Tuesday, October 8, 2013

Kurban Bajrami



Përktheu e përshtati: Hamdi Nuhiju
Glasnik, Nr.3-4, Sarajevë, Mars-Prill, 1963


Ka pasur shumë Bajrama të cilat në të vërtetë nuk kanë qenë Bajrama. I ka munguar ajo esencialja e cila e bën Bajramin Bajram. Ato Bajrame për nga pamja janë dukur si manifestime të solidaritetit, vëllazërisë, lumturisë së përbashkët dhe gëzimit, por në fakt nuk kanë qenë të tilla.
Në robëri, tirani, fukarallëk dhe injorancë nuk mund të flasim për Bajramin në kuptimin e tij të drejtë.
Kanë ardhur dhe shkuar shumë Haxhi. Prej shumë vendeve të botës, po edhe prej vendit tonë shumë veta kanë shkuar në Haxh dhe janë kthyer si haxhinj. Kanë vizituar Qaben, kanë dashuruar Hadxhelrul-esved, kanë dal në Arafat e Mina, kanë hedhur gurëzi, kanë vizituar Revdai-mutaheru. Të gjitha formalitetet e Haxhit i kanë kryer.
Dhe me të vërtetë, pjesa fetare, metafizike, shpirtërore e Haxhit, në mënyrë të ndërgjegjshme dhe në bazë të gjitha rregullave është kryer.
Megjithatë, pjesa tokësore e Haxhit, pjesa e tij shoqërore, ekonomike dhe rëndësia politike nuk ka mundur që të vijë në shprehje në kushte të robërisë, prapambeturish, lirive të kufizuara dhe politikës e ekonomisë së varur prej jashtë. E gjithë ajo të cilën qindra e mijëra haxhinj kanë mundur ta kryejnë ka qenë që në mënyrë individuale t`i drejtohen të Plotfuqishmit që të i jap sa më shumë durim që sa më lehtë t`i përballojnë fukarallëkun të këqijat dhe rëndesat tjera.
Bajramet kanë kaluar. Haxhinjtë secilin vit kanë shkuar dhe janë kthyer në shtëpitë e tyre, me të vërtetë me disa ndryshime fizike tek to: me ndonjë kapelë në kokë, me ndonjë mjekër të lëshuar, me disa tespi dhe dhurata, po shumica prej tyre pa ndonjë ndryshim shpirtëror dhe pa vetëdijesim tokësor.
Kanë ardhur dhe shkuar shumë shekuj, ndërsa Haxhi ka ngelur si një rit formaliteti. Prej të gjitha vendeve të botës, duke përfshirë edhe ato më të thellat, myslimanët janë takuar në këtë takim të madh. Janë mbledhur rreth shtëpisë së Zotit, kanë qëndruar në Arafat dhe kanë pritur që diçka të dëgjojnë e ta dërgojnë në vendet e tyre. Kanë pritur e pritur. Fatkeqësisht gjatë kohë kanë pritur.
Sot në të vërtetë nuk është ashtu. Situata është ndryshuar rrënjësisht. Ne mund të jemi të lumtur dhe krenar, pasi që këto bajrame po i festojmë në shenjë fitoreve të mëdha të popujve islam.
Ne jemi dëshmitar të një beteje të madhe që po realizohet në botën islame. Pjesa e tij politike veçse është duke bankrotuar. Pas luftës së dytë botërore, shumica e vendeve myslimanë kanë fituar pavarësinë e tyre. Tash njashtu po udhëhiqet një betejë e madhe në sferën shoqërore, ekonomike dhe kulturore të botës islame. Kjo fazë është e rëndë  pasi që bëhet fjalë për ringjalljen e myslimanëve.
Në të gjitha ato beteja historike për popujt mysliman, rëndësi jetike kanë luajtur dy elemente: elementi i viktimës dhe ai i bashkimit, mirëkuptimit e tolerancës.
Nuk ka e as që mund të ketë ndonjë rezultat pa u bashkuar të gjithë myslimanët, pa pasur mirëkuptim ndërmjet veti dhe pa qenë në gjendje të krijojnë viktima ose të sakrifikojnë nga radhët e tyre. Në të vërtetë në lidhje me këtë Islami ka thënë:
  1. Roli i Kurbanit si një institucion i cili e mëson besimtarin mysliman në sakrificë për hir të Allahut xh.sh, pasi që ky veprim është njëra prej arsyeve kryesore e të gjitha sukseseve që ndodhin në jetën individuale të njeriut po edhe në atë të kolektivit në tërësi.
Sakrifica është mjet matës i besimit dhe nënshtrimit ndaj Allahut. Është lehtë të flitet për Islamin, po e vështirë të praktikohet ajo që flitet. Është e lehtë falja e namazit. Namazi neve na kushton vetëm disa minuta brenda njëzet e katër orëve edhe pse pjesën më të rëndësishme të ditës e natës ne e humbasim në gjëra të kota thjeshtë për t`u zbavitur. Nuk është e rëndë as mësimi i Kur`anit dhe dhikreve të ndryshme. Të gjitha këto mund të realizohen duke qenë ulur dhe të pushueshëm. Të gjitha këto adhurime janë të lehta e të thjeshta nëse bazohemi vetëm në formën e tyre. Ne, faktikisht jemi kufizuar vetëm në formën. E kemi zgjedhur më të lehtën dhe atë që në esencë nuk kushton asgjë. E kemi lëshuar esencën e adhurimeve. Në esencë, secili adhurim në Islam, bazohet në sakrificë. Në namazin i cili duhet të na largoj nga e keqja dhe në ta drejtoj kah e mira është i njohur elementi i sakrificës. Tek agjërimi njashtu sakrifica është e theksuar. Njashtu elementi i sakrificës është i theksuar edhe tek zeqati dhe Haxhi. Në të vërtetë, nuk ka dhe nuk mund të ketë vepra të mira pa bërë sakrificë.
  1. Haxhi, si një kusht i Islamit i cili organizohet për çdo vit, në një vend të caktuar, është takim botëror i myslimanëve në të cilën myslimanët bisedojnë për problemet e tyre.
Principi i solidaritetit të përgjithshëm, ideja e drejtësisë së përgjithshme ndërmjet njerëzve, ndërrimi i mendimeve të përbashkëta dhe aksioni i përbashkët të gjitha këto sot përfaqësojnë mendimin më bashkëkohor, e cila gjithnjë e më shumë po zgjerohet në shoqëritë  e ndryshme. Në të vërtetë realizimi i këtyre gjërave në praktikë nuk është edhe aq i lehtë. Është e nevojshme që të thyhen nyejt e egoizmit midis njerëzve dhe hapjen e horizonteve të shikimit njerëzor. Ngritja në atë drejtim duhet të jetë bazë orientuese për secilin popull.
Festimi i këtij Bajrami në liri dhe pavarësi, myslimanët ende  i bënë të ndjejnë në ndërgjegjen e tyre, në shpirtrat dhe zemrat e tyre, se kjo festë është ajo e cila ato i armatos për progres dhe rilindje. Beteja për rilindjen ekonomike, politike e shoqërore veçse ka filluar. Ajo do të jetë e gjatë dhe e rëndë. Mendimi i sakrificës dhe tentimeve të përbashkëta në këtë betejë është arma më e sofistikuar.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...