Monday, August 26, 2013

Të gjithë jemi RABIA



Hamdi Nuhiju

Organizatat joqeveritare nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova, organizuan një protestë paqësore në Shkup, Tiranë dhe Prishtinë në shenjë solidarizimi me viktimat e demokratizimit të shoqërisë egjiptiane. Me këtë rast, namazi i xhenazes në mungesë iu fal dëshmorëve, të cilët po i japin leksione historike të gjitha shteteve të botës.

Egjipti është njëri prej shteteve më të rëndësishme afrikane, pse jo edhe botërore. Si shtet i plotëson të gjitha parakushtet për të qenë një shtet botëror. Po u drejtua Egjipti u drejtua e tërë bota. Po qëndroi në kaos Egjipti, e tërë bota do t`i pësojë efektet e atij kaosi.
Motoja ‘ Të gjithë jemi RABIA’ depërtoi në secilin cep të botës. Kjo moto depërtoi edhe në secilën shtëpi të shqiptarëve mysliman. Vetëm laramanët e kombit tonë i qëndrojnë përballë kësaj motoje dhe qorrazi solidarizohen me puçin ushtarak në Egjipt.
Protestat e përgjakshme në Egjipt, për kthimin e presidentit legjitim të shtetit hafëz Muhamed Mursi, demaskuan fytyrat e shumë njerëzve, shteteve, grupeve të interesit.
Protestuesit paqësor në rrugë duke kërkuar demokratizimin e vendit, tanket dhe snajperët e shtetit duke vrarë protestuesit, financuesit e shtypësve të protestuesve dhe bota demokratike qorre, janë disa pasqyrime reale që na bëjnë të mendojmë se demokracia nuk është rruga me standarde të njëjta për krejt popujt e botës. Prandaj, edhe disa popuj e urrejnë dhe e luftojnë deri në palcë.
Nëse demokracia është e mirë për një evropian, ajo po ashtu duhet të jetë e mirë dhe e pranueshme edhe për një egjiptian ose palestinez. Po u shkelën standardet demokratike në Evropë, ashtu si u shkelën në Egjipt dhe Palestinë, bota demokratike nuk do të qëndronte e shurdhër.
Solidarizimi i popullit shqiptar, me protestuesit në Egjipt si dhe me presidentin Mursi, ndërlidhet edhe me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e presidentit legjitim Muhamed Mursi.
Muhamed Mursi është i pari president arab i cili ia ktheu shpinën Serbisë në dobi të Kosovës dhe shqiptarëve që jetojnë në të.
Dyert e universitetit më të vjetër në botë Az`har, gjithmonë kanë qenë të hapura për të edukuar dhe arsimuar kuadro të reja të popullit shqiptar nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria.
Gjatë konflikteve të armatosura në Kosovë, Maqedoni e Luginë të Preshevës, ndihmat e organizatave të ndryshme jo qeveritare nga Egjipti dhe vende tjera arabe, kanë qenë faktor gati vendimtar për kthimin e shqiptarëve në epiqendër të qëndresës.
Rruga paqësore e protestuesve egjiptian dhe dhuna e terrori i ushtrisë egjiptiane, i frikëson edhe banorët e Maqedonisë, po qe se dëshiruan që të ndërmarrin hapin për rrëzimin e ‘ Mubarekut’ të këtij vendi.
Qëndresa e palëkundur e protestuesve deri në rënie dëshmor, ia hap sytë banorit të Maqedonisë për rrugën drejt ndryshimeve demokratike në vend. Pranvera arabe nisi nga Egjipti, duhet shndërruar në pranverë ballkanike në Maqedoni.


No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...