Saturday, August 31, 2013

Kisha në Oktis



Hamdi Nuhiju

Politizimi i Kishës në Oktis është fytyra më e keqe e garniturës politike në Republikën e Maqedonisë. Besimtarët ortodoks të Oktisit duhet të kanë kishën e tyre, ashtu siç besimtarët mysliman të Shkupit të kanë Burmali Xhaminë.

Kisha në Oktis duhet që të ndërtohet njëjtë si Xhamia në Bitolë e Prilep. Kryeministri Gruevski, duhet që të ketë qasje të njëjtë si për kishën në Oktis, ashtu edhe për xhamitë e Prilepit, Bitolës dhe Burmalisë në Shkup. Përndryshe, edhe njëherë dëshmohet njëanshmëria e kreut të qeverisë së Maqedonisë.
Besimtarët mysliman në Republikën e Maqedonisë, asnjëherë nuk kanë kërkuar ndihmë financiare për renovimin e xhamive të tyre, ose ndërtimin e tyre. Ato i kanë ndërtuar me vetkontribut. E vetmja gjë që kanë kërkuar prej institucioneve të shtetit është dhënia e lejes. Ndërsa, besimtarët ortodoks maqedonas përveç lejes për ndërtimin e kishave dhe manastireve kanë edhe mbështetjen financiare të qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Manastiri në Treska ka gjetur përkrahje të fuqishme edhe nga ministria e kulturës e Republikës së Maqedonisë, ndërsa Xhamia Burmali po pengohet nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë.
Renovimi i xhamisë së Abdurrahman Pashës në Shkup, është bërë shpesh me ndihmën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, ndërsa as edhe një denar nuk është gjetur nga ministria e kulturës e Republikës së Maqedonisë për xhaminë e Tabanocit.
Kryeministri Nikolla Gruevski duhet që të gjej zgjidhje edhe për xhaminë e Tabanocit. Paramendoni, besimtarët mysliman të anës së Kumanovës, të nënçmuar nga pamjet e xhamisë së Tabanocit. Secili mërgimtar dhe turist që kalon nëpër Maqedoni, e sheh xhaminë në gjendjen e mjerueshme.
Besoj se qeveria e R.M. ka fonde të mjaftueshme për renovimin e xhamisë së Tabanocit. Ose nëse nuk ekzistojnë fondet, vet qytetarët e Kumanovës e rindërtojmë atë xhami, po na u dha leje.
Apelojmë deri tek kryetari i komunës së Strugës, z.Zijadin Sela që të mos pengoje ndërtimin e Kishës në Oktis me qëllim që të tregojmë qytetari dhe civilizim. Besimtarët e të gjitha religjioneve duhet që t`i kanë objektet e tyre fetare, ti rinovojnë dhe të ndërtojnë objekte të reja. Nëse kjo pjesë politizohet, atëherë pengohet e tërë jeta shoqërore në një vend.
Kryetari i komunës së Strugës, përveç lejes për ndërtimin e Kishës në Oktis, duhet që të kujdeset edhe për ndërtimin e një xhamie të madhe në Strugë. Struga e meriton një xhami moderne që i plotëson të gjitha kapacitetet për besimtarët mysliman të saj.
Jam i bindur se nuk humb asnjë poen politik po dha leje për ndërtimin e kësaj kishe. Përkundrazi, njerëzve të pa civilizuar që pengojnë rrjedhën fetare të një komuniteti të tërë, i jep leksione të demokracisë dhe lirisë së shprehjes së identitetit fetar.
Mendoj se ka ardhur koha që principet e demokracisë, praktikisht të dëshmohen në terren. Shqiptarët gjithmonë kanë qenë shembull për të mirë për të gjithë popujt fqinj.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...