Sunday, February 24, 2013

A ke dëgjuar ndonjëherë?



Hamdi Nuhiju

Jeta e njeriut përballet me sfida nga të ndryshmet. Ajo ndotet me dëshirën e njeriut e disa herë pa dëshirën e tij nga dashakëqijtë.
Bota nuk është e zezë si duam ta shohim.
Më shumë është ngjyrë bojë qielli, e hapur, e bukur, e lumtur, sesa e zezë. Prandaj edhe përballë sfidave duhet që të qëndrojmë fuqishëm, e jo të dorëzohemi.
Beteja e njeriut në këtë botë, nuk nis me futjen e tij në luftë, po me qëndrimin përballë sfidave pas luftës. A do të mund ta paramendoje veten në një luftë pa mburojë? Ose edhe të jesh pjesëmarrës në karvanin e paqes pa marr me veti mjetet e nevojshme diplomatike?
Po hesapet ndryshojnë pas luftës, kur mendon se gjendesh vet. I mbyllur në dhomë, flet me vetveten. Ti e di më mirë se gjithë të tjerët se:
- sa njerëz ke mashtruar brenda ditës
- sa mysliman ke përgojuar
- sa herë sytë i ke çuar në haram
- sa njerëz i ke lënduar me fjalë
- sa njerëz i ke vjedhur
- sa herë je treguar jo tolerantë
- sa herë ke përdhosur adhurimet islame
- sa herë ke nënçmuar librin e Allahut duke mos e  lexuar
- sa herë ke bërë mëkate nga dembelia
- sa herë ke trokitur në derën e interesit
- sa herë ke thyer premtimet .....
Vallë, a mos ke dëgjuar ndonjëherë që:
-         Pejgamberi a.s. të ketë mashtruar një njeri brenda ditës?
-         Pejgamberi a.s. të ketë përgojuar një njeri brenda ditës?
-         Pejgamberi a.s. t`i ketë çuar sytë në haram?
-         Pejgamberi a.s. t`i ketë lënduar njerëzit me fjalë?
-         Pejgamberi a.s. të ketë vjedhur?
-         Pejgamberi a.s. të jetë treguar jo tolerantë?
-         Pejgamberi a.s. të përdhos adhurimet islame?
-         Pejgamberi a.s. të nënçmoj librin e Allahut duke mos e lexuar?
-         Pejgamberi a.s. të bëj mëkate nga dembelia?
-         Pejgamberi a.s. të ketë trokitur në derën e interesit?
-         Pejgamberi a.s. të ketë thyer premtimet?!
Kalojmë rrugëve dhe nuk i flasim vëllai-vëllait. E Allahu në Kur`an na quan vëllezër. Dytë qajmë dertin e Islamit dhe shpresojmë në sukses nga ana e Allahut xh.sh., ndërsa zemrat i kemi të ndryshkura nga epshi, inati, xhelozia, zilia.
Si do ta kthejmë krenarinë e Islamit dhe sundimin e ligjit të Allahut mbi tokë kur:
-         nuk i flasim vëllait mysliman veç pse nuk ka mjekër
-         i quajmë prostitute gjitha ato motra që nuk kanë mbulesë
-         jemi jo tolerantë ndaj prindërve tanë vetëm pse nuk falen si ne
-         i pengojmë vëllait në xhami për një lëshim të vogël
-         merremi tërë kohën me myslimanët e jo me gjëra të dobishme
-         nxisim të rinjtë e të rejat që të mos lexojnë çdo gjë
-         i pengojmë aktivitetet humanitare veç pse nuk jemi duke i bërë ne
-         i përgojojmë, i nënçmojmë, madje edhe i shajmë dijetarët islam për disa gabime për të cilat Allahu ka premtuar edhe për to shpërblim
-         vështirësojmë e nuk lehtësojmë.....
Po më tregon një mik i imi: ‘këto ditë isha në një udhëtim prej një qyteti në një qytet tjetër. Autobusi plot e përplot maqedonas ortodoks e ateist, ndërsa vetëm unë isha shqiptar mysliman. Futen dy pleq brenda dhe qëndrojnë në këmbë. Dy vajza maqedonase që në sytë e myslimanëve janë shumë pa edukatë, ia lëshuan vendet atyre pleqve, duke respektuar pleqërinë e tyre.’
Më thuani ju lutem, atë gjë duhej që ta bënim ne myslimanët, apo ato? Si do t`i flasim atyre njerëzve për Islam, kur ne tërë kohën merremi me thashetheme, po edhe me hadithe të Pejgamberit a.s., ku asnjërin prej tyre nuk e kemi venduar në vepër?
Ndjekja e Sunnetit të Pejgamberit a.s. nuk është vetëm lëshuarja e mjekrës, po edhe përshëndetja me selam e myslimanëve të njohur e të panjohur.
Si e pretendon t`i ndjekjen e Sunnetit të Pejgamberit a.s. kur nuk më përshëndet në rrugë vetëm pse nuk kam mjekër?
Bota është shumë e shkurtër për ta kaluar në gjynahe.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...