Sunday, December 8, 2013

Oslo


Oslo

Oslo ose Kristiania e dikurshme ( 1624-1925) qyteti dhe rrethina që në vitin 2002 numëronte 512.589 banor është kryeqytet i Norvegjisë.

Gjendet në pjesën veriore prej fjordit Oslo dhe është rrethinë e veçantë. Ka qenë i themeluar prej mbretit Harald III Sigurdson në vitin 1050.
Hakon V  e ka ndërtuar kalanë Akershus në vitin 1300.
Kalaja Akershus
Pastaj është djegur në një zjarr në vitin 1624, ndërsa mbreti Kristian nga Danimarka-Norvegjia ka ndërtuar një qytet pak më të njohur dhe e ka emërtuar me emrin Kristiania. Në mënyrë të veçantë është zhvilluar në shekullin XIX, pjesërisht me absorbimin e qyteteve tjera për rreth dhe e ka zëvendësuar Bergen si një qytet më i madh dhe më me ndikim në Norvegji. Është riemëruar në Oslo në vitin 1925 dhe shpejt është zhvilluar pas Luftës së dytë botërore. Ky është qendra kryesore ekonomike, financiare dhe transportuese në tërë vendin dhe porti i saj është më i ndryshueshmi dhe më i madhi në tërë vendin.

Përktheu e përshtati: Hamdi Nuhiju
Burimi: Fjalori enciklopedik britanez, versioni maqedonisht, vëllimi 7, faqe 101

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...