Thursday, April 4, 2013

Bota e caktimit



Hamdi Nuhiju

Njerëzit dinë të bëjnë shumë krime. Për nga natyra nuk janë kriminel, po në gjakun e tyre rrjedh rruga e të shtrembëtës. Krim nuk është vetëm vrasja e një njeriu të fajshëm e të pafajshëm. E as vetëm përdhunimi i një femre në rrethana lufte o paqe.

Krim nuk është as vetëm përgojimi, bartja e fjalëve, gënjeshtra, shpifja ndaj besimtarëve e besimtareve të ndershme. Llojet e krimeve në këtë botë janë të shumta. Krimi dhe caktimi janë dy kahe që gati se nuk kanë asgjë të përbashkët.
Paramendoni shoqërinë njerëzore e mbushur dhe e gufuar nga të rinjtë epsharak të cilët mezi  presin që të gjejnë një oazë për të shfryrë epshet e tyre?! Ose ndoshta edhe e kundërta e kësaj shoqërie e cila tërësisht thirret në zhdukjen e epshit, ndërsa reflektimi është tmerrësisht në pozitë negative?!
Njerëzit nuk marrin vet rrolet e tyre në këtë botë. Ato caktohen nga ana e aftësive, zotësive po edhe caktimit të Krijuesit. Pas tridhjetë vitesh pune, po qe se të pyet dikush se a e ke paramenduar veten në atë punë, jam i bindur se gati të gjithë do të thonin se as në ëndërr nuk e kam parë këtë lloj pune.
Në një lloj mënyre edhe përzierja e prioriteteve në jetë është krim. Për shembull, përbuzja e kohës, edhe pse e dimë fort mirë se koha është Allahu, në bazë të hadithit të Resulullahut a.s., a nuk është krim? Njëzet e katër orë brenda ditës dhe natës, ndërsa ne ende nuk arrijmë që ti kryejmë të gjitha obligimet që kemi ndaj Zotit, ndaj familjes, ndaj vetvetes, ndaj shoqërisë me rregull? Ky fenomen është vjedhje nga vetvetja dhe futja e vlerës tonë në xhiro llogarinë e djallit të mallkuar.
Faza e parë drejtë arritjes së lumturisë në këtë botë është përcaktimi i prioriteteve në bazë të asaj që na ka treguar Pejgamberi a.s. dhe Allahu në Kur`anin famëlartë. Ndërsa e dyta është bërja e punës në mënyrë të vazhdueshme duke mos shikuar për asnjë moment përfundimin ose rezultatin. E faza përfundimtare kur robi ose besimtari mysliman është i lumtur e i gëzuar në këtë botë është kuptimi i caktimit. Ne duhet që të jemi të bindur se caktimi është vetëm në dorë të Allahut xh.sh. dhe të askujt tjetër. Mungesa e bindjes në caktimin e Zotit është krim në vetvete.
Ka thënë Pejgamberi Muhammed alejhi selam në një dua:” O Allahu im, unë kërkoj Ti të zgjedhësh me dijen Tënde dhe të caktosh me caktimin Tënd dhe kërkoj të më dhurosh nga dhuntia Jote e madhe. Ti je Ai që di e jo unë që di dhe vetëm Ti je njohës i të fshehtave. O Allahu im, nëse e di se kjo çështje është e mirë për mua në fe, në jetë dhe pasojat që vijnë prej saj, ma bën të mundshme atë, ma lehtëso, pastaj edhe ma beko atë. E nëse e di që kjo çështje është e keqe për mua në fe, në jetë dhe pasojat që vijnë prej saj, ma largo dhe më largo mua prej saj dhe ma mundëso hajrin kudo që të jetë dhe pastaj më bën që të jem i kënaqur me të”.
Këtë dua ose lutje gati se secili mysliman e ka mësuar dhe përdorur. Bëhet fjalë për lutje që të rinjtë e të rejat e bëjnë para fejesës ose martesës. Po filozofinë e saj në praktik, gati se askush prej nesh nuk e ka kuptuar.
Edukata e Pejgamberit a.s. shihej edhe gjatë bërjes së duasë. Ai kishte kujdes gjatë zgjedhjes së fjalëve dhe mënyrës se si i drejtohej Allahut xh.sh. Pse aksenti i këtij hadithi vendoset tek dija, e fshehta dhe caktimi?
D.m.th lutja në fjalë nuk është një lutje e thjeshtë e bërë nga ana e Pejgamberit a.s. e cila duhet përdorur nga besimtarët vetëm në raste specifike. Po ajo na bën me dije se nuk guxojmë të flasim keq as për myslimanët e as për jo myslimanët. Ky rregull është për njerëzit e thjeshtë dhe për dijetarët. Disa mysliman edhe pse thirren në sunnetin e Pejgamberit a.s. ata nuk e respektojnë aspak atë, pasi që shajnë e përbuzin në forma të ndryshme dijetarët e ummetit. Kanë marr në dorë caktimin e Allahut sikur shpatë dhe me të presin qafat e besimtarëve, dijetarëve, vajzave e djemve hiç pa vënë vetveten në llogari.
Caktimi nuk ishte as në dorë të Pejgamberit a.s., e si mund të jetë në dorë të disa besimtarëve që në vend se të brengosen për vajzat e zbuluara dhe të përdorin metodologji të ndryshme se si t`i orientojnë kah mbulimi ata i shajnë e i etiketojnë me fjalë më ndytës.
Njeriu në vend që të bindet se rrizku, jeta dhe vdekja e njeriut janë vetëm në duart e Zotit e të askujt tjetër, ai brengoset e duke u nisur nga ky koncept i brengës bën gabim pas gabimi.
Metodologjia e mesit është e preferuara, e urdhëruara, e obliguara nga ana e Allahut xh.sh. dhe Pejgamberit a.s. Mesi d.m.th të bindesh tërësisht në caktimin e Allahut xh.sh. pa asnjë lëkundje të vetme në bindje dhe të japësh maksimumin në realizimin e qëllimeve tua në këtë botë.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...