Wednesday, April 1, 2015

1 prill e kanë shumë mediume tërë kohën

Hamdi Nuhiju

1 prilli dita e rrenës, është njëra prej ditëve më të palogjikshme të caktuar nga logjika e njeriut. Ata ia caktuan një ditë rrenës, ndërsa në kalendarin e ditëve, nuk i kanë caktuar asnjë ditë të vërtetës.
Edhe pse ia caktuan vetëm një ditë rrenës, në fakt caktues-it e saj, tërë jetën ia përkushtuan asaj.  Dita e rrenës është njëjtë si dita e djallit, shokut të Burdushit. Të gënjesh se je më me vlerë se njeriu, d.t.th. të jesh djall. Po edhe vet cilësia e gënjeshtrës është cilësi e djallit.

Në momentin kur t`i do të përballesh me të vërtetën përfundimtare, djalli heq dorë nga ti, të le në baltë, dhe t`i nuk dinë ka t`ia mbash.

Dita e rrenës është tepër e shpërndarë në rrethet tona. Si duket njerëzit e marrin në shaka, disa edhe e gjejnë momentin e arsyetimit të natyrës njerëzore, se njeriu është një qenie e dobët.  D.m.th. me 1 prill, mësuesit, arsimtarët, profesorët, nxënësit, punëtorët higjienik, e punëtorët tjerë marrin rrolin e Burdushit dhe arsyetojnë ekzistencën e djallit.

Kur Zoti nuk e zhduki djallin dhe e afatizoi atë deri në Ditën e Llogarisë, kush je t`i ta kundërshtosh? Thotë Burdushi dhe shokët e tij.

Gënjeshtra është e kundërta e besës, ndërsa besa është një traditë e lashtë kombëtare. Ne si komb në botë identifikohemi përmes besës. Të bësh gënjeshtra e manipulime në ditën e rrenës d.m.th. të tradhtosh identitetin tënd kombëtar.

1 prill fatkeqësisht e kanë shumë media tona gjatë tërë kohës. Kah të fryj era shkojnë edhe ata me sajesat e tyre për të mbijetuar në treg. Kodi moral i informimit të drejt dhe pa gënjeshtra si duket ka filluar që të zhbëhet nga kalendari i aktiviteteve të këtyre medieve.

Ata gënjejnë gati për çdo ditë. Marrin informacione të paverifikuara dhe si të tilla ia plasojnë opinionit. Ndonjëherë edhe sajojnë informacione me qëllime të caktuara ekonomike.  Dhe për ditën e rrenës ata gëzohen më shumë, festojnë, janë krenar sepse për ato mediume dita e rrenës është dita e gazetës së tyre. Ajo ditë është si një ditëlindje e dytë e tyre. Të dehur pas suksesit të gënjeshtrës sajojnë gënjeshtra edhe për ditën e gënjeshtrës.

Në romanin e Dino Bucati, “Shitorja e fshehtësive” lexuesit mund t`i shohin edhe platformat e atyre që nxitën ditën e gënjeshtrës. Te shtatë katet e spitalit, të ndara sipas rëndesës ose sëmundjes, pacienti gënjehet deri në katin e parë. Ai nis nga kulmi, ku pacientët janë me sëmundje më të vogla e përfundon në katin e parë ku pacientët janë afër vdekjes. Futet i shëndosh dhe del i sëmurë nga spitali shtatë katesh me diagnozën e gënjeshtrës.

I tillë futet edhe lexuesi në shumë media tona. Futet i shëndosh duke kërkuar informacione nga përditshmëria, del i turbullt, i sëmurë me mendime negative për ato që nuk ka pasur as qëndrim e as mendim.  Nëse shton dozën e kërkesës për t`u informuar shtohet edhe helmi në logjikën e palogjikshme të paragjykimeve. Merr shpatën e paragjykimeve dhe fillon që të pres gjithsecilin që e sheh para.

Ky ndërtim ose strukturë nuk është vetëm në nën qiellin tonë, por vjen nga larg.  Bota e globalizimit përveç shpërndarjes së informacioneve, ngjarjeve e afrimit të njerëzve, shpërndan edhe helmin e gënjeshtrës ose të 1 prillit.

Sa për t`ia ilustruar këtë që po them, po ju përmend rastin e fundit të Sirisë. Më tregoni ju që përcillni vazhdimisht mediat tona dhe të huajat, pasqyrën e saktë të luftës në Siri? Kush me kënd është duke luftuar? Për çka u nis lufta? Kush po e financon? Kush po e vuan më së shumti?

Jam i bindur se në këto pyetje dhe plot të ngjashme si këto, nuk do të keni mundësi të jepni përgjigje të sakta.  E gjithë kjo si rezultat i 1 prillit gjatë tërë kohës në mediumet e huaja dhe tonat. Edhe pse ende në botë po edhe te ne, ka mediume që tentojnë ta zhvlerësojnë ditën e rrenës.


No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...