Thursday, March 5, 2015

Epoka e bombave të Zaevit

Hamdi Nuhiju

Nuk më ka shkuar ndërmend se do të jetoj në epokën e bombave politike të Zoran Zaevit. Jetë e cila kalon sfidat midis të vjetrës dhe të resë, midis aktuales dhe të kaluarës.


Bombat e Zoran Zaevit, po shqyrtojnë secilin cep të Republikës së Maqedonisë. Ata po drithërojnë mendimet duke i shndërruar në seriale spanjolle ose latine. Ndoshta dikush do të mendonte diçka më të mençur për ta mbajtur vëmendjen e publikut, por tash për tash, këto bomba janë trend dhe model.

Nuk ka nevojë t`i thërrasësh 16.000 persona nga e tërë Maqedonia, t`i bartësh me autobus për në Shkup. Mjafton të hedhësh një video në youtube ose të mbash një pres konferencë me bomba të tipit të këtillë. Do të kesh vëmendjen e 16.000 personave, do të çelësh derën e debateve, do t`i hapësh dyert tek të gjitha mediat.

LSDM-ja opozitare ankohej se i ka dyert e mbyllura tek të gjitha mediat. Si duket pas një analize të thellë, ata e gjetën çelësin e hapjes së atyre dyerve.

Shqiptarët me përgjërim presin, kur do të shpërthej diçka për funksionarët tanë. Dhe jo për të ndryshuar kursin e politikës së brendshme, por për t`i vazhduar bisedat e përditshme nëpër kafene.

Partia opozitare maqedonase tashmë ka depërtuar në çdo shtëpi. Edhe nëse Gruevski nuk bie prej pushteti dhe ngel deri në fund të jetës, efekti i bombave të Zaevit është arritur. Secila familje, si maqedonase, si shqiptare, si vlleh, rome, turke, serbe e nacionalitete tjera që jetojnë në Maqedoni, tashmë kanë dëgjuar për bombat e Zaevit.

Edhe pse fitili i bombave të këtilla shpesh herë nuk po ndizet, qëllimisht ose jo, bombat u shndërruan në kërcënime politike për partinë në pushtet. Ata momentalisht gjenden në pozitë pa rrugëdalje. Të burgosin ose jo Zoran Zaevin, në të dy anët janë në humbje. Ndoshta po presin të përfundoj ky serial spanjoll dhe ata kokën ulur ose lart të vazhdojnë jetën e tyre politike. Ndoshta po shpresojnë të gjejnë në ndërkohë kundër bomba të cilat do t`ia humbasin efektin bombave të Zoran Zaevit. Sidoqoftë, hapi i parë është marr. Skena ka filluar të tensionohet.

“Kështu e ka vlerësuar Zoti gjendjen

Dhe i ka hedhur në luftë njëri-tjetrin.

I ditur, i paditur a i poshtër,

Çdokush pandeh se favori nga persekutimi është tjetër...”-Xhelaludin Rumi.

Njerëzit shpesh herë dinë të bëhen armiq të njëri-tjetrit deri në skajin e botës tjetër, edhe pse rruga e miqësisë është rrugë e mesit. Gjendja e tensionuar politike, si duket po shndërrohet në një arenë ku secili po kërkon hisen e vet.

As Zoran Zaevi, e as Nikolla Gruevski nuk mund të pretendojnë se janë duke punuar në të mirën e përgjithshme të popujve në Republikën e Maqedonisë. A nuk është anuese natyra e njeriut? Anon kah epshi, ose dëshirat vetanake të tij. Si mund të presim nga Zoran Zaevi, që të jetë më ndryshe prej Nikolla Gruevskit.

Për shqiptarët e këtushëm si i pari si i dyti janë të njëjtë. Mjafton që ne të zgjohemi nga gjumi dhe të dimë se si me të tjerët. Nëse dimë si...atëherë e kemi zgjedhur problemin shekullor tonin. Por, ne nuk mund ta pretendojmë dijen e përgjigjes për si, përderisa bëjmë diferencimin në mesin e popullit tonë.

Agjenda politike e shqiptarëve duhet të ketë të ndërthurur në vetvete bashkimin e tyre e jo ndarjen, ose përcaktimin ndarës. Nëse ti je i dallueshëm prej të tjerëve, le të identifikojnë të tjerët si tjetër. E jo t`i ta përcaktosh veten si i tillë, pasi që në atë mënyrë e ke të vështirë të mbijetosh në skenën politike. Ta them nga zemra e përvëluar, më beso.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...