është vend pastrimi e asesi vend frikësimi. Xhehenemi të përkujton xhenetin dhe të bën të vetëdijshëm për t`i ikur bërjes së mëkateve.
Frytet e besimit t`i do t`i shijosh në këtë botë për shkak të baraspeshës që ka vendosur Krijuesi midis shpirtit, mendjes,epshit dhe zemrës tënde. As edhe një sekondë nuk mund ta kalosh jashtë kësaj plejade kënaqësish të cilat reflektojnë vlerat dhe zbusin e fshehin anti-vlerat që fsheh në gjoks.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...