Thursday, March 14, 2013

Frika e FSK nga Kur`ani



Hamdi Nuhiju

Mediet në Kosovë, në Shqipëri, Maqedoni e gjetiu ishin të kapluar nga një lajm, ku dy pjesëtar të Forcave të Sigurisë së Kosovës, kanë marr pjesë në një garë ndërkombëtare për memorizimin e Kur`anit përmendsh.
Lajmi herë verifikohej e herë distancohej nga i njëjti. Krerët e FSK e mohuan pjesëmarrjen e FSK si institucion në këtë eveniment të rëndësishëm ndërkombëtar.

Duke lexuar komentet dhe lajmet rreth kësaj ngjarjeje, më shkoi ndërmend garimi i udhëheqësve tanë politikë për të marrë pjesë në Darkën e së dielës në SHBA, darkë e cila ka tërësisht simbolika kishtare. Mediumet akuzonin krerët e njëjtë për mos pjesëmarrje në këtë darkë, dhe po qe se ke marr pjesë në të njëjtën, llogaritej si një person me ndikim e famë të madhe në vend.
Darka kishtare dhe gara ndërkombëtare e memorizimit të Kur`anit tregon qartas se populli shqiptarë është i dhunuar psiqikisht dhe politikisht prej pakicës krishtere në vend. Termi tolerancë fetare, sipas gjitha parametrave, është një term për t`i hedhur pluhur në sy shumicës myslimane me qëllim që të njëjtit të mos kërkojnë vendin e tyre që u takon në shoqëri. Ky sundim i pakicës krishtere që favorizohej mjaftë edhe nga i ndjeri Arbër Xhaferi, sot po krijon të gjitha problemet politike, ekonomike, nacionale e sociale në trojet shqiptare.
Shqiptarët po luftohen në mënyra të ndryshme nga gati të gjithë fqinjët tanë Ballkanik, ndërsa reagimi i mbrojtjes së të njëjtëve prej sulmeve, është qesharak.
Arsyet se pse sulmet e fqinjëve tanë ballkanas nuk marrin përgjigjen e duhur ose mbrojtjen e duhur, janë për shkak të sundimit të pakicës krishtere me popullatën shumicë myslimane shqiptare në Ballkan.
Nëse do të ndodhte një tentim për ndryshim të kësaj situate të brendshme, diktatorëve tanë shqiptarë do t`i viheshin në ndihmë edhe Beogradi, edhe Shkupi, edhe Sofja e Athina. Këto qendra janë të interesuara thellësisht që pozita e shqiptarëve në Ballkan të jetë me udhëheqës të FSK që janë kundër pjesëmarrjes së pjesëtarëve të tyre në garat kur`anore dhe pro pjesëmarrjes në darken krishtere në SHBA. Fryma e Arbër Xhaferit po implementohet edhe sot e kësaj dite nga qeveria e Nikolla Gruevskit duke ndërtuar në secilin skaj të Maqedonisë, kryqe e kisha, ndërsa në vend të xhamive ose objekteve fetare myslimane, të ndërtohen hotele ku të përdhosej prona e shqiptarëve mysliman të Maqedonisë.
Thirrja në laicizëm nga ana e pushtetarëve shqiptarë është aq paradoksale me promovimin aq të madh të figurës së ‘ Nënë Terezës’ ku në çdo qoshe të zyrave të laikëve tanë është e vendosur.
Në Kosovë të marrësh pjesë në shkollë të mesme si vajzë me shami është krim dhe luftë kundër rendit kushtetues të saj, ndërsa ta vendosësh shaminë e ‘ Nënë Terezës’ në zyrat e kryeministrisë, të ministrave, të FSK nuk është prishje e laicizmit dhe rendit kushtetues. Kosova si shtet e deklaruar si laike, duhet të ketë qasje të njëjtë si për vlerat krishtere si për vlerat dhe simbolet myslimane.
Ta përfaqësosh Kosovën në gara myslimane në botë llogaritet si prishje e imazhit të Kosovës si vend laik me 99 përqind mysliman, ndërsa të mos marrësh pjesë në darkën kishtare në SHBA, llogaritësh si vend i prapambetur, pa asnjë perspektivë demokratike. Në një kohë kur termi laicizëm, demokraci, liri, të drejta të barabarta, ekonomi tregu, demokraci parlamentare, interpretohet vetëm me dioptrinë animit kishtar, mendoj se ajo shoqëri është e dhunuar.
Paramendoni të keqpërdorej termi demokraci në SHBA, dhe atje shoqëria amerikane të dhunohej nga politikanët e tyre. Në SHBA është e mundur që pjesëtari i ushtrisë të fal namaz në repartin e tij ushtarak ku ka vende speciale për falje namazi, edhe pse dihet historikisht dhe politikisht qasja e këtij shteti ndaj myslimanëve, ndërsa në Kosovë, duke u thirrur në laicizëm dhe në demokraci, dy pjesëtar të FSK edhe pse janë të komunitetit shumicë mysliman, nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në garat ndërkombëtare të memorizimit të Kur`anit.
FSK frikësohet nga Kur`ani, se nuk e njeh të njëjtin. Ajo është mësuar që të bashkëjetoj me sistemin e vlerave sllave në Ballkan. Në bazë të çkahit dallon kjo ushtri prej ushtrive sllave në Ballkan? Të krishterët e FSK i kanë të gjitha të drejtat e tyre të shprehjes së besimit dhe FSK identifikohet me to, kur të njëjtit marrin pjesë në gara të ndryshme ndërkombëtare, ndërsa kur kjo gjë ndodh me myslimanët, politikanët tanë shqiptar asi sllav, menjëherë e gërryejnë ballin për të nxjerr në shesh kryqin.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...