Saturday, March 2, 2013

Tri sekuenca



Hamdi Nuhiju

Jeta e Pejgamberit alejhi selam është plot e përplot urtësi. Ajo na është servirë neve besimtarëve, me qëllim që të mësojmë dhe të përmirësohemi. Në jetën e tij gjejmë me miliarda sekuenca urtësie e mësimi. Po ne do të shkoqisim tri prej tyre dhe do të reflektojmë pak në to.

Sekuenca e parë- Keni lexuar e dëgjuar se Pejgamberi a.s. qysh si fëmijë është marr me punë? Ai kulloste bagëtitë dhe i milte dhentë. Jeta e tij reflektohej nga puna. Me kalimin e viteve, shtohej pjekuria e tij, po edhe u ndërrua edhe nuanca e profesionit. Nga bagëtia kaloi në tregti. Aty bëri revolucion të madh për vetveten po edhe për karvanët tregtare që i udhëhiqte. Si rezultat i kësaj  lindi dëshira dhe dashuria e nënës tonë Hazreti Hatixhes r.a. ndaj Pejgamberit tonë të dashur Muhamed Mustafasë a.s.
Në çka fshihej suksesi i tij në punë? Përgjigja e kësaj pyetje është shumë e lehtë. Sinqeriteti, modestia, drejtësia deri në skajshmëri janë shtylla të suksesit të tij në punë. Po mirë, prej këtyre cilësive a mos duhet edhe ne, ndjekësit e tij ta privojmë veten? Apo ndoshta detyrimisht duhet të jetojmë në kurriz të tjerëve , ndërsa ne të merremi me ‘përhapjen’ e fjalës së Allahut?
Nga jeta e Pejgamberit Muhammed a.s. mësojmë se njeriu me i urryer tek Allahu është dembeli.  Dembelia dallon nga fatkeqësia. Por e njëjta nuk arsyetohet me fatkeqësinë. Paramendonin fatkeqësitë e myslimanëve të Mekës me rastin e shpërnguljes së tyre të dhunshme në Medine. Të gjithë që kanë mend e kuptojnë se ajo ishte vërtet një fatkeqësi e madhe. I lanë të gjitha në Mekë, pasurinë, shtëpitë e tyre, bizneset dhe u nisën në një botë të re ku nuk kishin asgjë. Zgjidhje e fatkeqësisë së tyre ishte vëllazërimi i mekasve me medinasit. Po dembelia nuk ka zgjidhje tjetër përveç punës. Ne jemi ummet i punës. Abdurrahman ibën Aufi r.a., njëri prej dhjetë të përgëzuarve me xhenet ishte edhe ai pjesë e fatkeqësisë mekase. Po edhe pse iu ofrua një pjesë e pasurisë nga ana e një medinasi, madje ju afrua edhe një grua e tij, ky kërkoi vetëm një informatë: ku është tregu?
Pyetjen e Abdurrahman ibën Aufit r.a. duhet që ta bëjnë të gjithë të diplomuarit tanë mysliman që presin me radhë para dyerve të partisë për t`u punësuar. O ju vëllezërit e motrat e mia. Dyert e punësimit dhe furnizimit i kemi ngatërruar. Nuk na punësojnë kërkesat për punë , po përgatitja profesionale, kualiteti, përzierja me shoqërinë, ndihma e lloj llojshme që mund t`i bësh shoqërisë. Nuk na furnizon askush tjetër përveç Allahut. Ai është Furnizues i përhershëm. Pyetja e Abdurrahman ibën Aufit r.a. duhet të jetë një prej kushteve tona të ekzistencës. Ajo pyetje metaforike nuk duhet interpretuar vetëm për pazarin. Njeriu duhet vrapuar dhe hulumtuar pas rrizkut, po jo të mbyll shpresat e tij pas një partie të caktuar e cila skajshmërish të dhunon intelektualisht. Nuk ka punë të turpshme e nënçmuese. Allahu xh.sh. e përgatiti Pejgamberin e tonë, Muhammed Mustafanë a.s. për një mision shumë të lartë, duke i ruajtur bagëtitë. Në sytë e shumë të diplomuarve tanë mysliman, puna e blegtorit është punë shumë nënçmuese, po ja këtë punë e ka bërë vet Pejgamberi ynë a.s.
Sekuenca e dytë- Me siguri keni dëgjuar dhe lexuar se si është sjellë Pejgamberi a.s. me fëmijët. Zejd ibën Harithe i cili më vonë u bë Zejd ibën Muhamed, dhe pas rënies së traditës së birësimit u kthye prapë në Zejd ibën Harithe dhe u keqinterpretua shpesh nga ana e orientalistëve perëndimor për shkak të martesës së tij, ishte një fëmijë, dhuratë, rob në shtëpinë e Pejgamberit a.s. Këtë rob e bleu Hatixheja r.a. për ta gëzuar burrin e saj Muhammed Mustafanë a.s. para se ky i fundit të bëhej pejgamber.
Familja e Zejd ibën Harithe e kuptuan se djali i tyre gjendet tek Muhammedi a.s. dhe shkuan ta kërkojnë. Pejgamberi a.s. i priti mirë të njëjtit dhe lirinë e vendosjes ia dha vet Zejdit. Ndërsa, edhe pse Zejdi ishte rob e shërbëtor në shtëpinë e Pejgamberit Muhammed a.s. prapë se prapë ai ma mirë dëshiroi që të qëndronte me të sesa të kthehej te prindërit e tij.
Çka e bëri Zejd ibën Harithen që të zgjedh Muhammedin a.s. para prindërve të tij? Sjellja e Pejgamberit a.s. ndaj fëmijëve ishte e tillë që krijonte dashuri dhe lidhje të ndërsjellët. Ai nuk i trajtonte fëmijët pa respekt, dhe respekt nuk d.m.th vetëm plotësimi i dëshirave të fëmijëve, po edhe respektimi i mendimit të tyre. Çdo fëmijë ka pasur të drejtë ta shpreh mendimin e tij para Pejgamberit a.s. dhe ta ndjeje veten të lumtur për shkak të pranimit të mendimit.
Xhaxhai i Pejgamberit a.s. Ebu Talibi kishte shumë fëmijë, ndërsa ishte në gjendje shumë të varfër. Për ta zbutur sadopak brengën e tij, Pejgamberi a.s. vendosi që të marr nën përkujdesje fëmiun e vogël Ali ibën Ebu Talibin r.a., ky i fundit i keqinterpretuar skajshmërisht nga shiiat dhe llojet e shumta të dervishëve.
Historinë e Pejgamberit a.s. me Aliun r.a. dhe pranimin e Islamit nga ana e Aliut r.a. besoj se e dini të gjithë. Pejgamberi a.s. i tha të lutem mbaje sekret këtë porosinë që po a thamë. Kujt ia tha këtë fjalë? Një fëmije dhjetë vjeç, duke iu lutur.
Këto dy shembuj nuk janë vetëm kënaqësi për leximin e tyre po edhe mësim për ne. Çfarë raporte ne ndërtojmë me fëmijët? Ose ia plotësojmë deri në fund të gjitha dëshirat e tyre duke i bërë të padëgjueshëm, ose mundohemi që t`i mbajmë nën kontroll duke i frikësuar. Termi respekt ka kuptim më së shumti në raportet midis të madhit dhe fëmiut.
Sekuenca e tretë- Keni hasur në librat e historisë për rastet kur Pejgamberi a.s. i ka kritikuar shokët e tij për ndonjë gabim të caktuar. Më thuani ju lutem, një rast të vetëm kur Pejgamberi a.s. ka dhënë ndonjë kritikë dhe dikush prej shokëve të tij të ishte lënduar?
Ai u soll butë me beduinin i cili kreu nevojën fiziologjike në xhami, po i dha shenja që beduini në fjalë i kuptoi se atë gjë që e ka bërë ishte gabim.
Ne sot, ose i lëndojmë njerëzit duke i kritikuar, shpesh herë i rëndojmë duke i thënë po të jap një këshillë, disa herë i irritojmë duke i hulumtuar mangësitë e tyre, e ndoshta edhe i mbysim shpirtërisht duke i provokuar.
Njerëzit janë me të meta. Allahu i ka krijuar gabimtarë. Çdo të ndodhte nëse për çdo gabim që e vërejmë tek rrethi jonë gjithmonë imponohemi, bërtasim e irritojmë të njëjtët? A mos do të zgjidheshin gabimet në këtë formë?
Forma e edukimit është metodologjia e Pejgamberit a.s. në përmirësimin dhe mënjanimin e gabimeve në shoqëri.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...