Saturday, February 21, 2015

Lëvizja e re politike në Preshevë

Hamdi Nuhiju

Lugina e Preshevës është një territor i vogël, por me një rëndësi të madhe gjeostrategjike për shqiptarët, serbet, dhe të huajt.


Territori në fjalë prek interesat e katër shteteve, Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë. Edhe pse i vogël si territor dhe si popullsi, atje luhen gati të gjitha kartat politike të interesave nacionale midis etniteve në Ballkan.

Në Preshevë ekzistojnë shumë lëvizje politike. Sipas disa personave, madje më shumë ekzistojnë lëvizje politike sesa popullatë.  Gati të gjitha lëvizjet politike atje, me përjashtime, janë futur në pokerin serbo-rus duke u kënaqur me logjikën e tenderokracisë.  Njohësit e këtij territori dhe rrjedhave politike atje, habiten se si ka arritur ai territor aq i vogël ti qëndroj ballë makinerisë serbe të propagandës dhe asimilimit.

Nëse politikanët e atjeshëm futen në logjikën e tenderokracisë deri në thellësinë e baltës, në Preshevë do të ketë karikaturë të popullit shqiptar, por jo edhe shqiptar. Emrat dhe mbiemrat me siguri do të janë shqip, do të flasin shqip, por ndjenjat e atyre njerëzve atje do të janë ndryshe, të filtruara në syrin e propagandës dhe asimilimit.

Gjithmonë në logjikën e luftës dhe shpresës, shpresa ka mbisunduar. Ajo e ka kapur luftën për dore dhe e ka nxjerr në fundin e tunelit për të parë dritën e cila i jep jetë jetës.  Ndoshta njerëzit shpresën e shohin me syrin e paragjykimeve dhe në fillim edhe nuk e pranojnë pasi që nuk e njohin. Ndonjëherë edhe e keqinterpretojnë për shkak të frikës dhe pesimizmit të tepërt.

Njerëzit e dinë se pesimisti edhe në sukseset ose fitoret, nuk di të gjej rrugën, ndërsa optimisti edhe midis baltës së thellë di si të gjej një rrugë për të shpëtuar veten dhe të tjerët. Prandaj edhe mbijetesa e pesimistëve në skenën politike në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Luginë të Preshevës, është mbijetesë vasali ose lidhje gjaku me tenderin.

Lëvizja e re politike e cila u paralajmërua nga Shqipërim Arifi, kryesues dhe njëri prej themeluesve, është lëvizje shprese në skenën politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. E them këtë gjë, jo pse i njoh ose nuk i njoh lëvizjet tjera politike në Preshevë, por ngaqë e di profilin e Shqipërim Arifit, veprimtarinë e tij patriotike në kultivimin e dashurisë për vendin e tij.

Të ikësh nga luksi i Gjermanisë, dhe të kthehesh në baltën e Preshevës, me gjithë familje është hapi i parë i një njeriu optimist.

Pas kthimit në baltën e Preshevës, t`i hysh ujërave politike, të ndotura, të fëlliqura, kur mund të rrezikosh imazhin e vetvetes, familjes, e interesave vetjake, tregon për hapin e dytë të optimizmit.

Të dalësh në skenën politike me një ide të re politike, me një lëvizje politike, kur e di se ajo skenë është e ngarkuar dhe po gëlon nga ujqit në të, është hapi i tretë i një njeriu optimist.

Të jesh tërësisht i pavarur ekonomikisht dhe të hysh në ujërat e politikës në baltën e Preshevës, ose ke qëllim që me të vërtet ta përmirësosh gjendjen e këtij populli, që nga historia e këtij njeriu nuk dyshojmë aspak, ose dëshiron që t`i mbrosh interesat e tua biznesore e që nuk ka logjikë, pasi që tërë bizneset e Shqipërim Arifit, gjenden në Gjermani. I vetmi “biznes” që tash u hap në Luginë të Preshevës, është më shumë ideal sesa biznes. Hapja e ambulancës së parë gjinekologjike nga gruaja e tij, për gratë e Preshevës, është më shumë ideal kombëtar sesa biznes familjar.

Unë frikësohem se ujqit e politikës në Luginën e Preshevës do të tentojnë që ta dëmtojnë Shqipërim Arifin dhe familjen e tij. Por, më vjen keq pse nuk jam banor i asaj ane për të qenë bashkë me të, kur këto ujq do ta gjuanin me vezët e Sveti Savës.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...