Friday, February 26, 2010

Si jetojnë shqiptarët e Maqedonisë?

Si jetojnë shqiptarët e Maqedonisë?
Hamdi Nuhiju
( Gazeta Impakt, 15 janar 2010, nr.4, f.6)

Edhe pse sipas ligjeve të Republikës së Maqedonisë jemi qytetar të barabartë me të gjitha etnitetet tjera, prapë se prapë ekzistojnë diskriminime të shumta në të gjitha sferat e veçanërisht në sferën sociale dhe ekonomike të jetesës së shqiptarëve të Maqedonisë. Zakonisht këto shqiptar jetesën e tyre e sigurojnë nga tregtia, biznesi i vogël si dhe shumica e tyre janë të varur ekonomikisht nga familjarët e tyre në Perëndim.


Një pjesë e madhe e shqiptarëve të Maqedonisë jetojnë në varfëri të skajshme ku sigurojnë jetesën e tyre përmes ndihmave sociale. Ata përveç që janë të përjashtuar politikisht prej shoqërisë, ose pjesës tjetër të shoqërisë, përjashtimi i tyre është edhe në aspektin e punësimeve, në sferën e tregtisë etj.
Puna e studimeve ka ngritur standarde të dyfishta në mesin e shqiptarëve të këtij vendi. Tetova si qytet universitar, përmes pozitës së saj strategjike ka përfituar shumë benificione ekonomike edhe pse atje ndodhin shumë diskriminime tjera fiskale. Ndërkaq pjesët tjera shqiptare në Maqedoni jetojnë në një varfëri të skajshme. Ndryshimi i trajtimit strategjik në sferën e arsimit ka ndryshuar edhe pozicionin social dhe ekonomik edhe të shqiptarëve jashtë qytetit të Tetovës. Shpërndarja e disa fakulteteve në disa qytete tjera shqiptare si në Strugë, Kërçovë, Shkup e Kumanovë, ka ngritur pak cilësinë e jetesës së shqiptarëve të këtyre vendeve. Përveç që iu është ofruar mundësia e studimit të rinjve shqiptar, njashtu janë mundësuar edhe vjelje ekonomike nga ana e biznesit dhe ngritja e cilësisë së jetesës në këto qytete të banuara me shqiptar. Por, nga shpërndarja e fakulteteve nëpër qytete të ndryshme lind problemi i sistematizimit të atij numri të madh të rinjsh me diplomë universitare. Një pjesë prej tyre që kanë fatin të jenë të lidhura me partitë në pushtet gjejnë një punë sa për të fituar bukën e gojës, ndërsa pjesa tjetër ose e provojnë veten në sfera të caktuara të biznesit përmes investimeve të vogla, ose edhe si zgjidhje shohin perëndimin dhe punën e dorës atje.
Ne nuk duhet të dëshpërohemi nga numri i madh i të diplomuarve nëpër fakultete të ndryshme, bile duhet të mundohemi që komplet popullatën ta kemi të shkolluar dhe të kaluar nëpër dyert e ndonjërit prej fakulteteve. Por, shteti dhe politika duhet të gjej mënyra se si ti sistematizoj të gjithë ato të rinj nëpër vende të ndryshme të punës dhe të mos lejojë që prej tyre të përfitoj Perëndimi si punëtor krahu e jo si kapacitete intelektuale.
Nëse bëjmë një krahasim të vogël midis Egjiptit dhe Maqedonisë në sferën e arsimimit, do të shihnim në Egjipt taksistë me doktoraturë të përfunduar, ndërkaq në Maqedoni, udhëheqës sektorësh në qeveri me shkollë të mesme. Në Egjipt edhe doktori i shkencave punon si taksi, ngaqë ka nevojë për të fituar për ekzistencë dhe se numri i doktorëve të shkencave është tejet i madh. Ndërkaq në Maqedoni ka shumë të diplomuar nëpër sfera të ndryshme që kërkon tregu i punës këtu, por pozicione të ndryshme shoqërore zënë persona që janë të lidhur ngushtë me partinë. Ky lloj i diskriminimit nuk bëhet nga ana e partive politike maqedonase ndaj shqiptarëve të këtij vendi, por është i vetmi lloj i diskriminimeve që rrjedh prej vet partive tona shqiptare që veprojnë në Maqedoni.
Është absurde që të kërkohen administrator shtetëror me mesatare të larta, ndërkaq udhëheqës sektorësh në qeverinë e këtij vendi të jenë shqiptar me shkolla të mesme.
Liberalizimi i vizave ka ndryshuar pak gjendjen sociale të shqiptarëve të Maqedonisë. Pas 19 dhjetorit e këtej Maqedoninë e kanë lëshuar 150000 qytetar duke shkuar kryesisht në Zvicër, Gjermani e Austri. Sikur liberalizimi i vizave të i mundësonte shqiptarëve të këtij vendi të bëjnë lëvizje tregtare dhe biznesore me vendet e Bashkimit Evropian atëherë fitimi do të ishte i dyfishtë. Por, liberalizimi i vizave kërkon nga shqiptarët e këtij vendi që të derdhin paratë e tyre në Perëndim. Megjithatë nga të gjitha ngjyrat ne nuk do e pëlqejmë vetëm ngjyrën e zezë të ngjarjeve, por do të shohim edhe kolorit ngjyrash tjera.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...