Friday, February 26, 2010

Homoseksualizmi si standard

Homoseksualizmi si standard
Hamdi Nuhiju
( Gazeta Impakt, 15 shkurt 2010, nr.6, f.11)

Republika e Maqedonisë, qysh prej themelimit të saj si Republikë, e ka definuar kahun e saj ideologjik dhe rrugën se nga duhet të ecë. Ka pranuar me vetëdashje sistemin demokratik dhe iniciativën evropiane për t’u integruar në të gjitha unionet perëndimore ekonomike, politike dhe ushtarake. Këto tre sfera, ose elemente të një ndërtese të madhe, janë baza rreth së cilës gravitojnë të gjitha shtetet në rruzullin tokësor.

“Shkupi-2014” projekt diskriminues…!!!

“Shkupi-2014” projekt diskriminues…!!!
Hamdi Nuhiju
( Gazeta Impakt, 15 shkurt 2010, nr.6, f.10)

Këto ditë u promovua cd-ja vizuale e planit urbanistik për Komunën Qendër të titulluar “ Shkupi-2014”. Ky plan përveç që mban një kosto të lartë financiare, mbi 200 milion euro, ai mban edhe shumë diskriminime fetare, nacionale, e gjinore në Republikën e Maqedonisë.

Dragan Pavlloviq Llatas vs Gazetarët

Dragan Pavlloviq Llatas vs Gazetarët
Hamdi Nuhiju
( Gazeta Impakt, 1 shkurt 2010, nr.5, f.9)

Aferat janë shndërruar në fenomene në Republikën e Maqedonisë. Asnjë periudhë nuk kalon pa ndonjë aferë të caktuar. E veçanërisht në këto momente kur po bëhet një presion i madh ndërkombëtar ndaj Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhjen e kontestit ndërmjet veti rreth çështjes së emrit kushtetues të Maqedonisë.

“Për inat të Kishës duam Xhami”

“Për inat të Kishës duam Xhami”
Hamdi Nuhiju
( Gazeta Impakt, 1 shkurt 2010, nr.5, f.8)

Kështu tingëllon titulli i një artikulli të shkruar nga ana e autorit Toni Angellovski në të përditshmen maqedonase “Vreme”. Autori e komenton fjalën e Skender Buzakut në lidhje me kërkesën legjitime të myslimanëve shqiptar në Republikën e Maqedonisë për rindërtimin e Burmali Xhamisë.

Si jetojnë shqiptarët e Maqedonisë?

Si jetojnë shqiptarët e Maqedonisë?
Hamdi Nuhiju
( Gazeta Impakt, 15 janar 2010, nr.4, f.6)

Edhe pse sipas ligjeve të Republikës së Maqedonisë jemi qytetar të barabartë me të gjitha etnitetet tjera, prapë se prapë ekzistojnë diskriminime të shumta në të gjitha sferat e veçanërisht në sferën sociale dhe ekonomike të jetesës së shqiptarëve të Maqedonisë. Zakonisht këto shqiptar jetesën e tyre e sigurojnë nga tregtia, biznesi i vogël si dhe shumica e tyre janë të varur ekonomikisht nga familjarët e tyre në Perëndim.

Hija e Cezarit

Hija e Cezarit
Hamdi Nuhiju
( Gazeta Impakt, 15 janar 2010, nr.4, f.6)

Cezari, perandori i famshëm romak, i kujtohet të gjithë atyre që lexojnë historinë. Për të janë bërë shumë filma artistik të ndara nëpër episode. Disa pjesë të historisë më së miri lexohen përmes aktrimit sesa përmes librave. Kjo gjë dëshmon rrugën që na ka vizatuar teknologjia.

1001 net politikë...!!!

1001 net politikë...!!!
Hamdi Nuhiju
( Gazeta Impakt, 1 janar 2010, nr.3, f.19)

Librin 1001 net ta lexosh dhe të mos inspirohesh e frymëzohesh për të shkruar, medituar, ose edhe kreiruar, është e pamundur. Ai libër i vjetër, shumë shekujsh, me faqet e trasha të përrallëzave arabe është melankolia e mendimeve të çiltra. Përmes tij njeriu mëson, madje edhe e gërryen mentalitetin e tij prej meskini drejtë një realizimi magjik të vetëdijes së lartë njerëzore.

8 me 2…!!!

8 me 2…!!!
Hamdi Nuhiju
( Gazeta Impakt, 15 dhjetor 2009, nr.2, f.13

Maqedonia është një vend aspirant për në Bashkimin Evropian qysh me pavarësimin e saj prej ish-Jugosllavisë. Tentimet për tu afruar në Bashkimin Evropian asnjëherë nuk janë ndalur, edhe pse në të shumtën e rasteve këto tentime kanë rezultuar me urrejtje, injorim e përbuzje nga ana e faktorit ndërkombëtar për këtë vend të vogël, ose më saktësisht thënë nga ana e një pjese të faktorit ndërkombëtar.

Kultura vs civilizimi

Kultura vs civilizimi
Hamdi Nuhiju
( Gazeta Impakt nr.1, 15 nentor 2009, f.8)

Shumë njerëz nuk dinë ose nuk duan të bëjnë dallimin midis kulturës dhe civilizimit. Ata keqkuptojnë dhe keqinterpretojnë mendimet e tyre kur janë në pyetje këto dy koncepte mjaft të rëndësishme për vet shoqërinë njerëzore. Nuk duan ose nuk dinë, është një element i cili duhet të kihet parasysh gjithmonë.

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...