Thursday, October 3, 2013

Bindemi-kundërshtojmë



Hamdi Nuhiju

Njeriu për nga natyra është rebel. Ai dëshiron që të kundërshtoj ose edhe përmes nefsit të tij të marr mësime prej djallit të mallkuar. Në njeriun është mbjell nefsi i cili e mëson atë që të mos bindet ose edhe që të i bindet nefsit dhe jo Krijuesit të nefsit.

Bindja është rruga prej dashurisë e drejtë respektit. Nuk ka bindje në frikë e në urrejtje. Frika dhe urrejtja janë dy koncepte të gabuara që mbretërojnë në meset tona. Sikur të mos dëshironim të bindemi, atëherë ne dënohemi për hapat tona që shkojnë në përshtatshmëri me djallin e mallkuar.
Koncepti i frikë-respektit nuk duhet të jetë pjesë e piedestalit të mendjes. Unë i bindem urdhrave të Zotit, pasi që e dua. Sikur të mos ta dua Zotin, do të përballem me pasojat e mosbindjes time në këtë botë, po edhe në botën tjetër. Esenca lidhet tek dashuria, jo tek pasoja.
Ajo që na shtyn të jetojmë në harmoni me njëri-tjetrin dhe me ligjet e Zotit është dashuria. Baza e një familjeje të shëndosh është dashuria. Paramendoni të mos ishte esencë dashuria, po frika, çfarë pamje do të kishte ajo familje? Me siguri se të gjithë anëtarët e familjes do të merrnin rrugë të kundërta ndaj njëri-tjetrit dhe në këtë mënyrë do të  dilte në pah kaosi.
Atdhedashuria i shtyn njerëzit që ti binden urdhrave të shtetit. Edhe nëse janë në vend të huaj, atëherë mbretëron respekti për shkak të sigurimit të ekzistencës. Ligjit askush nuk i bindet nga frika, po nga respekti. Por, padrejtësisë të gjithë i frikësohen, të gjithë e luftojnë dhe tek të gjithë është e padëshiruar. Ekzistojnë në shumë shtete sisteme të padrejta, të cilat nuk krijojnë siguri për grupe njerëzish të caktuar. Kjo gjë krijon frikë tek to, dhe njerëzit nga frika marrin masa të mosbindjes dhe kundërshtimit.
Për të kuptuar më qartë i kthehemi ligjeve të Zotit.
Shejh Vehbi S. Gavoçi thotë:” Syrin, për shembull, Zoti e ka bërë të jetojë me një rregull, pa të cilin nuk mund të jetë!
Po ashtu edhe barku, zorrët.... Të gjitha punojnë me rregullin e Allahut....
I bindemi në urdhrat e tija dhe e kundërshtojmë me gojët tona!?
Më tregoni , se kush mund të ndryshojë urdhrat e Zotit, duke ngrënë me syrin e tij?
Asnjeri...Të gjithë ne hamë me anën e gojës!
S`ka... I binden trupat e tyre dhe e kundërshtojnë me gojë!?”
Të tillë janë mohuesit, ose kundërshtuesit e ekzistencës së Zotit. Shohin shenjat në vetët e tyre, për rreth tyre dhe prapë nuk binden, kundërshtojnë, mohojnë. Ata ia kthejnë shpinën udhës së Zotit dhe në këtë mënyrë puthen me udhën e djallit. Rruga e djallit prapë shkon në epiqendrën të cilën e ka përcaktuar Zoti. Në ditën e mbrame njeriu do të jetë i hutuar prej përgjigjes së djallit. Mohuesi edhe sot e kësaj dite përqesh e thotë se rruga e filozofisë është rrugë e unitetit të njerëzve. Ai shan religjionet edhe pse i përket ndoshta religjionit më të pastër, më të bukur dhe të drejt.
Duke mohuar ose kundërshtuar të vërtetën mbi ekzistencën e Zotit, ti mohon dhe kundërshton të vërtetën mbi ekzistencën e vetvetes. Bindja, respekti, dashuria, dinjiteti, janë terma të huaj për ty. Gjithmonë do të qëndrosh larg rrugës së dashurisë edhe pse ekziston shtegu i pendimit i cili shteg është i hapur për gjithsecilin.
Njeriu duhet të vetëdijesohet përfundimisht! Për të arritur në këtë shkallë duhet që ta shkrij mendjemadhësinë që ka kapluar zemrën e tij dhe injorancën që ka mbretëruar mendjen e tij. Mendjemadhësia dhe injoranca janë dy cilësi shkatërrimtare. Ata gjithmonë shkojnë bashkë dhe asnjëherë ndaras. Po qe se sheh një njeri mendjemadh, të jesh i bindur se këtë gjë e bënë nga injoranca mbi të vërtetën dhe dëshira e nefsit.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...