Thursday, December 5, 2013

Niebuhr, Barthold Georg ( 1776-1831)



Historiani gjerman Niebuhr, Barthold Georg është i lindur me 27 gusht të vitit 1776 në Kopenhagë të Danimarkës, ndërsa ka vdekur me 31 janar të vitit 1831 në Bon të Prusisë së atëhershme.

Niebuhr ka punuar në shërbimet shtetërore në Danimarkë dhe Prusi para se të tërhiqet prej një jete të tillë dhe të bëhet historiografi shtetëror.
Në vitin 1810 ka mbajtur një sërë ligjëratash në Universitetin e Berlinit, të cilat kanë përbërë bazën e kryeveprës së tij ‘ Historia e Romës’( 1811-1832).

Në të ‘ Historia e Romës’, ai shpreh skepticizëm në lidhje me shkencën e historisë, duke treguar se si duhet hulumtuar burimet historike, të hidhet poshtë materiali i pavlefshëm dhe të vendosen vetëm elementet e pastra prej të cilave mund të rindërtohen faktet historike, dhe me këtë ka nisur një erë të re në historiografi.
Universiteti i Berlinit



Përktheu e përshtati: Hamdi Nuhiju
Burimi: Fjalori enciklopedik britanez, versioni maqedonisht, vëllimi 7, faqe 21

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...