Wednesday, December 29, 2021

Corapet e Pinokios vihen në këmbë apo në hundë?

Hamdi Nuhiju Pinokio një ditë del në treg për ta blerë një shejtan. E dini rrëfimin, që e ka ble më të voglin de. Dhe i habitur ka pyetur pse shejtani i vogël është më i shtrenjtë se shejtani i madh? Sepse është birë shejtani. Pinokio ka marr pjesë edhe në mbledhjen e shejtanëve ku u vendos unanimisht që një ditë ta marrin pushim. Edhe këtë rrëfim e dini, besoj. Cështja e kunjit. Kunjit të vogël de. Kunjit ku kali ka qenë i lidhur. Kunji që shkaktoi fatkeqësi në katund. Kunji që krijoi vrasje, probleme, përcarje. Dhe përgjigjen e shejtanit të vogël që e kishin lënë te dera. Unë e preka kunjin, tha si me faj! Nuk kam bërë asgjë pasha idealin e partisë, vec pak e kam prek kunjin. “Komunalecin” thanë e mori opozita në Shkup. Dashti me thënë bërllokun. Jo bre nuk e mori bërllokun, e la?! A, tash a e mori a e la? Emrat e rrugëve në Shkup nuk ndërrohen! Bërrr, bërrr, bërrr bërtiti një zë. Uraaa, zëri tjetër nga kanta e bërllokut. Super, nuk do të hamë supë për Vitin e ri. Supa nuk hahet, por pihet o i cmendur! Ups, tash a hahet a pihet?! Zoti kryetar, tha me gjysmë zëri Pinokio, na duhet t`i ndërmarrim të gjitha masat revolucionare. Të dalim në rrugë zoti kryetar. Kjo qeveri dhe ky pushtet është pa legjitimitet, po na prek sedrën, nuk ka më supë të nxehtë, e as paushalle si në të kaluarën. Kryetari i ulur afër ngrohtores, e ulë në prehër Pinokion dhe e pyet:- Cka do të bëhesh kur të futemi në qeveri? -Shef, zotri kryetar, shef. - Jo jo, dua të bëhem drejtor. - Dua punë me vendim, pastaj të bëhem shef, pastaj drejtor. - Zëvendës ministër, kryetar. - Pse të mos bëhem ministër? - Sekretaresh, po, po sekretaresh, desha të them sekretar. - Dua që cdo mëngjes të kam nga një supë të nxehtë, pak salcice, mish edhi edhe shumë ajran. - Pinokio, iu drejtua kryetari, merri këto corape se ftohtë, paske dal jo i veshur mirë! - Pinokio mori corapet dhe filloi të kujtohet: ku t`i vë këto, në hundë apo në këmbë? Këmbëzbathur, por edhe hundën e gjatë. Lufta e brendshme e Pinokios zgjatë edhe kësaj dite, a thua cka do të bëhem kur të rritem? Do gënjej si politikan që të më rritet hunda dhe t`ia marr corapet kryetarit për ta mbuluar, apo do të jam i sinqertë dhe sillem si njeri, që të kam hundë normale e cila do t`i përballoje të ftohtit?

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...