Sunday, December 8, 2013

Xhon Loku, themelues i empirizmit-1



Dragan M. Jeremiç

1
Xhon Lok

Xhon Loku shumicës i përngjet si pjesa tjetër e filozofit Kant. Të dytë kanë qenë, siç thotë Vil Durant ‘ gjenitë klasik’ dhe të dytë kanë tentuar që në mënyrë ideologjike të jepet shpirti qytetar i shoqërisë.
Kantin e kanë quajtur ‘ Koperniku i filozofisë’, ndërsa Xhon Lokun ‘ Njutoni i filozofisë’,, kështu në këtë mënyrë duke treguar kontributet e tyre epokale në filozofi.

Historiani gjerman i filozofisë Fridrih Jodl, duke analizuar këtë emërtim krahasues për Lokun, vlerëson se ai nuk është përdorur si duhet, jo për shkak të dallimit në vlera midis Njutonit dhe Lokut, po në dallimet në karakter të këtyre dy krahasimeve. Njutni është një përfundim, një sintezë e zbulimeve të hershme në shkencën e fizikës dhe rëndësia e tij ka qenë thjeshtë teorike; Loku është një fillim, një burim i shumë diturive të ardhshme, dhe rëndësia e tij nuk ka qenë vetëm teorike, po edhe praktike. Dija e tij nuk ka rrjedh vetëm në filozofi, edhe pse para se gjithash ka qenë një filozof i madh, por dija e tij ka rrjedh edhe në ideologjinë shoqërore, në mjekësi, në ekonomi, në pedagogji. Loku e ka kapërcyer edhe Kantin jo vetëm në filozofi, nëpërmjet Hjumit, po edhe në pedagogji nëpërmjet Rusoit.
Por, për dallim prej Kantit, Loku ka jetuar një jetë të bujshme. Është i lindur në vitin 1632 në Ringston pesë milje nga Bristoli në jugperëndim të Anglisë, prej një babai jurist me mendime të lira, dhe i ndarë në shpirtin e puritanizmit të shtrënguar, Loku ka studiuar në Kolegjin e Kishës së Jezuit në Oksford. Atje qysh prej vitit të dytë ka mësuar për skolastikën e filozofisë në kuadrin e logjikës formale dhe filozofinë morale, dhe sa herë ka komentuar teologjinë e Aristotelit. Por, Loku ka dashur që të përfitoj dituri të thella dhe jo vetëm sipërfaqësore, ai e ka gjetur mënyrën se si të përfitoj prej filozofëve Bekonit, Dekartit e Gasendi, gjë që i ka shërbyer shumë edhe në të ardhmen. Ka vendosur që të kërkoj leje për të mësuar pa teologjinë që d.m.th që të mos dëshiroj që teologjia të përfshihet në karrierën e tij kishtare. Ka filluar që të merret me shkencat natyrore si me fizikë, , kimi, meteorologji, dhe sipas gjitha gjasave edhe me mjekësi. Si shok i kimistit të njohur Bojli ka marr pjesë në eksperimentet e tij. Duke pritur leje për të vazhduar studimet në shkencat natyrore, ka qenë i zgjedhur për ligjërues të gjuhës greke, i retorikës dhe censor i filozofisë morale. Pastaj ka lëshuar studimet akademike dhe ka filluar që të merret me diplomaci. Në shkencë ka përparuar shumë më shumë sesa në arritjen e titujve shkencor, edhe pse pa njohuri mjekësore, në vitin 1667 ka kryer një operacion të rëndë lordit Antoni Eshli, grofi prej Shefteberisë, udhëheqësit të partisë së vigorëve dhe një shtetar i lart anglez, i cili e ka emërtuar si mjekun personal dhe me këtë edhe si mësues i fëmijëve të tij. Prej këtij momenti, fati i këtyre dy njerëzve ka qenë i lidhur.
Ndoshta Loku ka qenë në mëdyshje zgjedhjeje midis politikës dhe mjekësisë, por njëkohësisht i besuari i tij Lord Eshli ka qenë i ngritur në pozicionet më të larta shtetërore si lord i kancelarisë dhe ministër i kryetarit, dhe vet Loku, si rezultat i këtij pozicioni të Lord Eshli, ka marr një pozicion të rëndësishëm si sekretari personal i lordit të kancelarisë dhe sekretar i Këshillit të Tregtisë. Mirëpo në dimrin midis 1670-71, ai ka ardhur deri në përfundim që të zgjidh problemet rreth fuqisë së njohurive dhe zgjidhjen e të gjitha problemeve rreth kësaj sfere. Kur lord Eshli, atëherë veç grofi nga Sheftecberisë, për  herë të dytë është larguar nga pushteti, dhe Loku është detyruar njashtu që të lëshoj pozicionet e tij në shtet, ka vendosur ai që për shkak të sëmundjes së tij, astma, të shkoj dhe të jetoj në vendin e tij të ngrohtë në Francë, ku ka jetuar katër vite. Kur është kthyer në Angli, ka takuar grofin Sheftesberi, si një përgatitës për revolucion kundër Stjuartit. I zbuluar, grofi është detyruar që të shkoj në Holandë, dhe me të në mënyrë vullnetare ka shkuar edhe Loku. Në Holandë pas vdekjes së grofit prej Sheftesberi, ai, pra Loku,  për pesë vite është detyruar që të fshihet dhe ndryshoj identitetin e të udhëtoj prej qyteti e në qytet dhe si rezultat i kësaj përvoje ai ka shkruar edhe kryeveprën e tij ‘ Esse rreth vetëdijes njerëzore’, i cili në atë kohë është botuar në gjuhën frënge. Më pastaj rrjedhin edhe punime tjera që dëshmojnë për erudicionin e Lokut, për shembull ai në një punim të tij në gjuhën hebreje ka shkruar një poezi, pastaj prej aty ai ka shkruar edhe Letrën e parë të tolerancës në vitin 1685, dhe më pastaj një numër letrash edukativ për shokun e tij Klark. Kur në Angli, në vitin 1688, revolucioni përfundoi pa gjakderdhje, me një kompromis klasik, dhe në pushtet erdhi Vilem Oranski, shoku personal i Lokut në kohën e emigrimit të tij, Loku u kthye në Angli. Shqetësimi i tij kryesor ka qenë që sa më shpejtë t`i botojë ‘ Ese rreth vetëdijes njerëzore’ ( 1690),’ Dy debate rreth udhëheqjes qytetare’( 1690 ),’ Letra e dytë dhe e tretë e tolerancës’( 1690 dhe 1692), si dhe’ Mendime rreth edukimit”( 1693). Për këtë arsye edhe ka refuzuar që të shkoj si ambasador në  Vjenë, mirëpo është detyruar që të pranoj detyrën e anëtarit të Komisionit për ankesa dhe me këtë edhe disa pozicione të larta në Ministrinë e tregtisë dhe kolonisë. Në ato vite ai ka luftuar për lirinë e botimit, ka përpiluar një plan për rritjen e mundësive financiare dhe ka arritur që të propozoj një metodë për efikasitetin e armëve. Nga viti 1700 një familjare e tij Masham,  e ka rishikuar ‘ Ese rreth vetëdijes njerëzore’ për nevojat e Universitetit të Oksfordit dhe e ka ndarë në një shënim të vogël’ Ese rreth mendjes së shkolluar’ e cila është dashur që të jetë si shtojcë e ‘ Esesë’ si dhe ka nisur shkrimin e Letrës së Katërt të tolerancës që nuk e ka përfunduar. Në këtë gjë e ka penguar vdekja ashtu si i takon një jete të frytshme, një vdekje e ëmbël, të cilën e ka gjetur të përgatitur për ta pranuar me 28 tetor të vitit 1704.

Vazhdon...

Përktheu e përshtati prej serbokroatishtes: Hamdi Nuhiju

Burimi: Џон Лок, творац eмпиризма, Драган М. Јеремиќ, Београд 1960 стр.3-6

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...