Wednesday, September 25, 2013

Kujt po i pengon fjala e lirë?




Hamdi Nuhiju

Ka vite të tëra që në Maqedoni, mediet shqiptare transformohen në bazë të interesave të partive politike maqedonase, e asesi shqiptare. Shqiptarët e Maqedonisë, jo që nuk kanë kapacitet intelektual dhe financiar për të mbajtur gazeta dhe media të lira e stabile, por se janë vegël e udhëheqësve të tyre, të cilët para dhe pas zgjedhjeve, duke u futur në pazare të errëta me maqedonasit, edhe ndoshta detyrohen që të bëhen të shurdhëta.

Mediet dhe fjala e lirë i pengon njerëzve që kanë bërë ndonjë faj dhe ndërgjegje e tyre i detyron që t`i mbyllin. Politika e Gruevskit për kontroll të tërësishëm të medieve, është ndoshta në vijë të drejtë me politikën e disa partive politike shqiptare për të mos thënë me të gjitha, pasi që ky trend i mbylljes së gazetave është trend i njohur në Maqedoni.
Fjala e lirë është e drejtë elementare e demokracisë. Përmes mbylljes së gazetës Zhurnal Plus, po tentohet që të cenohet kjo e drejtë, që të frikësohen njerëzit dhe disa gazetar profesionist të detyrohen të largohen prej profesionit të tyre dhe kafshatën e gojës ta kërkojnë diku tjetër.
Maqedonia është një vend i cili synon që të integrohet në NATO dhe BE, por përmes ngufatjes së fjalës së lirë, ajo asnjëherë nuk mund të bëhet pjesë e këtyre institucioneve të rëndësishme botërore. Gruevski dhe hyzmeqarët e tij, po bëjnë çmos në frikësimin e popullatës maqedonase dhe shqiptare, po edhe në demoralizimin e jetës në këtë shtet. Përveç fjalës së lirë, Gruevski po tenton që të mbyll edhe shpërndarjen e lirë të mallrave dhe artikujve. Javët e fundit janë mbyllur qindra dyqane, kafene e markete shqiptare e maqedonase të partisë në opozitë.
Ndoshta në këtë mënyrë, Nikolla Gruevski tenton që të mbush buxhetin e Maqedonisë, të cilin veçse e ka zbrazur përmes bashkëpunëtorëve të tij. Po, një vend i cili bazohet në dënime dhe jo në ekonomi stabile, ekonomi prodhuese e të tregut, është e destinuar që të shkoj drejt skëterrës dhe shkatërrimit.
Maqedonia po tenton që të humb veten në çdo betejë. Aksioni i fundit policor ‘ Spiuni’ ishte një rast i çuditshëm dhe i tmerrshëm i cili u paraqit nga ana e policisë maqedonase. Edhe vet ideatori i fjalës së lirë’ Ednooki ‘ ishte pjesë e mbylljes së atij aksioni.
Qeveria aktuale po ka frikë fjalën e lirë dhe në këtë mënyrë po tenton që të ngulfate atë. Pazaret e fëlliqtë i bënë vetëm për veti dhe bashkëpunëtorët e tij, ndërsa pjesa e cila i takon popullit shqiptar, varet prej butonit dhe vullnetit politik të Nikolla Gruevskit.
Nuk është çudi, që pas mbylljes së gazetës Zhurnal Plus, të hapet ndonjë gazetë tjetër dhe në këtë mënyrë, opinioni i brendshëm dhe i jashtëm të gënjehet për transparencë në sferën e medieve, dhe pas një periudhe e njëjta të mbyllet.
Bëjmë apel të politikanët tanë shqiptarë, që të mos kontribuojnë për mbylljen e fjalës së lirë. Përmes mbylljes së mediumeve, bëhemi popull qesharak dhe argat të Nikolla Gruevskit. Për të mos u frikësuar prej fjalës së lirë, premtimet që japim ndaj elektoratit duhet që t`i mbajmë, po edhe të jemi të drejtë, si para zgjedhjeve si pas zgjedhjeve.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...