Monday, April 1, 2013

Mohandas Gandi



Përktheu dhe përshtati: Hamdi Nuhiju

E ka mbytur Rashtrija Sevak Sang, anëtarë i partisë reaksionare Hindu Mahasabha, duke shprehur pakënaqësi dhe urrejtje të nacionalistëve më ekstremist, të cilët kanë qenë kundër ndarjes së Indisë me Pakistanin.

Mohandas Gandi ka fituar në emër të Mahatama, që do të thotë ‘ shpirt i madh’. Është i lindur në vitin 1869 në një familje të pasur tregtarësh. Në vitin 1891 familja i shpërngulet në Angli. Prej vitit 1893 deri më vitin 1914 Gandi jeton në Afrikën Jugore ku bëhet udhëheqës i indianëve të cilët atje kanë jetuar. Ai i udhëhoqi bashkë kombëtarët  e tij në luftën kundër diskriminimit racor të cilën e patën aplikuar anglezët. Në atë luftë ai aplikon një metodë të veçantë. Në atë kohë Gandi ka sjell programin e tij ‘ rezistencë pasive’, mbytje paqësore e pushtetarëve, të cilët përdornin të gjitha llojet e dhunës revolucionare. U krijua ‘teoria e pa dhunës’.
Ka qenë një kundërshtar i rreptë i ndarjes së indianëve n kasta, ndërsa imponoi modelin e ‘ zhvillimit shoqëror e zejtar të Indisë’.
Nga viti 1919 u bë udhëheqës i lëvizjes nacionale indiane për pavarësi. Disa herë ka qen i arrestuar: nga 1922-24, 1930-31, dhe 1942-44.
Në burgjet jugo-afrikane ka kaluar 240 ditë, ndërsa në burgjet e vendit të tij të lindjes, në Indi, ka kaluar 2809 ditë.
Pas lëshimit në liri, Gandi ka shëtitur gjithë Indinë, nga fshati në fshat duke thirrur në të drejtat e gruas, duke përfshirë mjete të ndryshme dhe duke dhënë modele konkrete se si ndihmohen të varfrit. Në atë kohë, ai sikur e ka harruar politikën dhe politika e ka harruar atë. Mirëpo, me 12 mars të vitit 1930 ndërmerr diçka që Shofri Esh e titullon ‘ njëra prej titujve më të bukur të kohës moderne: ngritja katërdhjetë ditës e marshit të kripës’. Secili indian ka përdorur so, por asnjërit prej tyre nuk iu është lejuar që ta marrin nga toka. Të gjithë kanë qenë të detyruar që ta blejnë prej monopolit shtetëror britanik.
Gandi thirri popullin që të mos e respektojnë këtë rregull dhe këtë ai ia deklaroi edhe zëvendësit të mbretit të Indisë. Ekzistojnë edhe disa lëvizje tjera serioze në luftën për pavarësi. Ajo luftë  filloi që të rrjedh në të vërtet, qysh në luftën e parë botërore. Në atë luftë botërore Gandi mbështeti Anglinë duke besuar se pushtetarët britanez në Indi do të bëjnë përjashtime për indianët.
Në vitet e rilindjes nacional-çlirimtare në Indi, nga viti 1919 deri më vitin 1922, Gandi ka ardhur në krye të kongresit nacional indian dhe u bë kryetar i partisë deri në përfundim të jetës, edhe pse në të formalisht është futur në vitin 1934. Është meritë e tij që Partia e kongresit u bë parti masovike prej miliona indianëve. Partia e tij shpesh herë ka ndërmarrë kampanja të pa dëgjueshmërisë qytetare duke kërkuar vet udhëheqje për shtetin e tij. Gandi ka marr pjesë në përgatitjen e kushtetues së parë të Indisë.
Është e shkruar në librin e fiseve se Gandi ka qenë udhëheqësi më fisnor. Në ambientet ku 80 përqind e popullsisë ka qenë myslimane ka qenë ambient i kryqëzuar me fanatik. Gandi ka ardhur në mesin e tyre, ka qenë vetëm me sekretarin e tij dhe  ka refuzuar ndihmën e policisë. Bosonog ka ecur më shumë se 150 km në këmbë duke u sakrifikuar për të drejtat e myslimanëve. Atje ka qëndruar katër muaj dhe në gjatë asaj periudhe dhuna është ulur.
Kur në Kalkuta kanë lindur parregullsitë, Gandi ka vendosur që të mbaj grevë derisa parregullsitë të largohen. Ditën e katërt, të tridhjetë e pesë udhëheqësit indian e kanë lutur Gandin që ta ndërpresë grevën e urisë duke i kërkuar falje për dhunën dhe parregullsitë që kanë bërë në Kalkuta.
Është e pamundur që të përshkruhet ajo fotografi, ka shkruar më vonë bashkëpunëtori i tij i ngushtë Manuben Gandi. ‘ Ka qenë ajo fotografi e gjallë e fitores se asaj qenie të vogël njerëzore, fitore e arritur me anë të dashurisë’.
Përfaqësuesit e indianëve dhe myslimanëve kanë ndërprerë gjakderdhjet midis popujve të tyre në bazë të propozimeve dhe ndërhyrjes së tij.
Në janar të vitit 1948 Gandi edhe njëherë është futur në grevë urie. Në këtë radhë për të vendosur paqe midis myslimanëve dhe indianëve në Nju Delhi. Ka filluar që të mbaj grevë urie kur ka ardhur deri tek përballja e përgjakshme midis Pakistanit dhe Indisë në Kashmir. Kjo luftë është përfunduar duke iu falënderuar betejës së tij të veçantë.
Kjo nuk ka qenë lufta e tij e fundit. Ka lënë shumë dorëshkrime filozofike, ese, shkrime e studime filozofiko-politike. Qasja e tij e udhëheqjes së revolucionit pa dhunë edhe sot e kësaj dite është e madhe, ndërmjet tjerash edhe e veçantë në mesin e udhëheqësve të zinj kundër diskriminimit racor.

Marr nga libri: Heroji Mira, autor Zhivojin Todoroviq, Beograd 1971, f.63-64

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...