Friday, March 27, 2015

Kush është heroi ynë?

Hamdi Nuhiju

Njerëz të ndryshëm kanë heronjtë e tyre varësisht prej bindjes fetare, ideologjike, politike ose kombëtare.  Heronjtë janë njerëz të cilët kanë lënë gjurmë në ndërtimin e personalitetit të njerëzve dhe kombeve të ndryshme. Me to identifikohen popujt, kombet, e grupet e ndryshme. Popujt pa heronjtë e tyre janë popuj të vdekur, jo të sakrificave dhe koprrac.


Populli koprrac në histori është i nemur për të qëndruar përballë sfidave dhe realiteteve të ndryshme. Po ashtu edhe grupet pa heronjtë e tyre janë grupe të cilat nuk kanë liderët e tyre ideologjik e historik të cilët tregojnë rrugën kah e vërteta.

Disa popuj të tjerë bëjnë çmos që të ndërtojnë heronj të rremë ose edhe t`i vjedhin ato që i kanë. Për shembull grekët vjedhin heronj prej shqiptarëve e maqedonasve, në anën tjetër maqedonasit vjedhin heronj prej grekëve dhe shqiptarëve. Shqiptarët kanë vjedhur heronj prej popujve tjerë, ndërsa popujt tjerë vjedhin heronj dhe historinë e të tjerëve. Bota multi-kulturore kërkojnë prej njerëzve që të identifikohen me rryma dhe ide të ndryshme të cilat në historinë e njerëzimit kanë lënë gjurmë të thella.

Në anën tjetër, politika është ai rrjeti determinues i cili zhvlerëson vlerat e heronjve të ndryshëm, ndërsa ngrit disa heronj nën kurrizin e heronjve tjerë.

Popujt e mëdhenj në numër sipas logjikës duhet të kanë edhe më shumë heronj në numër, por kjo gjë nuk d.m.th se duhet të jetë e vërtetë.

Secila periudhë historike e një populli nxjerr heronjtë e tij. Shqiptarët gjatë rrugëtimit të tyre historik kanë nxjerr shumë heronj të cilët janë simbole të luftës dhe rezistencës për lirinë dhe mëvetësinë e shqiptarëve.

Është paksa qesharake kur disa militant partiak shqiptar, tentojnë që të zhvlerësojnë heronjtë tanë kombëtar duke ngritur disa njerëz të cilët e kanë dëshmuar veten si të dëmshëm për shqiptarët dhe rrethin ku jetojnë. Rasti i fundit është komenti i anëtarit të PDSH-së në Maqedoni, Imer Aliu, i cili e ngriti dhe e mbivlerësoi kryetarin aktual të PDSH-së, Menduh Thaçin, mbi komandantin legjendar Adem Jashari, duke e vendosur në rend të fundit këtë të dytin.

Shqiptarët e Maqedonisë, po edhe ato të Kosovës e Shqipërisë i njohin veprimtaritë e të dy personave në fjalë, njëri dëshmor e tjetri aktual në politik. Madje, shqiptarët e Maqedonisë këtë aktualin në politik e njohin edhe përmes “bombave” të liderit të opozitës maqedonase Zoran Zaev, ku në bisedat e përgjuara, dëgjohet i njëjti duke i dhënë premtime deri në vdekje, kreut të shërbimit sekret maqedonas Sasho Mijalkov.

Shqiptarët e Maqedonisë janë dëshmitar të ndarjes së Partisë Demokratike Shqiptare tashmë në dy pjesë, ku kreu i saj aktual, sipas Imer Aliut hero më i madh se Adem Jashari, kontestohet prej pjesës më të madhe të partisë së tij, duke nisur me kryetarin e Komunës së Strugës, Zijadin Sela.

Ky i fundit, përsëriti kongresin e gjashtë të Partisë Demokratike Shqiptare, ku u zgjodh kryetar i saj, ndërsa heroin e Imer Aliut, Menduh Thaçin, hero sipas tij më i madh se Adem Jashari e shndërroi në karikaturë dhe uzurpues të partisë.

Disa deklarata të politikanëve tanë duken fantastiko shkencore si ajo e politikanit të PDSH-së Imer Aliu, ku zhvlerëson UCK-në e Kosovës duke e vendosur të njëjtën në vrimën e fundit të kavallit.

Njerëzit duhet të prekin me këmbë në tokë dhe të mendojnë se gjithçka nuk është politikë dhe për çdo veprimtari në opinion nuk duhet që të shikojnë me çdo kusht të marrin poenë politik.

Personalisht as nuk zhvlerësoj veprimtarinë e liderit të opozitës shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçit e as nuk e mbivlerësoj. Por, ta krahasoj me Adem Jasharin dhe madje ta vendosi në rend të parë, kjo gjë është e patolerueshme për çdo shqiptar.

Partia Demokratike Shqiptare dhe politikani i saj Imer Aliu, duhet që t`i zgjidhin problemet që i kanë brenda oborrit të tyre, e të mos merren me zhvlerësimin e figurave të rëndësishme kombëtare.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...