Tuesday, October 22, 2013

1 sabër 1000 selamete



Hamdi Nuhiju

Ngjarjet e fundit në skenën politike të Maqedonisë po trishtojnë jo vetëm Evropën, po edhe opinionin e brendshëm. Arrestimi i gazetarit Kezharovski për shkak të teksteve të tij dhe nxjerrjes në pah të identitetit të dëshmitarit të mbrojtur, që sipas gjitha gjasave nuk ishte dëshmitar i mbrojtur, tregojnë aftësinë për vet ngulfatej të qeverisjes së Nikolla Gruevskit.

Tentimi për të mbyllur zërin e gazetarëve dhe ngulfatur sistemin e drejtësisë, po kthehet si një çorbë e pa zier mirë.
Çdo shtrëngim që i bëhet gazetarëve, lirisë së shprehjes, medieve, po i kthehet mbrapsht vet hyqymetit. Jam i bindur se i njëjti ka shpresuar se përfundimisht do të mbyll zërat opozitar dhe nuk do të jap hapësirë për të treguar realitetin politik që po realizohet në vend.
Përkundër mbylljes dhe ri hapjes së të përditshmes Zhurnal Plus, si bumerang doli në treg edhe gazeta e Branko Gerovskit babait të medieve maqedonase në vend. Çmimi i gazetës në fjalë ‘ Gazeta e lirë’ ishte qesharak, ose çmim që veç Brankoja di të vendos. Edhe për hovin e gazetës Fokus, u deshtë që të ndodhe një fatkeqësi për t`u rehatuar hyqymeti.
Historia midis hyqymetit dhe ngufatjes së lirisë së shprehjes dhe lirisë së ekzistencës është histori e moçme. Ajo as nuk ka nisur me këtë qeveri, e as që do të përfundoj me të. E njëjta do të vazhdoj edhe me qeveritë tjera, po vetëm në rrethana dhe kushte tjera.
Ndoshta vet Justiniani i I do ta kishte zili kryeministrin tonë për largpamësinë e tij. Edhe pse për disa Justiniani i I, burri i mbretëreshës Teodora është një hero dhe vizionar, për historianin Prokopij Kesariski ishte thjesht një diktator i cili vilte e milte popullatën e tij në mënyra të ndryshme. Në librin e tij “ Historia e fshehtë” Kesariski përshkruan në detaje për të gjitha format e vjedhjes së Justinianit dhe Teodorës. Aty përshkruhen edhe investimet e pakuptimta të mbretit bizantin në disa ndërtime sa për të shpërlarë paratë. Është me interes të dihet se në libër përmendet edhe një grua ‘publike’ e quajtur Maqedonia e cila ka pasur ndikim të madh tek vet mbreti bizantin.
Qytetet u zbrazën nga pamundësia për të paguar taksat dhe tatimet që Justiniani kishte vendosur për to. Në qytetet e sapo pushtuara, vendasit kishin të drejtë që ti ikin tatimeve vetëm për një vit. Pas një viti ata detyroheshin që të lenin shtëpitë e tyre dhe të iknin në vende tjera.
Edhe funksionarët e lartë shtetëror të eshalonëve të ndryshme u larguan nga privilegjet e ndryshme dhe nëse arrinin në ndonjë pasuri të caktuar, ata do të detyroheshin që atë t`ia jepnin vet mbretit Justinian.
Historia e Justinianit dhe Teodorës është me interes që të lexohet dhe studiohet edhe sot e kësaj dite. Përmes asaj historie mund të reflektojmë mbi shumë ngjarje aktuale që po ndodhin tek ne, në Ballkan, në Evropë po edhe në botë. Ajo po përsëritet, po vetëm me emra dhe aktor tjerë.
Ndaj dënimit me burg prej 4.5 viteve të gazetarit Tomisllav Kezharovski reagoi edhe Federata Evropiane e Gazetarëve. Kryeministri ynë përmes këtij hapi po ndot imazhin e Maqedonisë jashtë dhe brenda vendit. Ndoshta në momentin e kalimit të vijës së kuqe do të detyrohet që të marr hapin e kolegut të tij bullgar Bojko Borisov i cili u detyrua që të jap dorëheqje nga posti i kryeministrit për shkak të protestave kundër rritjes së shpenzimeve të energjisë elektrike.
Me largimin e Bojko Borisovit prej kryeministrisë së Bullgarisë, rryma elektrike nuk është ulur, por popullata është e qetë. Ajo dënoi moralisht një ish kryeministër i cili jepte imazhin negativ të vendit të tij.
Nuk është e rastësishme thënia ‘ një sabër sa një mijë selamete’. Populli jonë dhe popujt tjerë në Maqedoni dinë të bëjnë shumë sabër. Po ende nuk kanë arritur deri tek niveli i parë i sabrit për t`i parë një mijë selametet.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...