Saturday, October 19, 2013

Lufta në Siri



Hamdi Nuhiju

Lufta e përgjakshme në Siri, mori jetën e qindra-mijëra njerëzve të pafajshëm. Në front u dërguan shumë njerëz prej katër anëve të botës. Atje po bëhet një luftë e përgjakshme qytetare, diçka e ngjashme si lufta qytetare në Spanjë.

Deshëm apo nuk deshëm ne, shqiptarët e gadishullit ballkanik, do të përfshihemi në interesat e Lindjes së Mesme dhe konkretisht në konfliktin e armatosur në Siri. Kjo përfshirje nuk është vetëm e shqiptarëve të Ballkanit, por edhe e maqedonasve, serbëve, kroatëve, sllovenëve, boshnjakëve, grekëve etj. Atje po ndeshen superfuqitë botërore dhe secila prej tyre po aktivizon bishtin e saj për të luajtur hapin e radhës në këtë ‘lojë’ shahu.
Në media po paraqiten shumë interpretime prej të gjitha anëve rreth kësaj lufte. Disa po e përdorin këtë luftë si alibi për të ushtruar presion ndaj shqiptarëve mysliman të Ballkanit, ndërsa disa lëvizje tjera luftën në fjalë po e përdorin për përfitime materiale. Në emisionin e fundit ‘ Në Qendër’ të Vasko Eftovit, u diskutua çështja e mercenarëve sllav të dërguar në Siri për para dhe muxhahedinëve shqiptarë, të cilët ishin radhitur në opozitën siriane për ideale.
Lufta në Siri, nxori në pah shumë të vërteta të fshehura. Shqiptarët mysliman të Ballkanit janë të përçarë në qëndrime dhe mendime, ashtu siç është e përçarë edhe opozita siriane.
Në Siri u krijua një krizë humanitare e cila duhet të shërbej për të na vetëdijesuar të gjithëve pa marr parasysh fenë, kombin apo gjuhën. Sirianët kanë të drejt që të jetojnë të liruar prej diktaturës së Beshar el Asadit, ashtu siç shqiptarët kishin të drejtë të liroheshin prej Enver Hoxhës.
Për shkak të pozitës gjeo-strategjike, Siria është futur në ujërat e përgjakta dhe ka nevojë për një infuzion botëror si në gjak, ashtu edhe në jetë.
Pjesëmarrja e shqiptarëve në opozitën siriane është e lidhur direkt me idealin e tyre individual për lirinë e popujve. Shqiptarët morën pjesë edhe në luftën qytetare në Spanjë dhe nuk u paragjykuan nga askush. Ndërsa, kur përdoret termi xhihad dhe muxhahid, kjo gjë është shënjestër e shumicës së medieve.
Nëse shqiptarët e Ballkanit kanë të drejtë të jetojnë të liruar prej diktaturave të tyre, edhe sirianët e Sirisë e kanë këtë të drejtë. Historikisht shqiptarët janë të lidhur me Sirinë. E dimë se sa kuadro profesionist të lëmenjve të tyre kanë dal nga universitetet siriane. Dyert e hapura të këtyre universiteteve po edhe të sirianëve për shqiptarët janë dyer vëllezërish. Këtë raport për shembull shqiptarët nuk e kanë pasur asnjëherë me ndonjë shtet ose popull tjetër.
Thirrjet e disa shqiptarëve për ndihmë vëllezërve të tyre në Siri, mund të janë thirrje të dyshimta, të montuara prej qarqeve të caktuara sa për të matur pulsin e të rinjve shqiptar që e kalojnë kohën në rrjetet sociale. Prandaj ato thirrje duhet që të merren me rezervë, të mos paragjykohen e as të mos përgjigjemi në to.
Nuk mund ta mohoj asnjë shqiptarë se për pjesëmarrjen e shqiptarëve në opozitën siriane në luftë kundër Beshar el Esadit kanë kuptuar nga dëshmorët e tyre. D.m.th para nisjes së tyre për në Siri, askush nuk ka bërë thirrje publike për të matur pulsin dhe manipuluar popullatën.
Dëshmorët shqiptarë të rënë në Siri, nuk duhet paragjykuar dhe ndotur imazhin e shqiptarëve në botë, por ne me to, duhet krenuar pasi që lirisë së popullit sirian prej diktaturës së Beshar el Esadit i dhamë bijtë tanë më të mirë.


No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...