Friday, November 1, 2013

Paragjykime…edhe njëherë për erën…



Hamdi Nuhiju

Shoqëria shqiptare gjithnjë e më shumë po shkon drejtë një stagnimi kulturor. Ata nuk po njohin vlerat tek njëri-tjetri dhe po mundohen që në përmasa të frikshme të izolojnë grupet e njerëzve të cilët ia duan të mirën popullit shqiptar.

Kjo gjë nga rast i rrallë, ka filluar që të bëhet fenomen. Shqiptarët në vend që t`i përmbahen fjalëve për miqësi, dashuri dhe krenari, ata po trumbetojnë njëri-tjetrin. Gjithë ditën e natën të flasin për moral, ndërsa kanë të kyçur celularët e mosbesimit në zemrat dhe mendjet e tyre. Ata thërrasin në vëllazëri nëpërmjet rrugës së mosnjohjes dhe nënçmimit.
Ky ves është shndërrua në shtypje për të shtypurit. Dhe prapë në skenë del problemi i varrezave të myslimanëve. Disa shqiptarëve partizan, për myslimanizëm i bie në mend vetëm kur duhet ta varros ‘ Babën Haxhi ‘ dhe ngrenë zë, për të mos thënë shkelma si të gomarit, për drejtësi në botën e padrejtësive që kanë kontribuar vet.
Ka kohë që shqiptarët mysliman të Maqedonisë nënçmohen në mënyra të ndryshme,po ajo më e dukshmja që shihet, është edhe marrja e lejes për të varrosurit tanë. Edhe pse toka e varrezave të myslimanëve blihet me kontributet e vet myslimanëve, ndërsa toka e varrezave të ortodoksëve është tokë shtetërore që paguhet edhe me paratë e xhematlinjve shqiptar mysliman.
Nuk është e vërtetë se shqiptarët mysliman nuk kanë reaguar ndaj këtyre problemeve. Reagimi i tyre është i kohë pas kohshëm. Veshi ka qenë është dhe jam i bindur se në këtë temë edhe do të jetë, vesh i shurdhër, vesh gomari.
Po unë nuk mund të kuptoj se çfarë paralelizma bëjnë disa njerëz midis ‘ Nënë Terezës’, ‘ Skënderbeut’ dhe këtij fenomeni i cili duhet të na brengos të gjithëve?
Askush nuk është pa sy të mos shoh ekzistencën e tendencave katolicizuese në mesin e popullit shqiptar në Ballkan, po edhe në Maqedoni. Këto tendenca, të cilat nuk janë vetëm tendenca por edhe aksione konkrete, janë njëjtë të dëmshme, siç është shkuarja tek sllavët ortodoks për të kërkuar leje për varrezat e myslimanëve. Këto dy fenomene duhet luftuar në mënyrën e njëjtë. Apo ndoshta dikush nuk e ka të qartë ende sot e kësaj dite se si mund të katolicizohet një popull përmes imponimit të figurave të dyshimta?
Nuk ka faj Bashkësia Fetare e Republikës së Maqedonisë, pse ajo nuk ka arritur që të përfitoj të drejtën për të menaxhuar me pronat e veta, në mesin e të cilave hyjnë edhe varrezat e myslimanëve. Ajo ka bërë kërkesa të vazhdueshme për të gjitha sferat e jetës së myslimanëve të Maqedonisë, po ato kërkesa kanë hasur në vesh të shurdhër.
Nuk duhet që dikush të kujtohet në Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë, në organizatat islame që veprojnë në rrethin tonë, tek hoxhallarët, ose dashamirët e fesë islame, vetëm kur t`i vdesë ndonjë i afërm dhe ai duhet të nënçmohet para sllavit ortodoks. D.m.th gjatë tërë kohës hoxhallarët, organizatat jo qeveritare islame, dashamirët e fesë duhet që ta mbyllin gojën se janë të prapambetur, ndërsa kur dikujt i djeg pse po duhet ta ulë kokën përballë sllavëve ortodoks, tash këta kanë fajet e dynjasë?
Këto fenomene që u përmendën diku duhet që të luftohen bashkërisht, pa paragjykime dhe pa shpallje luftë ere. Disa njerëz duhet që të vetëdijesohen se kontribut të pamohueshëm në çështjen shqiptare kanë dhënë medresetë e hoxhallarët e ndryshëm të cilët kanë sakrifikuar edhe jetët e tyre që sot çështja jonë të ketë këtë pamje. Vetëm duhet pak durim dhe ulje përballe fakteve historike për të hapur zemrën dhe mendjen e për ta pranuar të vërtetën.
Selatin Novosella tek libri i tij’ Lëvizja për bashkimin e shqiptarëve’ vëllimi i parë e përmend një element të rëndësishëm të financimit të kësaj lëvizjeje e që ishin fitrat dhe sadakatë. Ai përmendi grupin e medresistëve të medresesë Alaudin, të cilët kanë dhënë kontribut të pamohueshëm në çështjen shqiptare.
Po ashtu fillesat e Universitetit Shtetëror të Tetovës, ishin në xhami. Njeriu vetëm duhet që të ketë mbyllur zemrën me dry, për të mos pranuar realitetin e kontributit të myslimanëve shqiptar në çështjen shqiptare.
Çështja e varrezave të myslimanëve detyrimisht duhet zgjidhur. Kjo çështje fillimisht kërkon pastrim prej paragjykimeve dhe dashuri për të, e pastaj edhe aksion konkret drejtë zgjidhjes përfundimtare.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...