Sunday, March 29, 2015

Bishat zgërdhihen

Hamdi Nuhiju
Bishat zgërdhihen kur shohin se të tjerët duan që ta arrijnë lirinë dhe pavarësinë e tyre ekonomike, financiare, politike e kulturore. Ata pa asnjë fije ndërgjegje pinë gjakun e të pafajshmit, shkelin mbi nderin e familjeve dhe luajnë valle. Lëpijnë gishtat e tyre të mbushura me gjak, ndërsa para botës thirren si njerëzit më të pafajshëm.


Vallja e tyre zgjat prej mëngjesit e deri në mëngjes. Rrethet e tyre janë të ndërtuara me rruazat e gjakut të shpirtrave të pafajshëm, ndërsa zjarri i ndezur në mes është kallur përmes djallit.

A nuk u zgërdhi Netanjahu përballë palestinezëve të pafajshëm, fëmijëve të vrarë, grave të masakruara, shtëpive pafund të rrënuara? Para kërkesës së burrave që kanë humbur gjithçka, kërkesë për ndihmë, ata zgërdhihen, qeshin në formë të dinjitetit dhe kënaqen kur shohin se si të padrejtëve po iu bëhet padrejtësi.

Asadi me suitën e tij tash e sa vite po pinë gjakun e popullit, njerëzve, e botës duke shtrembëruar gjithçka të drejt, duke hipur mbi tank e shkel trup më trup. Sa shumë shkatërrime që i bëri popullit dhe vendit të tij, ndërsa zgërdhija e tij nuk po ndërpritet. Ai po vazhdon të zgërdhihet, madje dhëmbët e tij të bardh po kanë peshë tek ujqit e Evropës dhe botës së civilizuar.

El Sisi me suitën e tij, u gëzua, hipi në qiell, kur e ktheu ligjin e ushtrisë që kishte të drejt të përdhunoj vajzat e reja, të pafajshme të cilat dalin në protesta kundër një regjimi. Dhe nga bota e qytetëruar, zgërdhija e tij mori famë, duke u ftuar për ta vizituar Gjermaninë, themelin e Bashkimit Evropian. Merkeli e ftoi El Sisin që të zgërdhihen bashkë në Gjermani.

A nuk zgërdhihej Millosheviqi gjithmonë kur vriste ndonjë shqiptar, kur masakronte ndonjë familje të pafajshme në Kosovë e Bosnje, që nënshtronte shqiptarët deri në nivelin e çmendurisë? Dhe sot pas gjitha atyre masakrave dhe dënimit të njërit prej kryerësve të saj, Voisllav Sheshel kthehet në Serbi e Maqedoni, e jep intervista e vazhdon zgërdhirjen e tij pa e penguar askush. Madje shkel edhe në dyer shqiptare, media shqiptare, duke nxjerr dhëmbët jashtë e duke u zgërdhirë përballë fytyrës së shqiptarëve.

Bishat zgërdhihen edhe sot me fatin e shqiptarëve të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë e Ballkanit. Zgërdhija e tyre nuk po derdh gjakun e shqiptarëve, e as që po dëbon ato nga shtëpitë e tyre, por po shkatërron prej brenda qenien e tyre, identitetin e tyre, themelin e tyre. Sa shqiptar ndjehen të pasigurt nga njerëzit të cilët po i zgërdhihen në fytyrë?

A nuk po shndërrohemi edhe ne, në bisha, kur ndonjëherë zgërdhihemi në fatkeqësinë e tjetrit, i gëzohemi asaj fatkeqësie, i fryjmë mllefit deri në atë nivel saqë krijojmë konflikte brenda llojit?

Zgërdhija është një cilësi e keqe, të cilën e kanë disa individ, grupe, popuj të caktuar. Urdhrat e Zotit janë të qarta, se nuk bën një popull të tallet me një popull tjetër.

O ti që po ngre gishtin tregues kah tjetri dhe gjithmonë po gjen gabimet e tij, në këtë mënyrë duke arsyetuar zgërdhirjen tënde prej brenda. Atë drejtoja vetes, vetëm vetes. Shikoje veten në pasqyrë, për nga bukuria e brendshme e jo e jashtme. Sepse e di, pa të pa fare, se ti gjithmonë kur zgërdhihesh në fatkeqësinë e tjetrit, je një bishë.

Keni marr në këmbë kokat e njerëzve dhe po luani me to si me top futbolli. O ju njerëz, ndaluni, pastroni veten dhe mos paragjykoni asnjë qenie në këtë botë. Zgërdhija juaj nuk zgjat përgjithmonë. Një ditë edhe vet në pasqyrë do ta shikoni shndërrimin tuaj në bishë. Por, atëherë, do të jetë vonë, tepër vonë.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...