Tuesday, April 27, 2021

A u futëm vet në kurthin e feministëve të Mitrovicës?

 Mr. Hamdi Nuhiju

 

Qysh na futën në kurth aksioni i feministëve të Mitrovicës. Shumë metafora në protestën e tyre, ndërsa kapja-zëri ishte vetëm te një element si shenjtëri-virgjiniteti. Si shoqëri nëse jemi aq e turpshme saqë edhe në letërnjoftime në vend që të na shkruaj seksi për përcaktimin tonë biologjik, na shkruan gjinia, do të duhej të na interesonin sloganet tjera të protestës së aksionit simbolik të feministëve. Për shembull ngacmimit seksual në punë. Pse shoqëria dhe hoxha është pa zë në këtë temë, apo ndoshta nuk mund të flas se në radhët e xhamive ka plot ngacmues seksual në punë të cilët kur vendosin për të vënë marrëdhënie martesore me dikë si kusht bazë e vënë virgjinitetin?

Virgjiniteti si është edhe si kuptohet nga shoqëria ka dallim. Aksidentalisht një vajzë adoleshente me biçikletë duke mos u ruajtur mjaftueshëm në aspektin biologjik e humb virgjërinë. Çka ndodh me fatin e saj? Ajo gjatë jetës së saj deri në momentin e përgatitjes për martesë nuk ka pasur kontakt me asnjë mashkull dhe është aq shumë e edukuar saqë shumë familje do t`ia kishin zili për ta pasur në gjirin e tyre. Ky aksident i cili nuk mund të shpjegohet, ose më mirë thënë nuk mund të faktohet në momentin e martesës mund që t`ia prish fatin e jetës dhe këtë person ta lë rrugëve dhe ta etiketoje si e përdalë.

Ndaluni pak dhe analizoni rrugët dhe lagjet tuaja, duke nisur prej familjeve. Sa vajza të moshës 40 vjeçare kanë ngelur pa martuar ose nuk duan të martohen pikërisht për shkak të stigmatizimeve të këtilla? Ndoshta asnjëherë në jetë nuk kanë pasur kontakt me ndonjë mashkull, por kur shohin qasjen dhe mënyrën e sjelljes së shoqërisë ndaj tyre, heqin dorë nga dëshira për t`u martuar.

Mendoni dhe logjikoni pak për të ardhmen e fëmijëve tuaj se në çfarë ambienti po i rrisim? I edukon, i mëson për jetën, i shkollon, i përgatit për tregun e punës, në punë ngacmohet seksualisht nga dikush të cilin e sheh në xhami ose kishë dhe ka mbrojtje nga hoxha ose prifti. Nesër vajza stigmatizohet, ndërsa ngacmuesi seksual vazhdon me gjahun e tij të rehatshëm.

A duhet që të dëgjohet zëri i vajzave, kërkesat e tyre, natyra e tyre si dhe ata të flasin vet për rrolin e tyre në shoqëri? Pse ka nevojë që meshkujt gjithmonë kur ata bëjnë aksione simbolike t`i stigmatizojnë dhe t`i paragjykojnë deri në nivelin e nxjerrjes prej njerëzillëkut?

Nuk ka dyshim se virgjiniteti si koncept edukativ dhe moral është i shenjtë dhe të rinjtë dhe të rejat duhet që të edukohen dhe mësohen për ta ruajtur dhe mbrojtur si vlerë, por jo deri në nivelin e keqpërdorimit në emër të saj.

Shpesh herë dëgjojmë për vdekje të burrave të rinj në moshë dhe ngeljen e grave të reja me fëmijë ose pa fëmijë. Shoqëria jonë në aspektin moral, kombëtar dhe fetar si duhet t`i trajtoj këto raste? T`i lë në mëshirën e fatit që vet të luftojnë me jetën, apo t`i orientoj drejt një ombrelle të sigurt familjare e cila nuk do të lejonte që vajza shqiptare të përfundonin në prehrin e maqedonasve dhe serbëve?

Keni dëgjuar për martesat e përziera midis shqiptarëve dhe maqedonasve e serbëve? Ka shumë raste dhe rrëfime rrëqethëse. Faji për gjendjen e këtillë ekziston tek të gjithë ne, duke nisur nga hoxha në xhami dhe prifti në kishë. Ekzistojnë dy shtete shqiptare në Ballkan dhe përsëri vajzat shqiptare të Shqipërisë nuk mund të gjejnë një burrë shqiptarë për t`u martuar, por shkojnë e shiten për maqedonasit e serbët.

Logjika politike duhet të ndryshoj. Nëse shpërthimin femëror në Mitrovicë po e minimizojmë me kauzën e virgjinitetit, idenë për qasjen tonë ndaj këtyre temave duhet ta maksimalizojmë deri në nivelin e trajtimit të drejt e të gjitha problemeve që po piketohen ndër vite nga motrat tona.

 

Thursday, April 22, 2021

Edhe nga Maqedonia po të themi: Rama Ik

 Hamdi Nuhiju

Të dielën në Shqipëri mbahen zgjedhjet parlamentare ku favorit kryesor është opozita shqiptare në krye me Lulzim Bashën, ndërsa në të gjitha sondazhet kryeministri në ikje Edi Rama duket se është në disavantazh. Përveç gjërave që i ka bërë dhe nuk i ka bërë për shqiptarët e Shqipërisë, Edi Rama e për të cilat duhet të jap llogari, ekziston edhe një raport tjetër që ai detyrohet me kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të përgjigjet në pyetjen: Çfarë bëri për shqiptarët e Maqedonisë?

Shkurtimisht po përmendim disa gjëra ku duhej ndërhyrja e kryeministrit shqiptar.

Gjatë qeverisjes së kryeministrit shqiptar Edi Rama, ndodhën shumë gjëra në Maqedoninë e Veriut e që ishin në dëm të shqiptarëve, si për shembull rasti “Monstra”. Në asnjë moment nuk është ndjerë prezenca ose presioni i shtetit shqiptar në krye me kryeministrin Edi Rama për t`i detyruar autoritetet e Maqedonisë për t`i lëvizur gjërat para.

Qindra tekste fyese dhe denigruese shkollore ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe asnjë reagim nga kryeministri i mbarë shqiptarëve, por si duket vetëm i grigjës së tij, Edi Rama.

Shqiptarët e pambrojtur në vitin 2015, nuk gjetën as përkrahjen morale po as politike nga kryeministri Edi Rama.

Qindra shtetas shqiptarë të Shqipërisë në nivel mujor trajtohen në mënyrë jo njerëzore nga ana e autoriteteve maqedonase në kufi, duke i ndarë prej turmave dhe duke i kontrolluar në mënyrë speciale, Edi Rama i ka futur veshët në lesh, as që dëshironte të dëgjonte për hallet dhe brengat e tyre.

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk përfituan as edhe një vaksinë të vetme nga shteti shqiptar si donacion që mund të drejtohej në ndonjë komunë ose institucion enkas për vaksinimin e tyre.

Katastrofa humanitare pas vërshimeve që goditën Hasanbegun dhe Haracinën, shteti shqiptar dhe Edi Rama as që nxorën një fjalë goje për t`i shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave të humbura, e të mos flasim për t`i dal në ndihmë me mjetet e ushtrisë shqiptare si dhe shtetit shqiptar.

Edi Rama kryeministër dhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut në vend që falas të pajisen me shtetësinë dhe pasaportën shqiptare, ata nën dorë, duke korruptuar autoritetet shqiptare japin pasaporta me çmime deri në 10.000 euro. Sa për informacion, 5.000 euro nën dorë kushtonin pasaportat bullgare për maqedonasit që dëshironin të pajiseshin me to, si dhe pasaporta bullgare është pasaportë me kompetenca shumë më të mëdha sesa pasaporta shqiptare, pasi që Bullgaria është edhe pjesë e Bashkimit Evropian.

Republika e Turqisë me mijëra student nga Maqedonia e Veriut i shkollon falas në të gjitha nivelet, bachelor, master dhe doktoraturë, ndërsa Republika e Shqipërisë në krye me kryeministrin Edi Rama asnjë student shqiptarë të varfër nuk e ka shkolluar.

Rama Ik dhe mos u kthe më! Kur ti nuk ishe me ne në momentet më të vështira, por as në momentet e mira, nuk na duhesh as ne, por nuk i duhesh as Shqipërisë.

Shqipërisë i duhet një kryeministër i cili përveç që do të kujdeset për banorët e saj brenda territorit, ai duhet të kujdeset dhe të jetë baba edhe për shqiptarët që kanë ngelur jashtë kufijve zyrtar të Shqipërisë.

 

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...