Hamdi Nuhiju
Ky soj-lloj i luftës nuk ka nisur
sot e as që do të përfundoj shumë herët. Herët ka nisur dhe me siguri fundi i
saj është vonë, po ama shumë vonë. Identiteti i ynë kombëtar veçse është i ndërtuar.
Nuk e besoj se ndonjë shqiptar ka mëdyshje për identitetin e tij kombëtar.
Të gjithë
e dimë se jemi shqiptar. Po biseda rreth këtij identiteti dhe orientimi i tij
ka rrënjët si duan disa, është qasje e gabuar. Kjo qasje lind nga njerëz të
gabuar të cilët kanë paragjykime edhe për vet identitetin e tyre kombëtar.
Ka plot edep-sëza që iu është dhënë
mundësia të qëndrojnë para kompjuterit dhe tërë kohës të merren me sharje e
prerje kokash e zemrash të njerëzve shqiptar shumicë e trungut tonë. Ndoshta është
banal krahasimi, po në mesin e shqiptarëve ekzistojnë edhe koptë si në Egjipt,
e që po japin versionin e tyre për të gjitha çështjet shoqërore.
Ambientalistët tanë që po ndotin
ambientin duken sikur ambientalistët në Afrikë, me kryq në dorë e duke i nisur
shtëpi më shtëpi për të pastruar ambientin prej ‘mbetjeve islamike’. Ambientalist
të tillë gjeni edhe në selinë e OKB-së.
Ahlak-sëza gjen plot në trungun e
politikës shqiptare në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri. Kësaj here me siguri do të
na hidhërohet Lugina e Preshevës, për mos përmendjen e të tillëve edhe atje.
Mbetjet e këtilla të sistemit komunist, me siguri nuk japin hapësirë për frymën
e re që di të mendoj dhe veproj ndryshe. Ambienti është i mbuluar prej tyre
deri në qiell. Për to, e dimë nga historia, se çdo gjë që nis si religjion përfundon
në opium.
Të merresh me disa ‘mbetje’ të
ish sistemit të cilët qajnë dhe vajtojnë tërë natën për shokun Enver e Tito, është
njëjtë si marrja me mullinjtë e erës. Njerëz të pa profesionalizuar që marrin
shkopin e hoxhës e fillojnë që të gjykojnë, shajnë e të japin përgjigje për të
cilat edhe dijetarët e mëdhenj janë në mëdyshje a të përgjigjen a jo. Njerëz që
luajnë rrolin e hoxhës dhe i rrinë ballë paragjykimeve duke paragjykuar e
njollosur vet identitetin fetar të shumicës së popullit shqiptar, janë ky soj i
cili po mundohet të trumbetoj në emër të historisë, të ardhmen e shqiptarëve.
Habitem se si është e mundur që
t`i rrinë ballë, këtyre mbetjeve, ish mbetjet të cilët në versionin e një
shqiptari të ‘moderuar’ reflektojnë kinse për tolerancën bajate të frymës tendencioze
katolike?!!!
Populli shqiptar ka pasur figura
të imponuara historike. Jo rastësisht fuqitë e mëdha janë interesuar për
rilindjen shqiptare dhe kanë investuar në të, sipas frymës që kanë dashur të krijojnë
në mesin e popullit shqiptar.
Është e arsyeshme që një katolik
prej fuqive të mëdha, të investoj për katolicizmin e shqiptarëve dhe dhënies frymë
katolike të popullit shqiptar. Po nuk më duket e arsyeshme që shqiptarët mysliman,
në emër të tolerancës dhe mirëkuptimit, t`i përpijnë këto gjëra, t`i mbrojnë figurat
katolike, t`i rrisin, zmadhojnë në nivelin e mitit, dhe në këtë mënyrë, vet këto
mysliman të bëhen dishepuj të këtyre figurave me të kaluar të dyshimtë.
Shqiptari duhet që të krenohet me
shqiptarin. Ta respektoj figurën katolike e ortodokse shqiptare, por ta mbroj
dhe kultivoj figurën e tij myslimane. Ai nuk guxon që në dëm të figurave myslimane
të popullit shqiptar, të anoj dhe gjykoj për figurat e dyshimta katolike e ortodokse,
si për shembull Pjetër Bogdani i cili në bazë të dhënave historike ka masakruar
shqiptarë.
Lufta me mbetjet e këtij lloji është
luftë me mullinjtë e erës. Po është mirë këto mullinj, ta dinë se ekziston era,
dhe nuk do ta kanë rrugëtimin ashtu si duan ‘ katolicizëm në heshtje’.

No comments:
Post a Comment