Tuesday, February 26, 2013

Morfium identiteti



Hamdi Nuhiju

Skena politike në vend është bërë teatër. Po jo teatër aktrimi profesional. Njerëzit mendojnë se kanë arritur suksese të mëdha në karrierat e tyre politike me mashtrimin e disa masave të caktuara.
Të tjerët shpresojnë se do të thellojnë hendekun e veprimeve dhe mashtrimeve të njëpasnjëshme politike.
Të tretët lundrojnë në ëndrrën vetjake pa mos përmendur oazën e shpëtimit. Vijëzimi i këtillë do të vazhdonte nga njëri skaj i botës e deri në skajin e fundit të mendimeve.
Në këtë krizë identiteti e lirie, njeriu detyrohet që të mendoj për të mos menduar. Ai detyrohet që të veproj për të qëndruar në vend. Dhe detyrimi detyrohet që të humb kuptimin e tij. Bota sillet rrotull. Para disa vitesh kishte kuptim qëndrimi në krah të një mendimi dhe përkrahja e tij për shkak të bërjes së padrejtësisë. Sot ka marr kuptim zhgënjimi i pjesës dërmuese të popullatës shqiptare në Republikën e Maqedonisë. Dalja nga ky qorrsokak sa i vështirë të jetë, po duket edhe i pamundshëm.
Lapsi i publicistit në vend që të ngjallë shpresa dhe optimizëm po detyrohet që të shpreh zhgënjimin e kritikën. Për të mos u linçuar nga kërbaçi politik, e gjuajmë gurin dhe fshehim familjen. Kjo është bota e monopolit ku të gjithë kanë të drejtë, por vetëm njëri jeton.
Edhe pse ekziston ‘ Deklarata universale e lirive dhe të drejtave të njeriut’ ajo është e pavlefshme për qytetarët shqiptarë e maqedonas kur është në pyetje mbrojta e tyre prej monopolit të energjisë elektrike. Deklaratën në fjalë askush nuk e mohon, ndërsa në vepër respektohet vetëm kur janë në pyetje interesat e ndonjë grupi të caktuar.
Edhe pse ekziston Organizata e Kombeve të Bashkuara e cila duhet të veproj njëjtë për të gjitha shtetet, ajo bëhet shurdhe dhe memece karshi krimeve sioniste në Palestinë. Burgu më i madh i tragjedisë njerëzore, ai në Gaza, prej në 2006 mbulon mbi 2 milion njerëz të cilët nuk gëzojnë asnjë të drejtë që gëzojnë njerëzit normal në botë, ndërsa OKB, organizata që detyrohet për të drejtat e popujve në botë, bëhet e shurdhër dhe memece para kërkesave të tyre.
Në Siri po përjetohet një tragjedi njerëzore ku për çdo ditë po vriten e masakrohen fëmijë, vajza, gra, pleq e të rinj, ndërsa organizatat ndërkombëtare nuk po e shohin të arsyeshme të veprojnë njëjtë ashtu siç vepruan në Gjeorgji. Invazioni i Francës në Mali, në vend që të gjykohet dhe pengohet nga organizatat ndërkombëtare, ai po amnistohet bile edhe po përkrahet në mënyra të ndryshme direkt e indirekt.
Bota nuk është ashtu si duket, nga që ne, njerëzit, po e bëjmë që të duket ashtu si duam ne. Në vend që të krenohemi me vlerat e vërteta njerëzore ne thirremi në principe dhe rregulla që çojnë kah degjenerimi.
Omer ibën Abdulazizi ka thënë:” Shpirti im është i etur. Kur i jepet diçka prej kësaj bote, etet për diçka që është më e madhe se e mëparshmja.”
Njëri prej probleme thelbësore i shoqërisë njerëzore është edhe korrupsioni. Varfërimi i njerëzve është si rezultat i vjedhjes së njerëzve të pasur dhe marrjes së hakut ndaj njerëzve të varfër. Shtetet po korruptojnë shtetet, popujt po korruptojnë e po vjedhin popujt e caktuar, njerëzit po i vjedhin njerëzit e caktuar, grupet e interesit po vjedhin grupet e interesit. Aq shumë është shtresuar kjo dukuri fatkeqe saqë është shndërruar në sëmundje. Pasojat e saj janë të vështira.
Paramendoni shoqërinë multietnike në Maqedoni, ku një djalosh i ri, shqiptar mysliman, 13 vjeçar, detyrohet që të puth kryqin vetëm pse ligjet i bën më i forti dhe nuk japin siguri edhe për më të dobëtin? Edhe pas puthjes ai rrihet brutalisht nga huliganët maqedonas.
Këto ditë u arrestua një polic maqedonas me burg të përjetshëm për shkak të vrasjes së dy të rinjve shqiptar. Ky lajm pati jehonë të madhe triumfalizmi në të katër anët e shqiptarisë. Mendoj se duhet të kishte jehonë frikë dhe tmerri. Në këtë shtet të padrejtë t`i si shqiptar mund të vritesh në çdo kohë dhe në çdo moment, dhe vetëm nëse vritesh, mund të ndërgjegjësohet shteti, përndryshe deri në pesë minuta para vdekjes e ke shtetin kundër teje.
Me plot të drejtë mund të më akuzoni për termin morfium identiteti të përdorur në titull të këtij shkrimi. Askush nuk ka të drejtë t`ua mohoj këtë të drejtë edhe nëse do të ishte qasje ndryshe.
Identiteti maqedonas, ose edhe identiteti politik, ekonomik, social, kulturor e kombëtar në këtë shtet të popujve nëse nuk fshihet pas termit morfium që nënkupton varshmërinë, atëherë me plot të drejtë do ta qaj vetën. Ky identitet është i varur edhe i lidhur pas korrupsionit të skajshëm, pas premtimeve boshe, pas honorarëve të këtij shteti ku pagesa e tyre zgjat me vite, pas punës se marrjes së rrogës duke qëndruar në shtëpi, etj.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...