Friday, February 26, 2010

Hija e Cezarit

Hija e Cezarit
Hamdi Nuhiju
( Gazeta Impakt, 15 janar 2010, nr.4, f.6)

Cezari, perandori i famshëm romak, i kujtohet të gjithë atyre që lexojnë historinë. Për të janë bërë shumë filma artistik të ndara nëpër episode. Disa pjesë të historisë më së miri lexohen përmes aktrimit sesa përmes librave. Kjo gjë dëshmon rrugën që na ka vizatuar teknologjia.

 Në njërin prej filmave për Cezarin, Oktaviani thotë një fjali, të cilën ne e kemi bazë të interpretimit politikë në këtë shkrim: “Hija e Cezarit po më ndjek ku po shkoj...”
Hija e Cezarit po na ndjek edhe në këto ditët tona të demokracisë. Ai simbolizmi i të keqes dhe largimi prej rrugës së të mirës po na rikthen vetëdijen në trans. Vetëm gjuha e termeve ka ndërruar. Dikur Cezari kishte ndarë shoqërinë në skllevër dhe të lirë, ndërkaq sot shoqëria është e ndarë në skllevër dhe të lirë, por me terma të tjerë. Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski para disa ditëve ishte në vizitë të Izraelit. Ai, përveç që në ekipin e tij nuk mori asnjë shqiptar, na u kthye prej Izraeli me porositë e ministrit izraelit Liberman. Ndoshta fjalët e tij i ka marrur shumë seriozisht ose edhe janë përshtatur me logjikën e politikës së tij.
Liberman theksoi se në Maqedoni ekzistojnë celula të terrorizmit islamik dhe se duhet luftuar nga ana e qeverisë së Nikolla Gruevskit. Unë që 23 vite që jetoj në këtë vend, ende nuk kam pasur mundësi të shoh ndonjë terrorist të tillë siç po i quan Liberman. Ndoshta Liberman ka për qëllim praktikantët mysliman dhe ato i quan si të këtillë. Nëse kjo gjë është e vërtet, atëherë në grupin e terroristëve islamik qenka edhe nëna ime, edhe fëmijët nëpër çerdhe që mësojnë shkronjat e Kuranit.
Me logjikën e këtillë ne nuk habitemi shumë. Por, na shqetëson qëndrimi i Gruevskit ndaj çdo alarmi të jashtëm për politikën e brendshme. Edhe kësaj here u dëshmua se dirigjent i politikës së brendshme në Maqedoni janë Cezarët dhe jo vet ai i cili po udhëheq me orkestrën e tij. E dimë shumë mirë se për çifutët, terrorist është çdo njeri që ka emër mysliman. Por, nëse futemi në shpjegime të terrorizmit dhe praktikimit të tij, do të shihnim në mënyrë të përpiktë ngjashmëri midis terrorizmit ndërkombëtar dhe ekzistencës së Izraelit si shtet. Menjëherë pas deklaratës së tij, ne pamë ofensivën e radhës të ushtrisë izraelite në tokën e okupuar të Gazës. Kjo ofensivë ushtarake ishte me pretekstin e mbylljes së dyerve të pronarëve të vërtet të kësaj toke, ndërkaq ishte dhunim dhe vrasje e njerëzve të pafajshëm.
Maqedonia e Nikolla Gruevskit i përshtatet logjikës politike të ministrit Liberman. Gjithmonë duhet të gjendet një fajtor që situata të mos jetë e qetë, dhe për tu dukur si të angazhuar për zgjidhjen e problemeve jetike për një shtet. Izraeli i justifikon sulmet mbi myslimanët palestinez nën pretekstin e ruajtjes së territorit dhe ruajtjes së botës nga terrorizmi islamik. Ndërkaq Hamasi po kërkon demokratizimin e Palestinës, çlirimin dhe renditjen e Palestinës në krahun e forcave demokratike. Kërkesa e Hamasit dhe veprimi i qeverisë izraelite na bën që të çuditemi. E dimë fort mirë se qeveria izraelite është e prirur fetarisht, ndërkaq Hamasi haptazi deklaron animin politik kah Perëndimi. Megjithatë Perëndimi që është deklaruar kundër qeverive me prirje religjioze, kësaj here po mbështet qeverinë izraelite dhe po sulmon me të gjitha mjetet e mundshme Hamasin. Të njëjtën gjë po bën Nikolla Gruevski me shqiptarët mysliman të Maqedonisë. Këto shqiptar, janë pro futjes së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Këto shqiptar kanë ndihmuar proceset e demokratizimit të Maqedonisë si dhe po punojnë për ndërtimin e këtij shteti. Ndërkaq gjuha radikale sllave është kundër Bashkimit Evropian, kundër NATO dhe instancave ndërkombëtare, prapë se prapë mbështeten këto sllav, ndërkaq shqiptarët edhe nga jashtë sulmohen me gjuhë raciste të ministrit izraelit Liberman për terrorist islamik.
Kjo gjuhë e ministrit izraelit i përshtatet kryeministrit Nikolla Gruevski për të ndërtuar alibitë e tij për sulm ndaj organizatave rinore, humanitare dhe studentore. Edhe pse prezenca e këtyre organizatave në Maqedoni ka për qëllim arsimimin dhe vetëdijesimin e këtyre të rinjve, për Nikolla Gruevskin dhe ministrin Liberman kjo gjë është e dëmshme. Ndërkaq arsimimi dhe vetëdijesimi i popullatës myslimane në Maqedoni, për Maqedoninë, për proceset demokratike dhe vet qeverinë e Nikolla Gruevskit është një shtysë për përparimin e këtij shteti.
Por, logjika e dhunës, e mbjelle nga mbështetësi izraelit, nuk kërkon arsimim dhe civilizim të popullatës shqiptare në Maqedoni. Kjo logjikë në qeverisjen e Nikolla Gruevskit na sjelli Sopotin, na sjelli Brodecin, Haraçinën e Hasanbegin. Të gjitha rastet e montuara politike ku vuanin shqiptarët e pafajshëm. Kjo qeveri theu edhe Sllupçanin e pathyeshëm. Të gjitha këto montime politike që ndodhën gjatë qeverisjes së Nikolla Gruevskit, shqiptarët e Maqedonisë i vuanin në kurrizin dhe lëkurën e tyre. Edhe pse të pafajshëm, megjithatë faji bëhej i madh përmes medieve dhe mundit të dhënë nga ana e Nikolla Gruevskit për fajësim.
Bllokada në Bukuresht dhe Bruksel mund të jetë dënim prej Krijuesit për këtë politikë nënçmuese sllave ndaj shqiptarëve. Edhe pse shqiptarët e këtij vendi nuk duan bllokadë nga ana e Bashkimit Evropian dhe Forcave të Mëdha, por sllavët e Maqedonisë meritojnë më shumë se bllokadë.
Liberalizimi i vizave ishte një proces që do të ndodhte në pjesën perëndimore të Ballkanit. Kjo gjë nuk varej as nga Maqedonia, as nga aleatët e saj dhe as nga Ballkani si tërësi. Por, varej prej vullnetit politik dhe interesave ekonomike të Bashkimit Evropian. Megjithatë liberalizimi i vizave nuk duhet të jetë një mbështetës i mëtutjeshëm i politikave diskriminuese sllave ndaj shqiptarëve mysliman të Maqedonisë. Para disa ditëve një i burgosur i Brodecit u mbyt në burg. Sipas të dhënave zyrtare ai kishte sulm në zemër dhe për këtë arsye edhe u nis në botën pafund. Mu në momentin kur kemi ikje të mëdha nga burgu famëkeq i Idrizovës, kur kurdisen montime të reja politike ndaj disa ish ministrave maqedonas të Maqedonisë, i burgosuri shqiptar nga Brodeci na paska sulm në zemër dhe si rezultat i kësaj paska vdekur. Dhe Gruevski gjithë këtë rrëfim pret që ta besojnë shqiptarët e Maqedonisë!
Ky vend i vogël në momentin e tensionimit të situatës bën shumë zhurmë. Këto ditë u bë edhe ri formatimi i qeverisë së Nikolla Gruevskit duke bërë disa lëvizje shahu. Pas kongresit të partisë së BDI, DR, u përfol shumë për një koalicion të mundshëm midis këtyre dy partive shqiptare në Maqedoni. Ndërkaq PDSH prezencën e vet nëpër media po e sheh përmes sipas saj kalimeve të reja në PDSH nga ana e DR. Ali Ahmeti i bëri presion Nikolla Gruevskit dhe partia e tij ka marr qëndrim të unifikuar rreth zgjidhjes së kontestit me emrin me Greqinë. Brenda gjashtë muajve sipas burimeve të BDI duhet të zgjidhet kontesti i emrit me Greqinë, përndryshe do të ketë presione të reja për Nikolla Gruevskin.
Ky presion i Ali Ahmetit, u lidh shumë mirë me vizitën e Nikolla Gruevskit që i bëri Spanjës me rastin e marrjes nën udhëheqësi të Bashkimit Evropian për gjashtë muajt e ardhshëm. Si duket Nikolla Gruevski i renditur krah më krah me Izraelin, Spanjën, SHBA, Britaninë, Francën në luftën kundër terrorizmit, po shpreson se Maqedonia do të ketë mbështetje nga ana e Spanjës dhe ngutet që të ri formatoj politikën e tij të jashtme në favor të futjes së Maqedonisë në NATO dhe Be.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...