Saturday, May 20, 2023

Shkretëtira post-humane- Slavoj Zhizhek


Letra e hapur e Institutit të ardhmërisë së jetës në të cilën kërkohet pauzë gjashtëmujore në zhvillimin e intelegjencës artificiale u nënshkrua nga mijëra personalitete me ndikim duke e përfshirë edhe Elon Musk. Nënshkruesit janë të shqetësuar me faktin që laboratorët për intelegjencë artificiale “ u futën në një garë të pakontrolluar” për zhvillimin e sistemeve gjithnjë e më të fuqishme të cilat askush, duke përfshirë edhe kreatorët e tyre, nuk mund t`i kuptoj, parashikoj ose kontrolloj.


Si të shpjegohet ky sulm i panikut të një pjese të elitave? Dukshëm, në thelbin e apelit janë kontrolli dhe rregullimi, por i kujt? Kush do të qëndroje në anën e njerëzimit përderisa zgjat kjo pauzë gjashtëmujore dhe derisa njerëzimi do të duhej t`i testoj rreziqet? Pasiqë laboratorët e intelegjencës artificiale në Kinë, Indi dhe Rusi do të vazhdojnë të punojnë ( ndoshta edhe në fshehtësi ) debati global publik në këtë temë është i pamundur.

Megjithatë, duhet shqyrtuar se për çfarë bëhet fjalë. Në librin e tij Homo Deus (2015) historiani Juval Noa Harari ka parashikuar një rezultat të paparë të zhvillimit të intelegjencës artificiale e cila do të jetë një ndarje radikale në korniza të shoqërisë njerëzore, më e thellë nga ajo klasorja. Shumë shpejt, bioteknologjia dhe algoritmat kompjuterik do t`i bashkojnë forcat e tyre në prodhimin e “trupave, truve dhe mendjeve”, me çka do të krijohet një ndarje më e madhe “ në mes të atyre të cilët dijnë që të konstruojnë trupa dhe mendje dhe atyre që nuk e dinë këtë gjë”. Në një botë të tillë, “ ato që e kanë kapur trenin e progresit do të kanë një aftësi hyjnore për krijim dhe shkatërrim, përderisa të tjerët i pret vdekja”.

Paniku i cili doli në pah nga letra e Institutit për të ardhmen e jetës del nga frika e të mos qenit i sigurt, madje edhe për ato të cilët gjenden “ në trenin e progresit”. Feudalët tanë digjital u frikësuan. Por ato nuk duan debat publik, por marrëveshje të qeverive dhe korporatave teknologjike me qëllim që fuqia e vërtet të ngel në duart e tyre.

Ekspansioni i madh i kapaciteteve të intelegjencës artificiale paraqet një kërcënim serioz për elitat e pushtetit, duke i përfshirë edhe ato që e zhvillojnë, posedojnë dhe kontrollojnë intelegjencën artificiale. Kjo tregon për fundin e kapitalizmit ashtu siç e njohim, në kuptimin e mundësisë së krijimit të një sistemi të intelegjencës artificiale e cila do ta vet-riprodhojë dhe të cilës gjithnjë e më pak do ti duhet kontributi i njeriut (tregtia e algoritmeve në bursë është vetëm hapi i parë në atë drejtim ). Na ka ngel zgjidhja midis një forme të re të komunizmit dhe kaosit të pakontrolluar.

Çet-botet e reja te njerëzit shumë të vetmuar ( ose jo aq të vetmuar) do t`i mundësojnë net të pafundme me biseda miqësore për filma, libra, gatim ose politikë. Përsëri ta përdori metaforën time, atë që do ta fitojnë njerëzit është kafe pa kofeinë dhe lëng pa fruta: fqinj me qasje miqësore pa sekrete të frikshme, Tjetri i përshtatur për nevojat e tyre. Kjo është vet esenca e thënies fetishe:” E di se ai nuk është person i vërtet, por për mua është i mirë, pasi që nuk është i rrezikshëm”.

 

Për çdo rast, kjo letër e hapur është edhe një shembull i një ndalese të pamundur. Bëhet fjalë për një paradoks të vjetër: pasi që për neve njerëzit, nuk ka vend në të ardhmen post-humane, eja ta ndalojmë zhvillimin e saj. Që të përcaktohemi sipas këtyre teknologjive duhet që ta parashtrojmë pyetjen e vjetër të Leninit: liri për kë, për çfarë? Në cilin kuptim më herët nuk ishim të lirë? Më herët a nuk ishim të kontrolluar më shumë sesa ishim të vetëdijshëm për këtë? Në vend që të ankohemi për rrezikimin e lirisë dhe dinjitetit në të ardhmen, ndoshta së pari do të duhej që të mendojmë se çka kuptojmë me lirinë tani. Derisa nuk e bëjmë këtë gjë, do të sillemi si histerik, të cilët, sipas psikoanalistit francez Zhak Lakan, me dëshpërim kërkojnë një sundues, por vetëm i tillë mbi të cilin dominojnë.

Futuristi Rej Kurcvejl ka parashikuar se fal natyrës ekspansioniste të progresit teknologjik, shumë shpejt do të kemi punë me makina shpirtërore të cilat jo vetëm që do ti tregojnë të gjitha shenjat e vetëdijes, por edhe do ta tejkalojnë intelegjencën njerëzore. Por, ky qëndrim post-human nuk duhet që të përzihet me preokupimin modern paradigmë për realizimin e dominimit të plotë teknologjik mbi natyrën. Në vend të kësaj, jemi dëshmitar të kthimit dialektik të këtij procesi.

Shkencat e sotme post-humane tashmë nuk merren me dominimin. Kredoja e tyre është befasia: çfarë veçori të paplanifikuara mund të zhvillojnë këto kuti të zeza? Askush nuk e di, dhe këtu fshihet tërheqja ose banaliteti i gjithë sipërmarrjes.

Kështu, filozofi francez dhe inxhinier Zhan-Pjer Dipi në robotikën e re, gjenetikën, nanoteknologjinë, jetën artificiale dhe intelegjencën artificiale ka hetuar një inverzim të çuditshëm të arrogancës tradicionale antropocentrike e cila mundësohet nga teknologjia:

“ Si ta shpjegojmë se shkenca u shndërrua në një aktivitet aq i rrezikshëm që sot shumica e vlerësojnë në kërcënimin kryesor për mbijetesën e njerëzimit? Disa filozof vlerësojnë se ëndrra e Dekartit për njeriun si zot i natyrës është e gabuar dhe se urgjentisht duhet që të rishqyrtohen bazat e nevojës tonë për kuptimin e botës rreth nesh. Ata nuk e shohin kryesoren, se teknologjia e cila na paraqitet si rezultat i të gjitha disiplinave, si qëllim e ka pikërisht kthimin nga natyra. Inxhinjeri i të nesërmes nuk do të jetë ndonjë çirak i ndonjë magjistari të cilit gjërat i kanë ikur nga kontrolli për shkak të mërzisë ose paditurisë, por pikërisht për shkak të asaj se ashtu ka dashur të jetë”.

Njerëzimi është duke krijuar zotin ose djallin e saj. Edhe pse rezultati nuk mund që të parashikohet një gjë është e sigurt: nëse diçka që ngjan në post-humanizëm paraqitet si fakt kolektiv, pikëpamja jonë mbi botën do ti humbas të gjitha tre temat e definuara: njerëzoren, natyroren dhe hyjnoren. Identiteti njerëzor mund që të ekzistoj vetëm përballë natyrës së paprekur, por nëse jeta shndërrohet në lëndë e manipulimit teknologjik do ta humbas karakterin e saj natyror. Ekzistenca e kontrolluar në tërësi është e fshirë nga kuptimi, të mos i përmend rastësinë dhe mrekullinë.

Gjithsesi, e njëjta vlen edhe për secilën ndjenjë të hyjnores. Përvoja njerëzore me Zotin ka kuptimin vetëm nga aspekti i vdekjes. Kur njëherë shndërrohemi në homo deus dhe do të krijojmë rrole të cilat nga perspektiva e vjetër njerëzore duken mbinatyrore, do të zhduken edhe zotat ashtu si i kemi njohur. Pyetja është se çka do të ngel nëse do të ngel diçka. A do ta adhurojmë intelegjencën artificiale të cilën e kemi krijuar vet?

Kemi arsye të mira për shqetësim se vizionet tekno-gnostike të botës post-humane janë fantazi ideologjike të cilat po e mjegullojnë hapësirën që na pret. Është e panevojshme që të theksohet se na duhen më shumë se gjashtë muaj për ti penguar njerëzit që në të ardhmen e afërt të shndërrohen në të parëndësishëm, ndërsa jetët e tyre të fshira nga secili kuptim.

Përktheu nga maqedonishtja: Hamdi Nuhiju

 

 

 

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...